Gjirokastër, digjet automjeti, mister shkaqet

Një automjet është përfshirë nga flakët në Urën e Kardhiqit në Gjirokastër. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje si dhe shkaqet.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga momenti i djegies së automjetit, pronari i të cilit nuk dihet ende. Burime nga vendngjarje raportojnë se automjeti është shkrumbuar.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të shaqeve të zjarrit./BW

Share it :