Më përfundimin e projektit në rrugën e Qelqit në kryeqytet, bashkia deklaron se kjo vepër e planifikuar për këtë vit buxhetor është bërë brenda afatit
“Bashkë me banorët e njësisë bashkiake nr.6, inspektuam sot përfundimin e punimeve në rrugën e “Qelqit”, u shpreh Lulzim Basha. Me kënaqësi të madhe po shikojmë se si kjo vepër e planifikuar për këtë vit buxhetor, jo vetëm ka përfunduar brenda afatit, por ka përfunduar brenda cilësisë që prisnin dhe e meritonin banorët e kësaj zone të cilët shpesh në këtë rrugë kanë parë vetëm asfaltime elektorale. Me këtë vepër publike, ne mbyllim planin buxhetor për investime të vitit 2013, duke bërë realitet të gjitha projektet e nisura dhe jemi gati të hapim një tjetër kapitull të investimeve publike në kryeqytet.
Në fund të fundit, detyra e pushtetit është t’u vijë në ndihmë qytetarëve, t’i ndihmojë në cilësinë e jetës, në zgjidhjen e problemeve dhe halleve të tyre, të përpiqet kësisoj të krijojë një dinamikë pozitive për mirëqenien, për vendet e punës dhe jo t’u shtojë hallet e brengat.2 rruga qelqit
Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të qëndrojë si deri më sot pranë qytetarëve, në ditë të mira e të vështira, duke dhënë kontributin e vet modest apo të qenësishëm, për të përmirësuar sadopak cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës, shanset e tyre për punësim e mirëqenie, pra duke dhënë kontribute pozitive në jetën e çdo qytetari të Tiranës
Spitali i traumës riparohet skaneri, do blihet dhe një i dytë
Pas një mungese të gjatë qendrës spitalore të traumës në Tiranë i rikthehet shërbimi i munguar i skanerit dhe laboratori i analizave. “Dihet se prej shumë kohësh nuk kemi pasur skaner, nuk funksiononte. Arriti që të vihej në punë, prej katër pesë ditësh është në punë”- ka deklaruar për mediat Gjovalin Bushi drejtor i Qendrës Spitalore të Traumës.
Shihet si ccështje falenderimi i domosdoshëm për ministrinë kur detyra e saj pikërisht është mundësimi i aparaturave kryesore, konsideruar si zemra të spitalit. Bëhet e ditur se janë pajisur edhe medikamente bazë, që lidhen me punët e përmirësimit të bërë në reaminacion dhe në laborator. “ Spitali aktualisht është në funksion të plotë. I përballon të gjitha llojet e urgjencave , mesatarisht janë 70-80 të aksidentuar në ditë që paraqiten në reanimacionin e Politraumës.” – ka thënë për mediat Skënder Buci Shef i Urgjencës në Spitalin e Traumës.
Spitali më i madh i traumës në vend është vizituar sot nga ministri i Shendetsise Ilir Beqaj i cili premtoi më shumë fonde dhe investime për sistemin shëndetësor terciar duke nisur nga një janari dhe në vijim. Beqaj garantoi blerjen e një skaneri të dyte brenda 6 mujorit të parë të 2014. “ Spitali ku jemi këtu brenda një janarit i bashkohet skemës së përgjithshme të funksionimit të spitaleve që do të financohen nëpërmjet ISKSH-së. Preh dy tre ditësh kemi filluar të lëvrojmë edhe një sasi barnash me vlerë rreth 150 mijë dollarë të cilat do të jenë të domosdoshme për të garantuar një funksionim normal deri në javët e para të vitit sa me buxhetin e ri dhe me procedurat e reja të prokurimit të mundet pastaj ti rikthehemi një normaliteti të domosdoshëm edhe në spitalin qendror universitar Nënë Tereza ne keki arritur të garantojmë një furnizim me barna me një vlerë rreth 900 mijë dollarë ashtu siç pjesa dërrmuese e paisjeve ekzaminuese skanera , rezonanca janë në punë. Prej dy tre ditësh edhe skaneri i Pediatrisë është në punë. Ne kemi një disbalancë në shërbimin spitalor në Shqipëri. Ne po përpiqemi që në radhë të parë ti fuqizojmë spitalet rajonale me paisje ekzaminuese, me barna , por edhe duke plotësuar disa oshllëqe që praktikisht ekzistojnë edhe në personel mjekësor në mënyrë që të mund të bëjmë shumë më tepër për kujdesin shëndetësor atje ku janë spitalet rajonal. Ngritja e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës do të ndihmojë në optimizmin e e rrjetit të shërbimit spitalor”, tha ministri. Beqaj tha se ka akorduar dhe një fond emergjence në vlerën 150 mijë euro për blerje barnash dhe reagentë për furnizimin e spitalit deri në çeljen e buxhetit të ri.
Arsim
Shqiptarët, të tretët me arsimim
Në raportin vjetor të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) theksohet se sllovenët mesatarisht janë të shkolluar 11,7 vjet, malazezët, 10,5, e banorët e Shqipërisë 10,4, të Serbisë, 10,2, e të Kroacisë 9,8 vjet. Banorët e Bosnjë e Hercegovinës janë më pak të arsimuar, mesatarisht vetë, 8. 3 vjet.
Gjimnazistët në Novi – Pazar nuk duan ta mësojnë serbishten
Ka disa ditë që nxënësit e Gjimnazit në Novi – Pazar po heshtin gjatë zhvillimit të mësimit në gjuhën serbishte. Në këtë mënyrë ata po kundërshtojnë këtë gjuhë dhe po kërkojnë që në vend të saj të mësohet gjuha boshnjake, njofton B92. Kërkesën për mësimin e gjuhës boshnjake ata e mbështesin në një dokument të nëntorit të këtij viti sipas të cilit minoriteteve u lejohet mësimi në gjuhën e vet. Pas këtij akti të nxënësve nuk ka munguar as reagimi zyrtar i Beogradit. Madje, nga atje, në Sanxhak ka shkuar edhe një si kërcënim: “Gjuha serbishte nuk bën të konsiderohet gjuhë huaj”, ka thënë ministri serb i Arsimit Tomislav Jovanoviq, i cili megjithatë i ka lutur prindërit e nxënësve që të ndikojnë te fëmijët e tyre për të ndryshuar mendje e qëndrim.




