Zhgënjim dhe pesimizëm në opinionin publik për mosdhënien e statusit në integrimin evropian
(Studim agregativ on line)
Nuk kuptohet çfarë po bëhet kështu?
Funksionarë dhe diplomatë të BE-së na thonë me muaj të tërë se Shqipëria tashti i ka të gjitha letrat në rregull dhe do të pranohet si vend kandidat për në BE.
Politikanët shqiptarë, entuziastë se statusi i ri do të merrej, kur flluska plas dhe disa vende as dëgjojnë nga ai vesh.
Kemi ne informacion për vendimmarrjen në BE apo jo?
Kemi ne analiza realiste për mundësitë tona për afrimin me BE-në apo jo?
Kemi ne analiza gjeostrategjike mbi matjen e efektivitetit të politikës sonë të jashtme apo jo?
U bënë vite që po zvarritemi…
Fryhemi e fryhemi, debatojmë, bëhemi gati dhe në fund… fup… një “Jo” krejt jashtë vlerësimeve paraprake zyrtare që na janë ofruar dhe vendi mbetet përsëri jashtë dinamikave evropiane.
A ka seriozitet apo jo në komunikimin politik?
Nuk them as se e meritojmë, as se nuk e meritojmë, më shumë them jo sesa po, por sidoqoftë më duket se marrëdhënia ka filluar të bëhet problematike.
Pse na japin shpresa kot disa zyrtarë të Bashkimit kur vendimmarrja as nuk është e tyre, as ata vetë nuk qenkan në brendësi të vendimmarrjes.
Flasin kot?
Promovojnë thjesht karrierën e tyre?
E kanë taktikë për t’i ofruar gomarit karrotën, sepse përndryshe ai zbythet edhe më keq.
Një gjë duket mirë, qartë, dhe thënë troç:
as ne nuk përmbushim kritere evropiane me këtë kushtetutë që kemi, pra dhe me institucionet përkatëse dhe sjelljen përkatëse të politikës (kemi model ekonomik, politik dhe kulturor të dështuar, ka shterur fuqitë, po degradon), as Evropa nuk është gati të zgjerohet këtej nga ne për arsye fetare, kulturore dhe ekonomike e sociale, as situata gjeopolitike e rajonit nuk është fare stabël pavarësisht fjalëve të bukura që nuk mashtrojnë njeri, as ekuilibrat e fuqive të mëdha nuk janë të favorshëm aktualisht që shqiptarët të bëhen pjesë e Evropës.
Ja katër faktorët që pengojnë.
Kjo është këmbana që mungon, të tjerët shpjegojnë me arsye të tjera se përse nuk bie këmbana. Të tjerat nuk janë veçse ngopje me lugë të zbrazët. Do të arsyetojmë si duhet apo do të bëjmë propagandë? Jetojmë të izoluar si pesëqind vjet më parë.
Sa keq që qëndrojmë larg Evropës.
Opinione nga publiku:
Megi Megii qendrimi me i mire argumentuar qe kam lexuar mbi kete tematike sot, shume i qarte profesor!
Artan Fuga Më ra goja duke e përsëritur Megi tash sa vjet…
Halit Methasani Mjerë Zvicra, Norvegjia, Lightenstini, Islanda ç’po heqin jasht BE-së!
Viktor Rrenja o balo te hengert tenja qe e ke te keqen brenda ne e kemi te keqen brenda mos ja kerkojme te tjereve
Eri Erl Me kete militantizem, servelizem dhe sekserizem… qe ka sistemi dhe shoqeria jone me mire qe nuk afrohemi ne ate tryeze.se do ju futim lemerine europianeve!
Dardan Balaj Te na akuzojne per korrupsion dhe krim te organizuar, ne nje kohe kur ne vende anetare te Be-se si Italia krimi I organizuar llogaritet te kete nje xhiro vjetore 100 miliard €? Kur vete Hollanda e ka gati te legalizuar trafikun e lendeve narkotike?
Dardan Balaj Nuk jemi as me lart e ad me poshte se mesatarja e vendeve anetare te Be-se, duke perfshire Gr, Ro, Bg etj!
Ing Erlir Fero Shqiperia ka qene,eshte dhe do te ngelet ne Europe! Gjeografikisht s’e levizin dot! Politikisht e kane bastarduar dhe kombetarisht e kane luftuar e masakruar per shekuj me radhe,ku Europa,ku Aziatiket osmane e ku fqinjet e ndihmuar me zell nga Europa! Pra qe ne s’marrim statusin nuk ka lidhje me ne,por me vete Europen! Shqiperia tregon fytyren e vertete te Europes! Duhet t’iu vije turp per kete qe na kane bere,qofte dhe 23 vitet e fundit. Politiken ata e kane kollandrisur si kane dashur! Shqiperia e populli s’kane faj!
Niko Dangllia Profesor, ke argumentuar me shume vertetesi mardheniet Shqiperi -Europe…
Arti Msr Lepuri yne nuk i ha karrotat po do rrepa dhe patate….
Urban Legend ajo qe duhet thene TROC pse ne nuk e marrim statusin dhe sduhet ta marrim sipas mendimit tim eshte ; Te jemi koshient qe ne nuk e meritojme, kjo nuk ka lidhje as me fene as me gjeopolitiken ka lidhje me ate cfare ne vertet jemi ; smund ta mashtrosh dot Evropen me rritje ekonomike sa Kina kur realiteti yne eshte komplet ndryshe; smund ta mashtrosh dot Evropen duke miratuar ligje ne teori dhe duke i shkelur me te dyja kembet ne praktike; smund ta mashtrosh Evropen duke pretenduar qe jemi komb i qyteteruar ndekohe qe qyteterimin tone e tregojme perdite duke ndertuar pa leje(duke i vene edhe vulen me nje flamur shqiptar siper kolonave te betonit), duke ndotur mjedisin ne menyren me te keqe te mundshme, duke mosrrespektuar asnje rregull te trafikut, duke vjedhur plackitur edhe pusetat e ujerave te zeza, duke zaptuar edhe me ligj hapesirat publike, duke mos pasur kulturen minimale te sherbimeve qe kur hyn ne kufin e Shqiperise, duke mos thene fjalet magjike “te lutem, me fal, a mundem”. Epo keto nuk i sheh askund pervec se te ne, mjaft te kalosh kufirin dhe e sheh ndryshimin dhe askush sduhet te xhelozohet pse Serbia, maqedonia dhe jo Shqiperia apo akoma me keq te gjykoje Holanden, Gjermanine, Francen apo Danimarken
Marvis Qose Si mund ti thuhet po nje shteti qe mledh taksat vetem 23%. Si mund ti thuash po nje shteti qe harxhon 1 miliard lek per te treguar qe kemi blere 3 helikoptere.i thuhet po nje shteti ku gjykata vepron si subjekt privat. Ne jemi thjesht te tepert per ata
Gert Kadiasi Ska faj Ukraina qe afrohet me Rusine….sa me shume te duash europen,aq me larg te mban…
Princesha Ino jo se nuk e hame profesor po si politikanet si populli kane bere gabime gjate ketyre viteve ne jemi antiteza e madhe shume nga ne kane bere cudira duke u radhitur krah personaliteteve te botes por dhe shume e meshume krah mafjes se botes…kjo eshte
Bona V. Speci po ce do karroten e Europes Shqiperia? Apo te behet anoresike. me keq se Greqia e Italia etj…
Rrapushaj Ola Mendoj se ka pasur nje ujdi mes qeverise aktuale dhe krerve te bashkimit europian.Nese do te merrej nje pergjigje pozitive,ateher do te konsiderohej si nje arritje tjeter e 8 viteve qeverisje te partise demokratike.Ndaj eshte me se e sigurt se ne qershor vendi yne behet pjese e shtepis se madhe
Anna Shara duhet te edukohet shoqeria, mos te presim nga politika, se ata ashtu na duan te varur prej tyre. Mos ti bihem samarit por gomarit. p.sh. ne emisjonet e tv te mbasditeve, marin ne intervista personat e sukseshem, aa bukur per te patur zili. Nuk marin personat me halle dhe psikolog te qartesojne problemin dhe shoqeria ta dalloj te keqen nga e mira, e ta perjashtoj te keqen.
Rrapushaj Ola dhe vetem ateher qeveritaret tane aktual do te bejne diferencen e punes se kryer dhe dallimet mes 2 partive kundershtare.
Gerta Mbyeti Te donte aq shume klasa politike statusin do tia kishte arritur tashme. Eshte e vertete. As Europa dhe as vet Shqiperia nuk e do kete status. Mjere ne, populli i thjeshte, qe degjojme dhe shpresojme tek brockullat politike..
Halit Methasani Arsyet pse nuk pranohet në BE SHqipëria janë:
“Këtyre s’ke ç’u merr më, mor burrë”, “Këta nuk punojnë për 5 lekë të qelbta si rumunët e bullgarët”,
“Po të pranojmë Shqipërinë në BE, merr fund Lazarati”, Ato 25 “lavatriçet” rretheqark sheshit Skënderbej, shkatërrohen. Ku do t’i lajmë pisllëqet pastaj?
Edi Cekani Shqiperija ka qene dhe eshte pjese e Europes jo se deshi dikush apo e zgjodhem ne por se keshtu ishte rastetsija historike (them jemi jo vetem gjeografikisht, por edhe si kulture, si perberje gjenetike etj)
Per sa i perket atashimit ne nje strukture politiko-ekonomike mbrenda ketij kontineti, gjithcka varet nga mjaft rrethane. Arsyet qe thoni ju prof jane mjaft te sakta por problemi qendron edhe te menyra se si e preceptojme ne perfshir dhe ju prof.
Perse qenkemi zhgenjyer ne?!
Une nuk ndjehem aspak i zhgenjyer, madje kam mjaft argumenta kunder perfshirjes ne nje strukture te till. Por edhe sikur te marr vetem arsyet per pro, prap e shikoj si dicka qe duhet te vij e natyrshme. Ne duhet te jemi nje vend stabel, me demokraci te mbrendshme, me drejtesi etj dhe ftesa na vjen natyrshem nga ata pasi eshte interes i dyanshem…
Armand Bakalli po pse,europa e ha karroten tone,kujtojme ne se duke nxjerre ca emra per korrupsion.
do ti mbushim mendjen atyre se po luftojme korrupsionin!do te presin qershorin kush do te futet brenda
Shoqata e Bashkive te Shqiperise brilante
Vjola M Sadi Eeee une se kam shume idene nga politika, por me llogjike them Se nuk ju interson askujt qe shqiptaret te jene pjese e BE, sepse na njohin per njerez te uritur per leke dhe pa ndergjegje, keshtu qe fitojne me shume Nga ne qe te mos jemi pjese e Be, sesa te jemi pjese e BE.
Robert Von Shtino po qe per ta merituar,nuk e di ne e meriton Greqi nje shtet racist qe njeh vetem nje fe,qe keqtrajton emigrantet ne menyre cnjerezore,qe eshte I korruptuar sa ka rruajtur dhe vazhdon te rruaj miliarda euro,nuk e di e meriton Serbia nje shtet criminal qe vrau 400000 njerez dhe ska kerkuar falje dhe I korruptuar deri ne fyt dhe jo vend I natos,,nuk e di e meritonte Bullgaria qe shiste voten ne parlamentin europian ne driten me diell,keto jane dokrra professor,jam me ty qe me mire te na thone troc qe sju duam
Eugent Kllapi ne jemi europe dhe duam te perfaqesohemi ne te, po kur je pse do te perfaqesohesh? Nuk ndihemi rehat me statusin tone dhe duam nje legjitimim me te forte?! Atehere edhe pse jemi te gatshem ne fakt nuk jemi, mendojme se duhet po deshira me mundesite jane komplet ne raport te zhdrejte. S’jemi dhe ka 1mije arsye ashtu si ka dhe 1mije te tjera qe jemi. Jemi krize me veten, jua kerkojme zgjidhjen te tjereve me padurim. I zoti e nxje gomarin nga balta po ne ankohemi me shume nga balta sesa nga gomari qe hungerin. Akoma bile skemi kapur gomarin nga veshet por kerkojme ti shikojme dhembet. Me shekuj kemi qe ankohemi e jemi te keqinj te njeri-tjetrit duke ja hedh fajin komshiut per balten, kur vet komshiu qe e quajme hollandez mer balte nga deti e krijon toke per te miren e tij, ai perballet me problemin ne rrijme kundrojme gomarin. Ca zakoni ca sqimja sna le me ju pervesh baltes. Komshinjte shesh per pershesh duan ta perdorin kur te kene nevoje.
Leftion Peristeri Arsyeja fetare e para. Ne jemi komb pa fe. Europa e identifikon civilizimin e saj me krishterimin!
Shtishi Artur Je i papare Profesor(pergjithesisht) ne comentet e tua
Anna Shara po eshte e vertetet per arsye fetare, kulturore e sociale, dhe pse themi e na thone, per toleranc fetare, kjo eshte demadogji, se shqiptaret jane te pa Fe, i vetmi vend ne gjith boten pa Zot. dhe ata qe besojne e kane marre te shtrember e mesojne site marrin nga kjo bote e jo te japin. sa keq.
Eugent Kllapi edhe turqia komb me civilizim e fe eshte, po esht merzit edhe vete pritja me te qe ka kushedi vjet qe po pret si peshkatari, mendoj se po te ishim si Zvicra, Norvegjia si shtet i forte e i konsoliduar por me fe muslimane apo shtet pa fe sic thone, do na fusnin me kemngulje ne BE. Do jua kishim imponuar jo te na impononim ne
Zyba Hysa Zoti Fuga, ju nuk keni nevoje t’ua them une, apo ndonje tjeter, por po te zgjoj nga shurdhimi i plasjes se tollumcaceve te Europes, ashtu sic lozim ne me femijet per Vitin e Ri, kjo eshte tollumbacja e radhes, mos u shqeteso, tollumbace ka plot… Kur kemi pasur ndonjehere marredhenie me Europen??? Te vesh veton mbi nje populli, mbi nje shtet, mbi nje njeri, do te thote qe kurre nuk ka marredhenie, por ka mosperfillje, injorim deri ne shperfillje… Kaq te lehte jemi ne, se po te na donte Evropa, do na kishte bashkuar si komb, por na ka bere si nje zog qe e shyen skifteri fije – fije dhe sapo ta haje, vjen dhelpra dhe tremb skifterin dhe e kollofit pjese – pjese… ne jemi ne barkun e Europes, keshtu kurre nuk mund te behemi partnere te saj…
Marenglen Elezi Besoj se debati e meritojm apo jo nuk ishte tema kryesore. Gjithesesi nuk ju shkeput dhe as une nuk po I shkeputem. Vertet mund te mendojn disa (edhe me argumenta) qe te zezat tona jane te mjaftueshme per te arrit ne konkluzionin se nuk e meritojm. Analiza mund te jete dhe relative. A ka serbia me pak te zeza??? Apo te shkaktosh luftera dhe te jesh faktor destabilizues na qeka vlere europiane me teper sesa te jesh delja e bindur dhe e nenshtruar. Sa per besimin fetar thjesht qe ne kete aspekt europa nuk na meriton ne. Dhe dicka te fundit. Ne komentet e disave te krijohet ideja se keta liderat europiane na qenkan ca qenie superracionale qe na peshojn me kandar farmacie vlerat dhe antivlerat tona aq me keq sa kane perparuar reformat (ne shumicen e rasteve jane gjykime subjektive dhe te pamatshme). Jo nuk besoj se jane aspak keshtu. Besoj se jane qenie me emocione, preferenca, paragjykime, vlera, antivlerasterotipe etj etj. Ne fund te fundit si te gjithe ne….
Majlinda Cami historia perserit vetveten
Arben Dashi Politikanet tane po na genjejne me alibine Evrope. Sikur futja ne Evrope do zgjidhe hallet e Shqipetareve, po na shesin marrjen e statusit si suksesin me te madh te tyre. Ne duhet te hyjme ne BE si nje vend i denje. Politika jone duhet te punoje per rritjen e standarteve; rritjen ekonomike, zhdukjen e korrupsionit, rend e qetesi, arsim e shendetesi, percaktimin e sektoreve strategjike te zhvillimit te vendit tone, jo duke u lepire mbas disa Eurodeputetesh te korruptuar…flm. rrespekte!
Erald Shulla Profesor ju si mendoni e meritojme statusin?
Adrian Hysi Per mendimin tim arsyeja kryesore per mospranimin tone eshte perkatesia jone fetare.Per kete mjafton te marrim si shembull rastin e Turqise.Ne ndoshta do te integrohemi njekohesisht me Turqine ne BE?!!
Elsa Zalla Xoxe Une mendoj se s’ka asgje per t’u habitur profesor. Eshte e vertete se disa funksionare europiane kane shprehur opinionin e tyre, pro dhenies se statusit per vendin tone, duke perfshire komisionerin per zgjerimin, z. Fyle e madje edhe Parlamentin Europian, por dihej qe kaq nuk mjafton per sa kohe ky vendim u takon qeverive te vendeve anetare te BE. Qendrimi i ketyre qeverive nuk mund te kritikohet per aq kohe sa ne nuk mund te argumentojme se ky qendrim eshte selektiv dhe i paragjykuar, nderkohe qe edhe shumica prej nesh e pranon qe ne nuk e meritojme. Pjesa tjeter eshte folklor.
Alban Tafa E verteta e vetme.
Saimir Kodra Prof.Argumentimi i Juaj eshte real dhe bindes, nga nje kendveshtrim i paanshem politik, ose me mire ne perpjekje per te ruajtur barqazlargesine. Tashme ceshtja shtrohet, a deshirojme akoma ne shqiptaret te futemi ne BE? Kam bindjen se PO. Atehere le te vazhdojme te punojme per te realizuar qellimin. Nga kater arsyet e identifikuara nga JU vetem njera, e para ka lidhje dhe varet nga ne. Ne duhet ta ndryshojme ateme qellijmin per te shkuar ne Europe, ne kete menyre persosim
Saimir Kodra e zhvillojme vetveten. Kjo eshte ajo cka na mbetet.
Tan Sinani une mendoj se ne nuk jemi gati europa nuk eshte gati europes nuk i duhemi ne e as neve nuk na duhet europa
Shtishi Artur politikisht kur te hyje ne eu do te thote qe 2/3 e ligjeve nuk do behen me ne tirane por ne bruksel,kjo do te thote humbje e pavaresise,kur mendon se do hyje edhe ne euro me vone do humbasi edhe pavaresine monetare monedha nuk do stampohet me ne banken e shqiperise por ne ate te frankfurtit ne gjermani,mendoj se nuk ja vlen te hysh ne BE pa informuar mire shqiptaret dhe pa bere referendume
Andi Tane kte lesh europe na e kane futur keta te babeziturit per pushtet dhe para. te cilet na kane servirur dhe shitur si nje enderr dhe destinacion final dhe njesi matese te lumturise humane kte…Europen…integrimin ne te. Nderkohe qe ne duhet te shohim ngavetja, ketu ne shtepine tone njehere e me pas te qarravitemi rreth e rrotull si ndonje kurve qe kerkon plotesim tek gjerat e jashtme para se te shohe dhe rregulloje veten e saj. Kemi qene fatzinj qe pas 90-es sepse grykesia e kesaj klase pushtetaresh se kane lene te qete popullin e ktij vendi. Por si nje kepushe i jane qepur pushtetit duke artikuluar budallalleqe dhe kotesira idjoteske e meskine. Nderkohe qe populli ka lenguar per 2 dekada nga ca grykesa qe sdine te jene gje tjeter vecse ca kolltukofage te majmur prej etjes se tyre per pushtet. Dhe njehere ne 4 vjet kane surrat e na dalin ne neper sheshe perballe duke na pare ne sy dhe duke na u bere aq te afert sikur te ishin engjej te ardhur prej parajses duke na thene “po” per gjithcka por sapo e rimarin pushtetin pastaj nuk kane me ekzistence fizike prane popullit te thjeshte dhe prane mynxyrrave qe njerezit detyrohen te kalojne ne kete vend prej babezise se tyre. Por keta perbindesha psikotoko-politike dalin perseri dhe na thone po te njejtat gjera sapo guxojne e vene kemben neper tribuna!!!!! kjo eshte vallja e perhershme e idjoteve qe ne i lejojme te na imponohen ne nderkohe qe i nenvleresojme lehte se na vjen keq per ta duke u kenaqur dhe duke u mjaftuar vetem me performancat e tyre aktoreske por ata vazhdojne te na servirin kete sjellje duke na thene heshturazi se:” ja kaq vleni ju popull per ne, vetem sa ulerima pa sens,vetem nje podium e qender zeri, vetem ca leke te futura nen dore ato dite te ethshme fushate.
Marsida Subashi ha ha Kjo seshte gje tjeter vecse politika e Europes ose e thene me mire e institucioneve te Europes plake qe kurre si ka intersuar qe te zgjidhe probleme por vetem ti maskoje ato me mirsjellje.Kjo do te thote qe me shume EU-se i ntereson qe Shqiperia te rrije aty ku eshte se sa te coje koke, se per ndryshe sdo kishin shance ti thonin jo
Edvin Koxhaj Pse duhet te futemi ne Europe, vendet anetare duan te dalin, ne duam te futemi….do te jete rrenimi me i madh nese futemi me kete gjendje ekonomike-politike.
Parid Turdiu Para disa javesh, ministrat e jashtem te BE-se e miratuan paraprakisht, pa asnje kundershtim, vetem me nje abstenim. Mendohej se do aprovohej perfundimisht ne dhjetor. Kjo surprize eshte denim per ceshtjen e lendeve kimike, te jeni te sigurte. Shqiperise i duhet mbeshtetja e USA per t’u futur ne Europe.
Dashamir Matranxhi E po kur na lutnin ato ne per tu futur ne europe tani ti lusim ne ata
Bresa Ipare Ky popull nuk do komshiun e jo me europen!Ku popull vuati per 50 vjet si qen,prape don nje gje te tille!Po ky popull ishte ku na burgosi na internoi e na pushkatoi,nuk erdhi serbi te na bente te tilla gjera.Ne nuk e bejme dot demokracine me komuniste e me ish sigurimsa!Bota na sheh qarte,po bagetia s’sheh gje.Ne nuk kemi denuar krimet e komunizmit!Te gjitha medjet vizive dhe te shkruara komandohen nga ish derrat e PPSH.Po edhe administrata,ushtria,biznesi,spitalet,smbasadat,doganat,partite e etj,komandohen nga ata!Pse meritojme te shkojme ne europe me komuniste te konvertuar ne borgjeze?Une e di se bota na sheh ndryshe.
Hysen Syla Ne nuk futemi ne europ me fjal e te bukurura te politikaneve genjeshtar te cilet politiken e kane kthyer si mbreteri duke e trasheguar te njeri tjetri. Ne futemi ne europe me vepra, duke vepruar me pune,e e cila deri sot ka qen 0. Une jam kundra.
Fatos Memajdini Vet BE eshte ne kaos moral politik e social.Nese i shtojm dhe kaosin e semundjet tona kronike rendohet situata.Jemi vend qe nuk prodhojm e natyrisht nuk jemi treg per ta.Ne pergjithsi shikohemi si vend i rrenuar i korruptuar dhe anarkiste.Ne rradhe te per duhet te regullojm imazhin me pune sakrifice e jo fjale boshe.Nese rregullojm Shqiperine hyrja ne BE do te jet thjesht statistike po ne rradhe te par duhet te demontojm kokat e nxehta te politikes mafjen dhe korrupsionin,te gjitha keto jo per ti ber qejfin Evropes po per te shpetuar vet.Si per koicidence jan te njejtat vende qe na ndan tokat ne 1913 dhe sot refuzojn statusin dhe inkurajojn serbet.
Edmond Golemi Ne na duhet europa me shume se as kush tjeter, sepse keshtu politikanet tane do jene me mire te monitoruar, por tbesoj se ata thone ta shtyjme dhe ca kohe keshtu sa te na fryhen xhepat mire.. ha muco pi muco..
Anna Shara po e drejt profesor, mjafte u ngopem me luge bosh, dhe jo vetem bosh po me helm. un sjap propagant, un thash edukim te shoqeris, duhet te thuhet e verteta. dhe e verteta eshte kush ska frik Zotin ben te pa beren, mizori te haje, te mesojme si te japim, si te kemi solidaritet. Ne Greqi me gjthe ate kriz i gjithe populli u ngrit jo vetem ne grev por solidaritet per njeri tjetrin. Bashkit neper lagje bene parqet toka bujqsore per popullaten, supermarket jepnin karoca plot me ushqime. etj…
Fatos Memajdini Torta e Pavaresis dhe ineresi i jashtezakonshem i qytetareve per te ka len mbresa te shum vende antare te BE,kjo ka ndikuar dhe ne qendrimin e disa shteteve skeptike perShqiperine…
Ylli Lalo Une jam aq ne gjendje intelektuale sa te beje dallime cilesore mes njerezve te shtetit dhe politikes. Pse? Sepse jo vetem qe jam rritur me shtetar dhe njerez te ardhshem te poltikes, por tani edhe po marrim pjese ne lindjen dhe rritjen e “politikaneve“ dhe “shtetareve “te rinj. Edhe une kam per te thene, ndonjehere mendoje se kam per thene me shume se ata. Kjo eshte nje parantese per te thene: -Profesor, ju dhe disa pak te tjere duhet te ishit ftuar prej çdo qeverrie dhe klase politike, per te bere oponencen e ideve dhe programeve ekonomiko-politike te tyre, gjithmone nese ata e kane megjithmend per te drejtuar me sinqeritet vendin. Pese shkrime intrguese ne gazete dhe behesh vip publik si gazetar. Mund te botosh libra te tere qe rralle se i afrohet per nga thellesia qofte nje shkrim gazete dhe “humbet“ mes kalimtareve te perditshem qe kur nuk e kane marr buken e mengjesit me vete, ndalin biçikleten apo motorrin prane byrektores te konsumojne shpejte e shpejte byrekun e perditeshem dhe bashke me te mendime dhe ide pafund bejne cirkulacionin e perditeshem brenda vtevetes ne pamundesi per tu hedhur ne tregun institucional……Ne vetem nje koment bejme dhe studjojme like-un e marr per te kuptuar a kemi folur drejte, e duam oponencen. Po politika, po shteti a e do oponencen konstruktive te njerezve te ndershem, te sinqerte, te ditur dhjetra here me shume se ata? Eshte pa para, falas, sepse eshte per popullin, per te ardhmen e brezit te ri.
Ylli Lalo Profesor, a u kane marr ndonjehere per oponent? Kush? Ata pra, ata qe merren me drejtimin e shtetit. Por besoje se nxenesit e tu ende te brisht te cilet po behen politikan duhet te ta kene kerkuar ndihmen profesionale, eksperiencen tuaj, apo…..
Artan Fuga Ata po vinë. Kush? Studentët pra. Unë i shoh. S’i ndalon dot më kush as me byrek as pa byrek.
Koci Qorri E verteta eshte se nuk jemi formesuar akoma si komb,se skemi akoma ideologji te spikatur dhe shpirt shqiptar,cdo gje qe kemi ne kete fushe eshte rastesore dhe e pa menduar mire ne qarqet e mendimit,dhe nga ky shkak aftesia jone shtetformuese eshte e cale.Edhe perpjekja e tanishme eshte pak dyshuese se i mungon mendimi i konturuar mire panvaresisht deshires.A kemi ne institucion te mendimit?Ku eshte Akademia e Shkencave?Keshtu gjithshka mbetet sporadike dhe e shperndare,se ne fakt ngritja e vertete e ngrehines se shtetit fillon nga mendimi.
Belinda Little Ne nje artikull te para 2 diteve ne Euobserver, ku shprehej nje opinion I nje gazetareje angleze, ne mos gaboj, thuhej qe kishim dy vende qe kundershtonin hapur per marrjen e statusit. Ato jane Anglia dhe Hollanda. Duke qene se vendimi meret nga Keshilli Europian, qofte njeri te veri veton, statusi nuk meret. Por jo vetem kaq sepse te pakten keta dy vende dalin hapur, por ne kemi armiqt tane te perhershem komshinj qe ushtrojn presion te vazhdueshem duke bere lobby qe te mos e marim statusin. Por nuk mund te them edhe qe ne kemi arritur standartet institucionale e kushtetuese siç e tha profesori me siper per ta marre statusin. Mund te them qe statusin kandidate do ta marim, por si gjithmon kur zgjerimi te jete serisht ne krye te axhendes. Tani per tani nuk eshte. Kroacia u fut pas plot 10 vjeteve qe kishte marre statusin. E kishte per tu bere anetare qe ne 2009 dhe hyri kete vit. Arsyeja e voneses??? Sepse atehere vendosen shefat. I kishte plotesuar kushtet Kroacia. Pastaj lereni ate muhabetin e Amerikes sepse nuk eshte ajo qe vendos fatin tone. Madje po te dini aktualitetin, Angela Merkelit nuk I pelqen te pergjohet edhe ne shtepi nga Obama. Shqiperia nuk eshte ne axhenden e Obames fatkeqsisht. I sherbenim vetem si kosh armesh kimike.
Ferdinant Tola O PROFESOR MEGJITHE RRESPEKTIN QE KAM ME DUHET TA THEM TROC: E KANE DHE TE TJERE PARA MEJE, EUROPA ESHTE KURVE
Ylli Lalo Kam dy dite qe i vij verdalle nje “thirrjeje“ optimiste, mobilizuese, vleresuese per te rinjte, por me dilte si paternalist, si keshilltar, por une nuk e desha nje gje te tille, ndaje nuk e kam hedhur. Muaj perpara e kam bere disi, mu duk vetja si gjysh dhe nuke bera me. Por jam i sigurt se ata po vijne. Profesor, kam patur fatin te punoje me njerez, kryesisht me te rinj. energjia e tyre eshte e papare, ata nuk njohin kontekste, jane te lire, te paprekshem dhe te pandjeshem nga kontekstet. Nje energji kolosale, shnderruese. Me pak…..nuk e them… dhe ata jane e ardhmja reale e kerkuar.
Ilirjan Buxhaku Tamam Pirro me ty jam. Me teper nuk e merritojme. Mjaftone qe jemi krenare pune e madhe per te tjerat se vjen here apo svjen……
Anna Shara e shoh qe doni pergjigjen nga ne, po Kreshnik Spahiu doli ne protest per jo status, duhet te dalim te gjith ne protest, e jo ta lem ate fyellin, ai nuk e donte statusin dhe e bllokoi prap.
Ardian Roshi Meqenese nuk na duan, atehere le te bejme nje kerkese qe te bashkohemi me USA ne vend te USE. Alaska, dhe Hawaii larg jane,por bejne pjese ne kete union.
Ina Kume Diskutim interesant
Riza Sina Ja e morem statusin Europa s`po rregullon dot Greqine qe e ka brenda e ojo me ne Europa e Bashkuar deshtoi pa u lindur
Artenis Zhuri Nuk e kuptoj emertimin EUROPE ne fakt nuk ka kuptim termi Europe pa ne,nje europe pa ne eshte nje europe pa zemer….dhe prandaj ata sillen aq keq me ne se ju mungojme ne dhe per shkak t mungeses tone ata nuk jane mr… pse nuk jemi ne pjese e te vetquajturve te bashkuarit europian kur si shtrirje jemi ne zemer te Europes… ata jane ne momente te veshtira ekonomike dhe ti japesh statusin nje vendi qe kerkon te behet pjese e te ribashkuarve te EUROPES do te thote ne radh te pare ti pergatitesh ata per te qene te denje,do te thote tju japesh ose ne rastin tone te na japin para kesh ku ne forme ndihme dhe ku ne forme kredije?po a kan ata para qe te na japin ne…?un them se i kane ato aq pak sa na duhen ne per te shku aty ku ata duan….po ateher cdreqin kane?thone qe nuk jemi gati dhe nuk kemi plotesuar kushtet….po kto kushte valle i plutesoi Rumania,Bulliaria qe jo vetem qe kan mar statusin po jan edhe pjese e te bashkuarve europian,un mendoj se jo,po kto shtete ju kan krijuar pershtypjen se ata ishin ne gjendje tju kthenin parate qe mund tju mernin dhe me sa duket nuk kan gabuar perderisa nuk po ankohen per ta….ose nuk ankohen per ta se ju ka zen rota bishtin po thjesh thon nen ze kujdes mos i bejm gropen vetes dhe te bejme te njejten gje me myslimanet shqiptar se ateher nuk duhet tja falim vetes
Altin Saliaj Opo nuk e do njeri kukarain sot jo..
Arjan Huta…per mendimin tim profesor qendron arsyeja e fundit,nuk shpjegohet ndryshe futja e Greqis duke fallcifikuar shifrat ekonomike,skandalet e korupsionit nga politikanet.Mos vall vendet e tjera te Europes e kan zero korupsionin
Usy Bezhani Jo! Nuk mundem dhe nuk dua
te pranoj qe ne jemi nje popull i mefshte, qe nuk duam njeri – tjetrin, qe jemi te pazhvilluar e te prapambetur! Nuk jam dakort me ata qe mbrojne kete teze. Mendoj se nuk dallojme si grup por si individe, qe do te thote qe dikush ben vertet nje pune te mire per percarjen e shqiptareve duke e goditur tek pikat me te dobta. Ne momentin qe e c’orienton dike, eshte matematike qe i ben c’te duash. Kete besoj! E dime te gjithe se cfare jemi ne gjendje te bejme, e kemi demostruar ne histori, kemi demostruar qe 1 grup njerezish te bashkuar debuam nje perandori. Me cfare kujtoni se i debuam? Me force? Jo! Shqiptari eshte i c’orientuar, i percare sepse dikujt i leverdis te jete i tille. Nuk jemi te prapambetur si individ por si grup.
Bujar Haznedari konstatoj se pak kush po shqetesohet nga ky refuzim,gje qe nuk do te ishte keshtu disa vite me pare.nuk do cuditesha qe kjo mund ta shpejtoje aprovimin ne qershor.
Artan Fuga Nuk ka rendesi zoti Bujar nëse do të ndodhi apo jo në qershor. Për mua nuk ka pikë rëndësie. Rëndësi ka se ne nuk dimë të parashikojmë, mendimi gjeopolitik ka ngecur, se diplomatët na sjellin rrotull sepse nuk kanë akses në vendimmarrje, se procesi do të jetë i gjatë, shumë i gjatë për një integrim që do të thotë se do të vuajmë shumë. Këto duken qartazi, qershor a korriku pastaj nuk ka pikë rëndësie. Respekte af
Bujar Haznedari plotesisht dakort profesor,prandaj i dhashe pelqimin z.koxhaj,dhe z.lalo por ishte nje mendim anesor qe me erdhi ne cast,
Alfred Collaku Natyrisht edhe ne kemi probleme dhe ne kete konteks problemet qe kemi duhet ti rregullojme ne radhe te pare per veten tone pastaj per Europen.Une personalisht nuk mund pranoj qe Shqiperine e do me shume se mua dikush qe nuk eshte Shqiptar,por eshte Europian.Nuk do ta quaja ndonje fatkeqesi te madhe shtyrjen..Ajo qe me ngacmon eshte fakti se ne kete shtyrje nuk u dhane arsye,madje nuk kemi as kushte..thjeshte te vazhdojme rrugen e nisur..sipas disave..te tjere mund te thone te tjera arsye.Kur ishte fjala para statusit me duket se e vune ne dukje,pozitivisht faktin e mospranimit te armeve kimike,madje thane edhe kjo nje arsye me shume!!!Une them qe ne e meritojme statusin,qofte edhe per stimul..Mendoj se jemi ne rrugen e duhur..Nese nuk e vleresojne,kjo eshte pune per ta.Vetem fakti qe kemi shume kontribute pozitive per ruajtjen e stabilitetit ne Rajon,mjafton..Mendoj qe duhet te dallojme mire miqte e vertete te Shqiperise dhe ti mbajme fort.
Bujar Haznedari pjese e dialogut te vehtes me vehtveten
Ardenal Ferhati Bla bla bla filluan te bejne politikanet tane duke ja hedhur fajin njeri tjetrit por, duke harruar qe e marin mandatin e tyre per te na perfaqesuar ne si shtet dhe si komb. Si ka mundesi qe kete lloj fyerje qe i benjne burokratet e Evopes vendit tone ne vazhdojme te ja hedhin fajin po vetes! Si ka mundesi qe nje vend si Serbia qe vetem fatekeqesi i ka sjelle rajonit ti hapen negociatat dhe ne vazhdojme te poshterohemi, nuk ka korrupsion ne serbi?cdo gje perfekte eshte! Ketu ka nje problem sepse politikanet tane servila mendojne te fitojne mendjet e disa njerzeve duke ja hedhur fajin njeri tjetrit dhe harrojne arsyen e vertet qe ata jane perfaqesuesit e Shtetit Shqipetare dhe duhet ata ti kerkojne llogari burokrateve Evropian per kete injorim dhe fyerje kombetare. Dhe sa kohe mund te durojme tekat e tyre a jemi ne realisht partner me ta? A na konsiderojne ne ata realisht si nje komb partner apo e gjithe kjo fyerje erdhi si pasoj e nje dashurie qe kane Shqipetaret kundrejt shteteve te bashkuara te Amerikes? A ishte kjo nje kunderpergjigjeje e Evropes ndaj nesh duke na thene se duhet te mendohemi mire kur dalim aq hapur kundrejt Amerikes! Shume pyetje dhe shume kulisa te erret luhen kundrejt nesh por e verteta eshte se ne konsiderohemi si delja e zeze dhe gjithmon me ate lupe do te na shikojne por politikanet tane sot me shume se kurre duhet te ngrihen mbi interesat personale dhe ti meshojne interesave kombetare dhe ti vejne perpara pergjegjesis burokratet Evropian dhe jo te fyejne njeri tjetrin, per hire te Zotit po na turperoni kini kurajon dhe theksojeni te verteten ashtu sic eshte. Ne nuk jemi shtet jetim dhe askush smund te vazhdoje te na fyej ne kete lloj forme. Po si ka mundesi qe nje Evropian si Eduart Kukan ka kurajon ti ti thote kolegeve te tij qe ja futet po kot fare qe sja pranuat statusin kete here Shqiperise, dhe ne strukemi te politika e felliqur duke e kerkuar fajin gjithkund dhe jo te protestojme per kete vendim arbitarar dhe burokrat.
Elisei Writer’s -ne momente te tilla lejohet dhe mashtrimi!” te fillojm duke i mashtruar duke u kulturuar me shume me njeri-tjetrin! te fillojm duke u sjelle normalisht neper zyra administrative, posta, te drejte neper gjykata e spitale, duke u perpjekur qe polici te mos marre rryshfet dhe mjeku te mjekoje aty ku dhenb, ku profesori tju mesoje nxenesve nga A-ja e deri te Zh-ja dhe jo te ece duke lene shkronja pa ju mesuar! te fillojm te diskutojme filozofine, shkencen dhe jo si te ushqehemi dhe te dalim nga varferia!
Marie Ndoja Marjana Lexoni vjershen e te madhit AT GJERGJ FISHTA: Moj Europe kurva mot’motit, qe i re moh beses s’Zotit……. Ma kjarte e shpreh AI.
Tani Musaj Ata nuk na e kan nevojen neve, ne ja u kemi nevojen atyre, ata na e dhan mundesin para nje viti dhe para 2 vitesh, ne e refuzuam ate mundesi per interesa te pakuptimta partiake, ata u lodhen duke ndermjetsuar ne pajtimin e e politikaneve tan handikap, per syrin e tyre ne krijuam nje imazh corodites dhe tani eshte radha e testimit te pacientit, dhe pa harruar te themi se jemi nje vend me shumic muslymane gje qe e shton dozen e veshtirsis pasi Europa njihet per racizem te pashprehur qe e mban perbrenda, gjithsesi pesha e fajit bie mbi kte klas politike qe kemi.
Defro Elezi Europa u merzit me ne dhe ne me europen.cdo dite qe kalon dhe me shume bindem sa shume na paska dashur Xhorxh W Bush…
Izza Bella sa keq m vjen qe bejme pjese ne nje vend qe esht bere si top,duket sikur te gjith pasojne dhe asnjeri nuk shenon:):)
Elsa Zalla Xoxe Per mua vendimi i shteteve kryesore te BE per te mos i dhene vendit tone statusin e vendit kandidat ishte i pritshem, madje e kunderta do te ishte befasuese. Perse duhet ta marrim ne, kete status, kur ne, ndonese kemi plotesuar te gjitha kushtet e vena nga BE ne fushen e legjislacionit jemi shume larg me zbatimin e tij ne praktike dhe pikerisht per kete aresye atyre u duheshin keto 6muaj, pra, per te verifkuar zotimet e shtetit tone ne zbatimin korrekt te atyre ligjeve dhe normave qe perbejne themelin e BE. Kishte edhe shtete qe votuan pro nesh per aresye te ndryshme objektive dhe subjektive por kjo nuk mjafton. Siç kam shkruar edhe pak me parë, ndryshe nga ju profesor, une mendoj se s’ka asgje per t’u habitur. Eshte e vertete se disa funksionare europiane kane shprehur opinionin e tyre, pro dhenies se statusit per vendin tone, duke perfshire komisionerin per zgjerim, z. Fyle e madje edhe Parlamentin Europian, por dihej qe kaq nuk mjafton, per sa kohe ky vendim u takon qeverive te vendeve anetare te BE. Qendrimi i ketyre qeverive nuk mund te kritikohet per aq kohe sa ne nuk mund te argumentojme se ky qendrim eshte selektiv dhe i paragjykuar, nderkohe qe edhe shumica prej nesh e pranon qe ne nuk e meritojme. Kater aresyet qe sipas jush penguan marrjen e statusit nuk me duken bindese e aq me pak te argumentuara. Gjithsesi ky eshte mendimi im.
Reli Kurti A ben vaki qe arsyeja se “nuk dim te parashikojme” eshte sepse ne si komb hedhim hapa si individ! Tegjith ne do duhej ta dimin qe “JO s’do na pranojne. qe ne thjeshte nuk jemi gati”. Problemet ne shqiperi jan te qarta, nderkohe (shpesh here) duket sikur ne shohim syt e BEs per te kuptuar arritjet tona. Nuk me duket normale.
Politikanet flasin vetem per karrierat e tyre perssonale (qe kur humbi PD, ska bere gje tjeter vec se kerkuar dorheqjen e PS). Analistet thjeshte ju pelqen te dalin ne kamera dhe te rrecitojne cfare do qe te ken lexuar – jashte kontekstit REAL shqipetare. Ndersa duket sikur studjues te vertet shqiperia nuk ka.
mendoj se ne si komb nuk do duhej te kishim nevoj qe te kapemi pas cdo fjale qe thone te huajt.
Si pershembull me neveritet kur politikan dhe analist ne studio televizive dalin dhe me progress raporte (nga jasht) thone ANALIZOJNE kombin tone – ndoshta eshte thjeshte neveri personale. Mendoj se ne duhet ta njohim kombin tone me mire sesa te huajte dreqi e mori. Sepse fakti qe nuk morem statusin e ri nuk besoj se ka lidhje me rregullat e atyre, por mungesat tona.
Kujtim Cako me keqαrdhje leχοvα se shqiρerise ι eshte futur thιkα ραs κurrιzιt..
Eva Nure Nga shiu ne bresher. Per aq kohe sa ne pushtet vine injorante te pa ngopur per pushtet, kelyshet e atyre qe kane pasur pushtet Shqiperia drej te tatepjetes do beje! Zgjedhje qe e ben vet populli e peson po populli se i ka ngelur ora ne Komunizem ku pushtetari ishte perendia.
Lor Pjetri O Miku shqiperia ka qe ne vitin 90 se ska drita? Edhe dona europen ne.!!





