Çfarë po ndodh me statusin ndërkombëtar të shqiptarëve?

0
122

Artan Fuga

 

Këto vitet e fundit sikur me shaka janë akumuluar probleme për shqiptarët në politikën e jashtme dhe diplomacinë publike.

Me grekët historia e ligjit të luftës dhe e detit mbetet pezull dhe pa rrugëdalje. Në Kosovën e Veriut nuk kuptohet se çfarë po ndodh dhe është bërë tërkuzë. Njohja e shtetit të Kosovës ecën me shumë ngadalësi. Sikur ka pak stagnacion.

Ja edhe problemi me aleatët amerikanë për armët kimike s’u mor vesh si shkoi, si erdhi dhe çfarë pasojash pati. Investimet e drejtpërdrejta të huaja, perëndimore kanë vite që njohin një ngecje. Tani edhe më pak.

Kultura shqiptare e transmetuar si imazh dhe identitet shqiptar në Perëndim është pothuajse drejt zeros. Na, edhe BE që shprehu rezerva për të na integruar sipas afateve të shpresuara.

Sikur kemi hyrë në një fazë turbulencash pas viteve 2000 që ishin me ecuri.

Më shumë po pritemi e përcillemi nga vende joperëndimore, ndërkaq që busullën politike e kemi vendosur nga Perëndimi.

Çfarë po ndodh? Ku kemi një pikë që na ka dalë jashtë vëmendjes ose mbetet e errët për sistemet tona ideologjike të mendimit?

Ndofta duhet të analizojmë më qetë kohën kur jetojmë, strategjitë kombëtare lidhur me sigurinë e jashtme si edhe praktikat tona diplomatike.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency