Breshëri automatiku mbi makinën me gjashtë veta, pesë të plagosur

Elton Qyno

Tre persona të maskuar pritë të armatosur në aksin rrugor Pukë-Shkodër

Sulmi nga pesë metra. Shoferi: I pandeha se ishin pasagjerë,po na sulmuan

 

Foto 1

“I mendova për udhëtarë, por kur pashë flakën nga grykat e automatikut, e kam prerë timon fort dhe i dhashë shpejt makinës. Kunati më thiri… Ec se mbaruam;”-ky ka qënë momenti ku anëtarët e dy familjeve u sulmuan nga tre persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në orën 07:00 të mëngjesit tek kthesa e Vrithit, plot 30 km larg qytetit të Shkodrës, ku një automjet tip “Opel Korsa” është sulmuar me breshëri automatiku, pasi drejtuesi i mjetir ka refuzuar ti ndalojë pritës së ngritur nga banditët. Si pasojë e plumbave, kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre dhe dy fëmijë, ku njëri ndodhet në gjëndje të rëndë, dhe se ka rrezik për prerjen e krahut. 5-vjeçarit, Eris Xhaferi plumbi i ka prekur krahun dhe se i ka këputur një pjesë të mishit që mbulon kockën. Aktualisht mjekët e spitalit ushtarak po bëjnë të pamundurën për përmirësimin e gjëndjes së 5-vjeçarit dhe shmangien e prerjes së krahut. Ndërkohë që katër anëtarët e tjerë të familjes janë jashte rrezikut për jetën. Në këtë sulm kanë mbetur të plagosur shtetasit Valbona Kopani me bashkëshortin e saj Astritin dhe djalin Armando, 9-vjeç si dhe Mirjeta Xhaferri me djalin 5 vjeç, Eris Xhaferri.

Sulmi nga 5 metra

Gjashtë personat që ndodheshin brenda në makinë janë përballur nga një sulm me armë prej 5 metra lartësi. Tre persona që qëndronin njëri në mes të rrugës dhe dy të tjerë anash saj, kanë hapur zjar menjëherë pasi vunë re se drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar të ndalojë. Grabitësit ishin veshur tërësisht me të zeza, dhe se në rrugë nuk kishin vënë asnjë barrikadë. Dy motrat Valbona Kopani dhe Mirjeta Xhaferi, së bashku me burrat dhe fëmijët e tyre, udhëtonin në të njëjtin automjet. Ato ndodheshin në sediljen e pasme, ndërsa dy burrat dhe fëmija 5-vjeçar ndodhej përpara. Sapo kanë dalë nga kthesa e Vathit, mjeti ata janë përballur me grykat e tre automatikëve. Breshëritë e armës,kanë sjellë lemeri në ambjentin e makinës, ku fëmijët gratë dhe burrat bërtisnin, si pasojë e plumba që çponin kabinën e makinës dhe hynin në trupat e tyre. Mësohet se autorët kanë dashur të shpojnë gomën e parë të makinës, por pasi nuk ia kanë dalë me shenjestrën, kanë vendosur të qëllojnë mbi automjet pa marrë parasysh se brenda në makinë kishte fëmijë dhe gra. Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi për rreth 20 kilimetra dhe më pas ka kryer një telefonatë, duke kërkuar ndihmën e policisë dhe të një ambulance, pasi nuk ishte në gjëndje të vijonte udhëtimin, pasi njëra nga gomat kishte dalë jashtë përdorimit. Në ndihmë të tyre ka shkuar dhe policia e Shkodrës, e cila pas marrjes së njoftimit ka ndërmarë një operacion të gjerë për arrestimin e personave që mendohet se kanë kryer pritën në rrugë.

Nga Shkodra në Tiranë

Si pasojë e gjëndjes së rënduar, spitali i Shkodrës i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas i ka përcjellë të plagosurit në drejtim të spitalit Ushtarak. Rreth orës 08:00 të gjithë të plagosurit kanë qënë në Tiranë, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Pesë të dëmtuarit kanë marrë plumba në pjesën e duarve dhe këmbve, duke mos pasur probleme serioze për jetën. Ndërkohë që vetëm, 5-vjeçari Eris Xhaferi ka marrë një plagë të rëndë në krah, ku mjekët thonë se plumbi i ka këputur një sasi të konsiderushme mishi, i ka çarë arterien si dhe i ka dëmtuar rëndë kockën. Pritet që në ditët në vijim pas skanimit të vendoset nëse fëmija do e mbajë krahun ose jo. Gjendja e tij për momentin është e stabilizuar dhe në dinamikë do ndiqet në vijim. Përsa i përket babait të fëmijës, ai ka marrë dy predha në krahun e djathtë, por s’ka dëmtime të organeve jetësore dhe gjendja e tij është e stabilizuar. Po ashtu, edhe mamaja e fëmijës ka marrë një plumb, që nuk i ka dëmtuar organet jetësore, ndërsa tezja e fëmijës ka një frakturë në kra. Rreth kësaj ngjarje policia dhe prokuroria e Shkodrës janë duke hetuar me qëllim arrestimin e autorëve, por që në fakt deri mbrëmjen e djeshme askush nuk ka rënë në pranga.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :