Drenusha nuk thur këngë “personale”

 drenushaDrenusha Latifi thotë se asaj nuk i pëlqen të krijojë këngë të cilat pasqyrojnë jetën e saj të dashurisë. Modelja e shndërruar në këngëtare së fundi ka paralajmëruar se nesër, e shtunë, do të lançojë projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin e titulluar “Oksigjen”. Por, gjatë një prononcimi për “Zërin” ajo ka thënë se kënga ka për temë dashurinë, por nuk ka të bëjë asgjë me jetën e saj. “Natyrisht se kënga më titull ‘Oksigjen’ i referohet dashurisë. Ku e di se do të zgjojë kureshtje dhe dyshime tek publiku që do të mendojnë se ka të bëjë me jetën time private, por ju them të vërtetën se kjo këngë dhe asnjë këngë tjetër deri më tani nuk ka të bëjë me jetën apo dashurinë time. Nuk preferoj të thuri këngë për jetën time private”, – ka thënë ajo për “Zërin”.

 

Mirsa Kërqeli, “e bekuar” që është bërë nënë

 Mirsa Kërqeli ndihet e bekuar pasi është bërë nënë, por premton se së shpejti do t’i rikthehet skenës, sapo ta rimarrë veten. Këngëtarja ka kohë që i ka munguar skenës muzikore, por edhe komunikimit me fansat dhe ka pasur arsye të fortë për këtë. Bukuroshja nga Gjilani është bërë nënë kohë më parë dhe nuk gjen fjalë të përshkruajë këtë ndjesi. “Jam e bekuar me një djalë të vogël të cilin e quajnë Siar, bashkëshorti im ka vendosur për këtë emër dhe mua më ka pëlqyer shumë. Më besoni që nuk di as si ta përshkruaj se si ndihem. Është ndjenja më e mirë në botë. Po ndihem shumë mirë si kurrë më parë”, – ka thënë ajo gjatë një prononcimi për Tribuna.

 

Rona nderohet nga Rrjeti i Grave

 Rona Nishliu është nderuar me një mirënjohje të veçantë nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të informuar publikun dhe falënderuar institucionin. “Sot dite shume e bukur… Sapo mora Mirenjohjen nga Rrjeti i Grupeve te Grave per kontributin tim ne fuqizimin e vajzave te Kosoves…. FALEMNDERIT”, – ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar. Këngëtarja kosovare deri tash është përfaqësuesja më e suksesshme që pati Shqipëria në “Eurovizion”, pasi në vitin 2012 u rreshtua e pesta në këtë garë evropiane të këngës me hitin e saj “Suus”.

 

 

Bleona apo J.Lo?

 

Është vërtetuar tani se ylli shqiptar, Bleona Qerreti, ndjek hap pas hapi seks-bombën latine Jennifer Lopez. Kjo vërtetohet më së miri me faktin se Bleona e ka treguar hapur se e kopjon J.Lo-në në veshje. Bleona ka veshur po të njëjtat fustane që J.Lo i ka veshur më herët në disa evenimente. Nuk e dimë pse Bleona e bën këtë, për të tërhequr vëmendjen e medieve amerikane apo i pëlqen të ndjekë hapat e J.Lo. Në një postim në rrjetin social, Bleona thotë për Jennifer Lopez se është një superstar dhe shprehet se e do atë.

 

Dafina frymëzohet nga Dhurata?

 Tashmë është bërë e zakonshme që këngëtaret tona të kopjojnë ato të huajat, Rihanna-ën apo Beyonce-n, por ky trend si duket ka filluar të përhapet edhe në skenën vendore. Dafina Zeqiri pasi shpeshherë është parë e inspiruar nga Rihanna apo edhe Beyonce, por si duket tani ka filluar ta zgjerojë këtë trend edhe në skenën vendore. Ka kohë që po qarkullon një fotografi nga pop-ylli tjetër, Dhurata Ahmetaj, me një fustan ngjyrë të zezë, por me prerje të shumta që e bëri të shfaqej mjaft seksi. Dhe, pak një muaj pasi ishte publikuar kjo fotografi, Dafina është shfaqur me një veshje të njëjtë me prerje të ngjashme. Ndonëse nuk është plotësisht i kopjuar modeli, ai ka ngjashmëri të konsiderueshme. Këngëtaret janë shquar për veshjet atraktive të tyre në xhirimet e vitit të ri, të cilat do të fillojnë të transmetohen gjatë netëve

Share it :