Opozita, Basha: Rama klaoi PD-në në dy drejtime, rriti borxhin dhe taksat

Florenc Drizari

23 vjetori i themelimit të PD-së në Kukës

Kreu i PD-së: Gati për të rikthyer Partinë Demokratike forcë qeverisëse

 

Basha KukesDemokratët e Kukësit kremtuan dje 23 vjetorin e themelimit degës së Partisë Demokratike në këtë qark. Në ceremoninë e rastit morën përfaqësues të PD-së në Kukës si dhe nga Tirana. Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Lulzim Basha, vlerësoi kontributin dhe përkrahjen e demokratëve në Kukës, duke vënë theksin tek rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit. Z. Basha tha se ashtu si në 2009-ën, qytetarët e këtij qarku mbështetën PD-në me tre mandate, duke i dhënë një përgjigje të qartë premtimeve të socialistëve, të cilat ai i quajti mashtrime. Duke qëundruar tek kjo e fundit, kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama për rritjen e taksave dhe të borxhit publik.

Në fokus të kritikave të tij ishte miratimi i paketës së re fiskale nga qeveria dhe i projektbuxhetit të këtij viti. Z. Basha tha se për t’u krahasuar me qeverisjen e djathtë, qeveria duhet të matet me arritjet e demokratëve, por që sipas tij, pritshmëritë janë ende larg.

“Do të duhet të matet me veprat tona në raport me integrimin evropian të vendit, me heqjen e vizave, me futjen e vendit në NATO, dhe do ti duhet të paktën të mos e dëmtojë këtë proces, e jo më ti bjerë me shkelm statusit e për këtë, të fajësojë 5 vendet më të mëdha anëtare dhe themeluese të Bashkimit Europian.

Po na e kalon në fakt, në dy kategori. Po na e kalon me borxhin që ia lamë 62 % dhe po e çon 75 %, dhe po na e kalon siç po e shikon çdo shqiptar sot, ashtu siç paralajmëruam ne dje para miratimit të buxhetit, me çmimet e larta që tashmë po ulen këmbëkryq për një numër mallrash të konsumit e së shpejti nëpërmjet rritjes së çmimit të naftës, për t’u ndjerë në çdo segment të jetës së shqiptarit”,-deklaroi Basha.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, këto janë sfidat me të cilat nuk mazhoranca e majtë nuk matet dot. Në këtë linjë z. Basha argumentoi edhe agresivitetin ndaj opozitës,  për të cilën ai tha se vjen nga pasiguria për të qeverisur dhe paaftësia për të mbajtur premtimet para shqiptarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike i bëri thirrje simpatizantëve të Kukësit, por edhe të gjithë Shqipërisë, që të jenë të përgatitur për misionin e PD-së, atë të marrjes së pushtetit për të qeverisur vendin drejtë sfidave të Bashkimit Evropian.

“Të marrim përgjegjësi duke dalë përpara shqiptarëve si forca që kemi lindur, si forca e lirisë, forca e dinjitetit njerëzor, forca e zhvillimit, forca e integrimit. Partia Demokratike e fjalës së mbajtur e duke ngjallur besimin tek ta, të bëhemi gati edhe njëherë për sfidat e radhës, të bëhemi gati për misionin tonë në histori, për Partinë Demokratike forcë qeverisëse, Partinë Demokratike në krye të procesit të Shqipërisë së zhvilluar, Partinë Demokratike në krye të integrimit evropian të vendit”, – përfundoi fjalimin kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më herët kryetari i opozitës ka kremtuar 23 vjetorin e thememilit të PD-së në Tiranë dhe në Durrës. Në fokus të deklaratave të tij kanë qenë akuzat ndaj qeverisjes së koalicionit të majtë për vendimet e marra sëfundimi në fushën financiare me paketën e re fiskale dhe buxhetin e shtetit për vitin 2014. Edhe pse këto çështje u mbyllën duke u votuar me shumicën e votave në Kuvendin e Shqipërisë në fundvitin që shkoi, përballja në çështjet ekonomike mes pozitës dhe opozitës pritet të jenë sërish në fokus të debatit politik.

 

 

 

23-vjetori i RD-së, Basha: Media e lirë dhe opozita në të njëjtin mision

Kryetari i Partisw Demokratike Lulzim Basha deklaroi se çdo 5 janar PD bashkohet me shtypin e lirë për të kujtuar, nderuar dhe reflektuar mbi fillimin dhe vazhdimin e fjalës së lirë në Shqipëri. Gjatw ceremonisw sw organizuar me rastin e 23 vjetorit tw themelimit tw gazetws “Rilindja Demokratike”, z. Basha tha se nw shtwpinw e prindwrve tw tij ruhet me fanatizwm kopja e parw e kwsaj tw pwrditshmeje, komenti i sw cilws mbante titullin “Fjala e parw”. Nw kwtw aktivitet morwn pjesw gazetarw tw RD-sw dhe themelues tw saj si dhe figura tw njohura politike tw sw djathtws nw Shqipwri.

Lideri i PD-së u sugjeroi drejtuesve të gazetës, që t’i krijojnë hapësirë në faqet e saj çdo kritiku të opozitës dhe Partisë Demokratike.

“Botimi i “RD”-së me 5 Janar 1991 plotësoi një kuadër, një kuadër ngjarjesh të mëdha që rrodhën njëra pas tjetrës me shpejtësi befasuese; Lëvizja studentore, fitorja e pluralizmit, themelimi i Partisë Demokratike, dhe dalja e gazetës së parë të lirë.

Mund të imagjinojmë sot ose mund të marrim dëshmitë e protagonistëve për vështirësitë e mëdha që hasi kjo gazetë, si nga ana materiale, por edhe për arsye të tjera jo materiale që kishin të bënin me natyrën e medias, me steriotipet që ishin krijuar në 50 vite, rendin e ngurtësuar të gjërave, që duhet të thyenin e shkallmonin pionierët e Rilindjes Demokratike.

Por ata ia dolën, botuesit, gazetarët, bashkëpunëtorët, Partia Demokratike. Të gjithë së bashku, elitë e kurajos, elitë e kulturës, elitë e mendimit të lirë politik, krijuan një gazetë të re, një media të re, që është e shënuar të mbetet përgjithmonë flamurtarja e lirisë dhe fjalës të lirë në Shqipërinë demokratike”,-deklaroi Basha.

 

 

 

Berisha: RD, shkolla e parë e fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe

Në fjalën e tij me rastin e 23 vjetorit tw themelimit tw gazetws “Rilindja Demokratike”, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ata që themeluan RD-në, ngritën tribunën e fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe.

“Rilindja Demokratike ishte gazeta e parë opozitare në vendin në të cilin fjala e lirë, mendimi i lirë dhe shprehja e tij ishin të ndaluara me Kushtetutë. RD ja doli të luftojë me sukses të veçantë një terr informativ që kishte mbuluar vendin për pothuaj 50 vite.”- deklaroi Berisha.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, “RD-ja ishte shkolla e parë, e fjalës së lirë, diversitetit të mendimit dhe informimit të të vërtetave të mëdha.” “Sot Rilindja Demokratike është një nga zërat më të besueshëm të shtypit shqiptar.”- deklaroi Berisha.

Share it :