Ritet e fshehta të shqiptarëve

Nicholas Hammond

Burrat e Labovës, magji për të shtënë në dorë femrat

X8N-1364263 - © - Ivan VdovinNë Skoriadh e Labovë ushtrohet magjia, veçanërisht për çështje seksuale. Në rast se një burrë kërkon të shtjerë në dorë një vajzë, kap një lakuriq nate vrarë nga një musliman, dhe e gropos në një vend prej nga s’arrin të dëgjohet kirikija e këndezit në agim. Kur kanë kaluar dyzet ditë nga groposja, i riu shkon te vendi dhe thërret tri herë rresht “O dreq haje mishin, o dreq lëri kockat”. Pas disa ritualesh të tjera, ai merr një kockë të kthyer nga lakuriqi i natës, e lidh në një grep prej argjendi, dhe godet pëllëmbën e vajzës me majën e grepit, në mënyrë që ajo t’i shkojë pas deri në vdekje. Por në qoftë se ai don që ta heqë qafe, e godet femrën në shpinë të dorës. Thuhet se magjistaret janë të zonjat që të parandalojnë lidhjet seksuale të njerëzve dhe të kafshëve, në rastin e mësipërm me anë të përdredhjeve misterioze të telit, dhe shpërblimi caktohet sipas llojit të magjisë. Plakat e fshatit Skoriadh parashikojnë të ardhmen, duke përdorur si instrument një shpatull qingji gati të tejdukshme. Të krishterët e Labovës kanë një copë nga “druri i shenjtë” (i Kryqit). Kjo copë, kalon shtëpi më shtëpi nëpër fshatra dhe mbahet nga të krishterët dhe muslimanët. Përshembull, kur kishte rënë epidemia e skarlatinës që shkaktoi tetëmbëdhjetë të vdekur brenda një fshati të vetëm, dhe kur pllakosi luzma e karkalecave. Relika e shenjtë shëtitet përreth kufijve të fshatit në krye të ritualit.

Një burrë mes xhindeve

Besimi për shpirtrat e “xhindëve” është gjerësisht i përhapur. Xhind është trajta shqitpare e fjalës arabe “xhini”. Fshatarët kanë frikë që të udhëtojnë natën për shkak të tyre. Deri dyzet ditë pas lindjes së gruas asnjë burrë nuk duhet të hyjë në shtëpinë e kësaj lehone pasi bie mbrëmja, për të mos u ndjellë shpirti i djallit, në rast se derdhet ujë apo diçka tjetër që besohet se i sjell keq fëmijës. Thuhet se xhindët banojnë në veri të Pogonit të Vjetër në një shkrep thikë të lartë të quajtur Kezenek, poshtë të cilit ka një guvë nga vërshon uji i zi. Këtu xhindët quhen Nereida, dhe barinjtë që flenë jashtë me bagëtitë, gjatë natës dëgjojnë zërat e tyre.

Një herë e një kohë, një burrë ndjeu në mesnatë zërat e tyre duke kënduar këngë dasme. Ai u çmend, dhe për tre muaj rresht banonte midis ujit të zi të guvës. Natpërnatë flinte me të një femër që nuk ia thosh kurrë emrin sesi quhej. Ajo i rrëfente historinë e familjes së saj. “Ju burrat jeni të verbër”, thoshte ajo. “Nganjëherë ju na shkelni mbi djepe dhe na i lëndoni foshnjet, pastaj na grabisni kopshtijet. E dimë që s’e bëni me qëllim të keq, prandaj nuk po të lëndojmë; por ju s’keni sy të shihni shtëpitë tona me tufën e deleve dhe mirësitë e tjera. Tashti, ktheu në fshatin tënd në Malishovë dhe thuaju fshatarëve; se të kam trajtuar mirë, se natën s’ke ndjerë kurrë të ftohtë, dhe t’i thuash babait dhe nënës që të mos kenë frikë, pasi kujdesem unë për ty”. Kur kthehet në shtëpi ai u bë shëndoshë e mirë dhe s’dukej i çmendur si përpara. Por sapo e çoi në vned porosinë, u çmend përsëri dhe iku nga shtëpia te guva me ujin e zi. Për sa kohë që ndjejti atje, Nereidat vazhduan t’i qortonin burrat për zakonet e tyre dhe shpallën se guva me ujin e zi ishte vendi më i mirë, tamam një pallat i vërtetë. Aty ai rrinte në këtë shoqëri të këndëshme ku përçdo natë Neraidat këndonin, këndonin dhe bënin dashuri me të. Kur erdhi dimri, burri iku nga guva dhe jetonte në majë të malit, flinte pa u mbuluar fare dhe as e ndjente të ftohtin dhe as u sëmur. Nereidat e bindën që të rrinte bashkë me to; kështu ai u martua me njërën prej tyre dhe jetoi i lumtur për një muaj. Pastaj Nereidat u zunë ndërmjet tyre. Burri u frikësua, vrapoi në shtëpinë e tij dhe u tregoi fshatarëve për ato që kishte kaluar. Bujtësi i Klarkut ishte takuar me këtë njeri në vitin 1914, dhe asokohe atë e kishte kapur dalldia prapë që të ikte nga shtëpia, por iu kthjellua mendja.

Hesape lugetërish

Ndërsa xhindët mund të ishin të mirë, “lugetër-it” ishin tepër të frikshëm, që greqisht u thonë, “voukolakes”, që ishin bisha si ujqit ose aty afër. Një të premte, bujtësi i Klarkut, kishte parë djegjien e një lugati në Taç. Në Poliçan besohej se lugetërit shfaqeshin vetëm midis muslimanëve (por mund të ishte e kundërta në Kurvelesh). I ashtuquajturi lugat, pasi vdiste dhe varrosej, ringjallej pas shtatë ditësh, vinte natën në shtëpi dhe hante pak miell. Në rast se ishte grua, merrte ushqim nga sënduku, plaçkiste ç’të gjente, dhe i fuste te varri i saj. Të premten nuk çlirohej nga trupi i saj, por tre-katër netët pasuese vinte dhe trazonte në shtëpinë ku kishte vdekur. Kur njerëzit e shtëpisë bëheshin të vetëdijshëm për fantazmën, e kuptonin se do të kishte qenë “ajo”. Atëhere thoshin: “Të premten shkojmë t’ia zbulojmë varrin; t’i vemë përsipër një turrë me shkarpa, gjysëm oke parafinë nën to, dhe pastaj e djegim”. Ky veprim ndërmerrej vetëm kur i pllakoste ndonjë fatkeqësi e madhe.

Zakonisht i vdekuri trajtohej me respektin më të madh. Si rregull, kufomat ndreqen dhe shoqërohen në varrezë nga gratë e martuara, por jo vajzat. Kur pjesëmarrësit kthehen nga ceremonia mortore në shtëpi, te pragu i derës i pret një grua me peshqir të lagur në dorë, për të larë duart. Burrat lart nga kushëriri i parë, për një vit të tërë mbajnë kostum të zi, ndërsa farefisi e qan një muaj të vdekurin. Vajtimi shoqërohet me gjeste të rënda për të shprehur hidhërimin. Ndërsa disa fise janë vënë re përpjekje për të vënë disa kufizime. Në vitin 1894, njëzet e katër pleqtë e Kastratit përpiluan këtë ligj; cilido që do të shihet me lot përfaqe dhe vajton të vdekurin në mëngjes, do t’i paguajë Kishës 1000 grosh, ndërsa për krerët do të paguajë 1000 grosh dhe dhjetë deshinj.

Zakone dasmash

Në jug të Zagorisë ndodhet një grup fshatrash greqishtfolësish të krishterë, më i madhi ndër ta është Poliçani. Kjo komunë njihet si Paleo-Pogoni, pra “Pogoni i Vjetër”, përkundër Pogonit të Parë, që shtrihet më tutje në jug, në anën greke të kufirit. Populli i Paleo-Pogonit banon në një grykë edhe më të lartë te masivi shkëmbor i Nemerçkës. Rrugëkalimi i vetëm për në Pogon merr përpjetë Drinit, nëpër një luginë të ngushtë që është formuar nga degëzimet e Drinit. Megjithë territorin e tyre më të thellë, pogonasit janë më të qytetëruar sesa fqinjët në luginën e Drinit; sepse varfëria e skajshme e rrafshinës shmëbore ku mbarështrojnë dhentë, i ka detyruar shumë prej tyre të mërgojnë drejt Amerikës, Stambollit (Konstantinopolisit) dhe Athinës. Pasi zakoni për t’u martuar ndërvedi në këto fshatra, është i fortë, të ikurit jashtë shtetit, rikthehen në shtëpitë e tyre për të krijuar familjen. Pastaj ikin përsëri jashtë. Nëse kanë mundësi, ata e marrin nusen me vete; por në të shumtën e rasteve e lenë nusen shtatzënë në shtëpi, dërgojnë para për ta mbajtur, dhe kthehen afërsisht një herë në pesë vjet për të shtuar numrin e familjes. Kjo mënyrë jetese afrohet me zonat malore greke të Maqedonisë, si në rastin e “fshatrave të gështenjave” (Kastanokhoria) dhe, me Zagorinë e Epirit Grek. Për shkak të këtij zakoni, në këto fshatra ka më shumë gra se burra, dhe puna e krahut e grave të Pogonit është më e rëndë se gjithkund tjetër në Epir. Shtëpitë në Poliçan ndërtohen me gurë dhe me traversa të trasha druri. Çatitë janë prej guri, rrasat mbulojnë njëra tjetrën dhe shërbejnë për t’u qëndruar stuhive. Falë marrëdhënieve me botën e jashtëme, shtëpitë janë të pajisura sipas modës. Këta fshatarë përdorin takëme dhe mbulesa tryeze, madje një herë, provova luksin e rrallë që të flija me çarçafë. Kurse në shumicën e fshatrave, kur i zoti i shtëpisë më lutej për t’u larë, do kërrusesha kokëposhtë dhe e shoqja do ma shprazte ujin e ftohtë në zverk. Por njëherë, në Pogonin e Vjetër, më nxorën një legen me ujë të ngrohtë dhe një copë sapun. Por modernia në përgjithësi krijon një përshtypje të rreme, sepse zakonet dhe traditat primitive kanë krijuar lidhje të thella në këtë bashkësi. S.S. Klarku ka kryer një studim mbi fshatrat e Pogonit të Vjetër. Ky ishte një studiues që vdiq i ri në një aksident me jaht në Gjirin e Korintit. Ai kaloi disa javë në fshatrat e Pogonit të Vjetër nga dhjetori i vitit 1921 në janar të 1922-it dhe vëzhgimet e tij i ka përmbledhur në një ditar të pabotuar.

Një martesë në Poliçan

Ai përcolli një martesë në fshatin e Hlomos, gjë që e përshkruan gjerë e gjatë. Në mëngjes, dhëndërri duhej rruar prej dikujt që i kishte gjallë të dy prindët. Procesioni ishte “shpirti i festës”. Ky duhej të ndiqte gjithmonë krahun djathtas. Në krye, qëndronte një djalë me një flamur në dorë (në këtë rast flamuri ishte shqiptar, por në ndonjë rast ishte edhe grek, sipas shijeve) bashkë me ahengçitë. Fillimisht, këta shtonin në kishë dhe më pas në shtëpinë e dhëndrrit. Pranë dhëndrit viheshin në radhë krushqit, pastaj ky i mbrojtur nga një çadër hipte në një hamshor të bardhë që mbahej nga i jati, ndërsa në fund rrinin krushkat po nga dhëndëri. Sapo procesioni nisej nga shtëpia e dhëndrrit për te shtëpia e nuses, fillonte muzika. Te shtëpia e nuses, meshkujt e familjes së saj zinin vendin në procesion. Pastaj, hipur në një mushkë të bardhë mashkull, vinte nusja e mbrojtur nga një çadër dielli. Më pas e kishin rradhën krushkat nga nusja. Në fund fare, vinte një mushkë e ngarkuar me sënduk dhe qilima (që duhet të mjaftonin për një vit).

Mushka drejtohej nga një femër nga krushqia e dhëndrit. Dhëndëri hynte në kishë së bashku me mikun e tij më të ngushtë. Në krah të majtë mbante mikun dhe babain djathtas. Brenda, në kishë, dhëndëri dhe nusja shkëmbejnë kurorat tri herë; dhe i vijnë rrotull tri herë altarit; pastaj marrin tri herë kungimin e shenjtë. Pas dasmës, dhëndëri dhe nusja kanë “kullure” (bukë në formë unaze) te shtëpitë e njëri tjetrit, ndërsa kumbara e fut gishtin e ngjyer me mjaltë në gojët e të dyve, dhe lëpin gishtin. Gjatë ritualit, baballarët ngrenë dolli me njëri tjetrin duke kryqëzuar gotat; mamaja e dhëndrit i hedh nuses oriz, ndërsa nusja shpërndan ëmbëlsira, portokalle dhe mollë; ndërsa nuses, i ngjitin në shalën e mushkës tri vogëlushë për ta puthur.

Kur rituali i dasmës bëhet gati të shpërndahet në të dyja shtëpitë, krushqia e dhëndrrit rrethojnë nusen dhe i japin dhuratat, ndërsa ajo i jep dhuratat dhëndrit. Natën e parë, te dhëndëri, shtrohet dreka për krushqinë dhe miqtë e tij, ndërsa natën e dytë shtrohet për krushqinë e nuses, në të dy rastet ngrihet dolli për dhëndërin me urimin “u bashkofshim për gëzime të tjera” (“na prokovoun stereomena”). Kur nusja shkon në shtëpinë e burrit, shoqërohet nga krushqit e saj që duhet të jenë me numër tek.

Në hyrje të shtëpisë kumbari ia jep dhuratat nuses përpara se të zbresë nga mushka. Te dera e shtëpisë ajo i ngjyen katër gishtat në një filxhan me mjaltë tri herë dhe ja jep mjaltin kumbarës, me qëllim që të largojë zënkat. Në prag të derës rreshtohen monedha ari dhe argjendi dhe nusja e kapërcen pragun e ndihmuar nga dhëndëri, i cili e çon hopa. Sapo nusja futet brenda në shtëpinë e dhëndrit, vajzat e shtëpisë nisin këngën. Dy-tri ditët e para nusja është kaq e ndrojtur sa nuk flet me askënd, as me vetë burrin, përveç të afërmve të saj. Çifti i sapo martuar, javën e parë pushon, dhe bashkë me afro tridhjetë krushq nga të dyja familjet, janë të ftuar nëpër shtëpitë e krushqisë.

Ritet e martesës

Martesa në Poliçan në përgjithësi, shfaq disa variacione të së njëjtës temë. Bujtësi, ja kishte shpjeguar Klarkut ceremoninë e vet të dasmës, në vitin 1890. Festimet vazhdonin dhjetë ditë, gjatë kësaj kohe shpenzimet llogariteshin në 95 kokë bagëti, 600 okë verë dhe 600 gjerdanë me fishekë, por atëhere ai kishte për të mbajtur 34 kushërinj të parë, pa futur në hesap ata të nuses. Asokohe mashkulli më i afërt i nuses, flinte me të natën e parë, ndërsa dhëndëri flinte me nusen atë natë që mbaronin festimet. Bujtësi i Klarkut, e kishte konsumuar martesën e vet, vetëm nëntë ditë pas dasmë. Pozita e gruas është e tillë që t’i bindet krejtësisht të shoqit. Ajo s’mund të flejë pa lejen e të shoqit (këtë zakon e zbatojnë të gjitha gratë e shtëpisë). Nusja duhet të sillet me përunjësi. Kur i shoqi s’është në shtëpi, ajo mund të dalë prej andej vetëm kur shoqërohet nga një grua e martuar. Gruas së martuar i përket një burim në fshat, që s’mundet ta përdorë askush tjetër. Pozita e gruas është e ndryshme nga pozita e vajzave. Vajza gëzon më tepër liri, dhe madje mund të sillet në mënyrë të pahijshme para të jatit. Gjyshja nuk mund të urdhërohet nga i biri, prandaj nipat këshillohen me gjyshen ashtu si me të jëmën.

 

Për të vërtetën dhe për vdekjen

Francis Bacon, me titullin Viskonti i I i St.Alban mbahet si babai i esesë britanike. Lindi më 22 janar të vitit 1561 dhe ka vdekur më 9 prill të vitit 1626. Brenda autoritetit të tij ishte filozofi, shtetari dhe eseisti. Ai njihet edhe si një ithtar për revolucionin shkencor. Edhe pse historia njerëzore do e fusë në listën e pak shkencëtarëve që është vrarë nga eksperimentet e tij. Vepra e tij krijoi dhe popullarizoi një metodë induktive për kërkimin shkencor, që do të njihej si metoda Bacon-iane. Ai është fisnikëruar më 1603, duke krijuar titullin e Baron Verulam më 1618, dhe krijoi dhe titullin e Viskontit të St. Alban më 1621. Por pa trashëgimtarë, të dy titujt u shuan pas vdekjes së tij.

Për të VËRTETËN

Çfarë është e vërteta? – fliste duke u tallur Pilati¹; dhe sakaq nuk qëndronte të merrte pas përgjigjen. Në të vërtetë kështu e kishte ëndjen – tek hamendësimet, ndërsa ja u llogariste mirë robërinë që tu ngulte besimin; duke e adhuruar njësoj mendimin e lirë, aqsa edhe veprimin. Dhe megjithëse sekti i filozofëve të këtij soji ka shkuar me kohë, akoma kanë mbetur arsyetime të tilla të mprehta, të cilat rrjedhin në të njëjtat vena, paçka se atje nuk kanë atë gjakun, që mund të krahasohej me atë të njerëzve të moçëm. Por nuk është vetëm mundi dhe puna që njerëzit i kushtojnë gjetjes së të vërtetës; as edhe faktit se edhe kur gjendet- ajo është e imponuar në mendjet e njerëzve, që kanë bërë gënjeshtrat në krah të saj; por është ajo gjëja natyrale, e cila e prish vetë ndjenjën e gënjeshtrës. Një nga shkollat më të vona të grekëve e shqyrtonte materien, dhe i përmbahej qëndrimit për të logjikuar se çfarë mund të ishte në të, se pse njerëzit e duan gënjeshtrën; që askush nuk e bën për kënaqësi, siç ndodh rëndom me poetët; dhe as për epërsi, siç ndodh me tregtarët, por thjesht për hir të vetë asaj gënjeshtrës. E unë nuk mund t’ju them se: e njëjta e vërtetë që ishte e zhveshur dhe aq e hapur në dritën e diellit, e nuk do donte të tregonte maskën, shprehjen e fytyrës, dhe triumfin e botës, do të mbetej përgjysmë e tendosur dhe kaq e rafinuar si vezullimi i qiririt. E vërteta mbase mund të na vijë me çmimin e perlës, që bëhet më e mirë me kalimin e ditës, por që nuk mund të ngrihet kurrë deri në çmimin e një diamanti apo margaritari, që e tregojnë më të mirën e tyre falë ndriçimeve të ndryshme që marrin. Përzierja e një gënjeshtre bën që ndonjëherë të shtohet kënaqësia.

A ia vlen vallë dyshimi i njeriut, edhe nëse fshihet nga mëndja e tij ndonjë opinion i kotë, shpresë lajkatare, vlerësim fals, ndonjë imagjinatë sesi do mundej dikush, apo të ngjashmit, apo të braktisë mendjet e një sërë gjërash zhelane të njerëzve të varfër, plot melankoli e antipati dhe me aq pakënaqësi për veten? Një nga baballarët, që mbarte aq shumë rreptësi, e quajti poezinë ‘vinum daemonum’² sepse ajo mbushte imagjinatën, dhe akoma qëndron, kuptohet nën hijen e një gënjeshtre. Por nuk ishte gënjeshtra që kalonte nëpërmjet mendjes, ishte gënjeshtra zhytur në të që vendosej aty, që e bënte dhimbjen, të tillë ashtu si po e flisnim më parë. E sado që këto gjëra janë të tilla në gjykimin e prishur të njeriut dhe në dashurinë, ende e vërteta, e cila e bën e vetme gjykimin e vetes, të mëson se kërkimi për të vërtetën, që është krijimi i dashurisë apo vajtimi për të, dituria për të vërtetën, e cila ka të bëjë me prezencën e saj dhe besimin e të vërtetës, që përbën edhe vetë kënaqësinë për të, mbetet vetë qenësia sovrane e natyrës njerëzore. Krijimi nistor i Zotit, në punën e ditëve të para ishte ndriçimi i sensit: e fundit ishte ndriçimi i arsyes: dhe puna e tij e pushimit që atëherë, kishte të bënte thjesht me ndriçimin e shpirtit. Fillimisht, ai i dha frymë dritës mbi fytyrën e materies, apo kaosit; dhe pastaj ai i dha dritën fytyrës së njeriut; dhe sërish i dha frymë dhe inspiroi dritën në fytyrën e të zgjedhurit të tij. Poeti që mrekulloi sojin e tij, që mbetet krejtësisht inferior me pjesën tjetër, tha saktësisht por fare qartë: – “Është një kënaqësi që të qëndrosh mbi breg dhe të shikosh anijet sesi përpëliten në det: po aq kënaqësi të qëndrosh në dritaren e një kështjelle dhe të shikosh një betejë dhe aventurat që ndodhin poshtë saj: vetëm se asnjë kënaqësi nuk është e krahasueshme me atë të qëndrimit mbi truallin e egër të së vërtetës (një pirg ku nuk mund të komandohet dhe ku ajri është gjithmonë i pastër dhe i qetë), ‘dhe të shikosh rreziqet dhe sorollatjet, tymin, dhe stuhinë, tëposhtë luginës’: ashtu si gjithmonë kjo pamje do të kqyret me keqardhje dhe jo me krenari nga rrëpira. Në të vërtetë është qielli sipër tokës për të paqtuar mendjen e njeriut që të endet për bamirësi, atë rrugë që i mbetet për Providencën dhe të shfaqet deri në skajet e të vërtetës.

Për të kaluar nga e vërteta teologjike dhe filozofike drejt të vërtetës së tregtisë të thjeshtë; do bëhet e ditur madje edhe nga ata që nuk e praktikojnë, ku qartësia dhe marrëveshja përreth është në nderin e natyrës njerëzore dhe në atë se përzierja e falsitetit është si bashkimi i një monedhe ari me argjendi, që e bën metalin e punës më të fortë, por që e shëmton atë. Vetëm se këto rrjedha të shtrembëta dhe dredharake janë si të shkuarat e gjarprit; që ecën vetëm mbi barkun e tij dhe jo mbi këmbë. Nuk ka ndrydhje më të madhe që mund të mbulojë një njeri me turp sesa kur gjendet para faktit, që është i gënjeshtërt dhe tradhtar; dhe duket se Montaigne³ e shprehu qartë, kur ai kërkonte arsyen pse bota e gënjeshtrës duhet të jetë kaq e turpshme dhe kaq me një ngarkesë të tillë të urryer, për të përfunduar: “Nëse do të peshohet mirë që një njeri gënjen, është njësoj si të thuash se ai është trim para Zotit dhe frikacak para njerëzve. Për një gënjeshtër përballesh me Zotin dhe shkalafitesh para njeriut”. Sigurisht moraliteti i gënjeshtrës dhe shkelja e besimit nuk mund të jetë realisht kaq lartë e shprehur, si do të mund të ishte në Kumtin e Fundit kur do merret gjykimi i Zotit mbi brezat njerëzorë; sepse është parathënë që, “kur të vijë Krishti”, ai nuk do të “gjejë besimin mbi tokë”.

Për VDEKJEN

Njerëzit i frikësohen vdekjes ashtu si fëmijët frikës për të shkuar drejt errësirës; dhe ndërsa frika natyrale tek fëmijët rritet me rrëfimet, kështu ndodh edhe me tjetrën. Në të vërtetë, soditja e vdekjes, ashtu si shlyerja e mëkatit dhe kalimi në një botë tjetër, është disi e shenjtë dhe religjioze; por frika prej saj, si një atribut pikërisht i kësaj natyre, është e dobët. Ende në meditimet religjioze ngandonjëherë ka përzierje të mendjemadhësisë dhe supersticionit. Ju do të lexoni në disa prej librave të murgjve për sakrifikimin, se një njeri gjykon zakonisht me vetveten çfarë lloj dhimbje është, nëse ai e ka, apo thjesht kur fundet e gishtërinjve të tij shtypin plagën dhe sakaq ndjen dhimbjen; ndërsa merre me mënd se çfarë janë dhimbjet e vdekjes, kur i gjithë trupi është i shkatërruar dhe tretur; ndaj shumë herë vdekja është më e mirë qoftë edhe nga një dhimbje koti, apo prej torturës se  dhimbjes të një gjymtyre; apo për pjesët më të shumta vitale që nuk janë më të atypëratyshme nga ndjeshmëria. Dhe, nga dikush që flet vetëm si një filozof, dhe një njeri i zakonshëm, është thënë saktë: ‘Pompa mortis magis teret, quam mors ipsa’4. Rënkimet dhe spazmat bashkë me një fytyrë të pangjyrë, miqtë duke vajtuar, bashkë me të zezat, lajkatarët, dhe të ngjashmit me ta, e bëjnë vdekjen të tmerrshme. Është e këndshme për t’u vëzhguar, se nuk ka asnjë pasion më të dobët në mendjen e njeriut, por ajo shoqëron dhe e drejton frikën e vdekjes; dhe kështu që frika nuk mbetet ndonjë armik kaq i tmerrshëm kur njeriu ka kaq shumë ndjekës rreth tij, që mund të fitojnë përleshjen me të. Shpagimi fiton mbi vdekjen; dashuria e shpërfill atë; nderi e ëndërron; mjerimi fluturon tek ai; ndërsa frika e shqetëson atë; ja ne lexojmë, që pasi Perandori Oto5 ka masakruar veten, mëshira (e cila është më e buta ndër dhembshuritë) provokoi shumë qenie të vdisnin, thjesht për të treguar përkushtimin ndaj sovranit të tyre dhe se ata ishin lloji i vërtetë i ndjekësve. Ndaj, Seneka6 shton, këndshëm dhe i nginjur: “Cogita quamdiu eadem feceris; mori velle, non tantum fortis, aut miser, sed etiam fastidious potest”7. Një njeri do të vdesë, edhe pse ai asnjëherë nuk ka qenë trim, asnjëherë maskara, vetëm mbi strapacimin për të bërë të njëjtën gjë gjithmonë e shpesh, e sërish njësoj. Nuk ka kurrgjë më pak të arsyeshme sesa të vëzhgosh, ato pak ndryshime që bën afrimi i vdekjes në shpirtrat e mirë; tek ato njeriu shfaqet i njëjtë deri në frymën e fundit. Augustus Caesar8 vdiq me një kompliment; Livia, conjugii ostri memor, vive et vale9’. Tiberius10 shtinjak, ndaj Taciti11 do të thoshte për të: “Jam Tiberium vires et korpus, non dissimulatio, deserebant”12; Vespasian13 me një shaka, i ulur mbi një stol: “Ut puto Deus fio”14; Galba15 me vetëm një fjali: “Feri, si es re sit populi Romani”16, duke e mbajtur drejt qafën e tij; Septimus Severus17, i nisur tashmë: “Adeste, si quid mihi restat agendum”18 dhe kështu me radhë. Në të vërtetë, Stoikët, i kanë kushtuar shumë rëndësi vdekjes, dhe si rezultat i përgatitjeve të tyre të mëdha e bënë atë të duket edhe më e frikshme sesa është në të vërtetë. Më mirë, ka thënë ai,’qui finem vitae extremum inter munera ponat naturae’19. Është njësoj e natyrshme të vdesësh, po kaq sa është edhe të lindësh; vetëm se për një fëmijë të vogël, ndoshta një e tillë është disi më e dhimbshme sa të tjerat vdekje. Ai që vdes me një përkushtim të bindur, është i ngjashëm me atë që është plagosur dhe i rrjedh gjak; i cili për atë kohë ndjen pak për dhimbjen; dhe kështu që një mëndje e fiksuar dhe e përkulur mbi diçka që është e mirë, e bën të largueshme frikën e vdekjes; por mbi të gjitha, besojeni atë, liturgjia më e ëmbël është “Nunc Dimittis”20, kur një njeri ka fituar fundin e arsyeshëm dhe besimin. Vdekja ka edhe tjetrën gjithashtu, ajo hap portën e një nami të mirë dhe zhduk zilinë: “Extinctus amabitur idem”21…. Marrë nga: mnvr.org

 

Share it :