Që të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të tregojmë kujdes ndaj kalorive të tepërta nëse duam të kemi një fizik dhe një bark të sheshtë. Ajo që nuk dimë është se disa yndyra mund të na ndihmojnë të ulim barkun para se të veshim rrobat e plazhit dhe bëhet fjalë për disa yndyra të mira. Siç thuhet në një studim të fundit të raportuar nga revista “Diabetes Care”, ndër ushqimet që ndihmojnë për uljen e barkut, është vaji i ullirit, avogadoja, lajthia, fara luledielli etj. Ndaj nëse duam të humbim peshë, duhet ti konsumojmë këto elementë afro gjysmë ore para se të hamë ushqim, pasi na ndihmojnë në krijimin e një ndjesie ngopje, çka çon në zvogëlimin e sasisë së ushqimit që hamë gjatë vakteve kryesore. Një tjetër element i rëndësishëm është çaji jeshil i cili redukton yndyrën në zonën e barkut në mënyrë të ndjeshme, ndaj këshillohet të pihet rregullisht. Gjithsesi sugjerohet që paralelisht me këto element ushqimor, do të ishte mirë të ecni apo ti jepnit biçikletës, qoftë edhe gjysmë ore në ditë.
Si mund ta fshehësh barkun?
Nëse barku yt nuk të pëlqen dhe ndihesh në siklet për këtë, mos u shqetëso. Fillimisht duhet të dish që është një problem i shumicës dhe se kthehet në një problem vetëm nëse ti e sheh si të tillë
Rregulli i parë është të shmangësh të gjitha veshjet e ngushta që të bëjnë të ndihesh si e zënë në kurth. Duhet të kamuflosh dhe jo të vësh në dukje. Modeli i duhur për ty është ai me prerje të ngushtë sipër dhe i gjerë më poshtë. Në këtë mënyrë e fshihni barkun dhe vini në dukje dekoltenë. Gjithashtu në ndihmë të vijnë edhe trikot ose jelekët e gjatë të cilat ju zgjasin figurën dhe ju fshehin rrumbullakësinë. Për sa i takon dizajnëve të bluzave është mirë që nëse ke pak bark, të përdorësh bluza me vija vertikale të cilat hollojnë pamjen. Shmangni gjithnjë bluzat e shkurtra. Të përsosura janë këmishat që nuk janë të ngushta te barku. Mund të zgjidhni edhe një model të gjatë me shpinën e zbuluar, ose me një dekolte të hapur që bie në sy. Kujdes të madh duhet të bëni edhe në zgjedhjen e copës. Nëse nuk zgjidhni të duhurën ajo bën që barku të bjerë më shumë në sy.
Produktet që ju shpëtojnë nga kilet e tepërta
1. Kosi: Personat të cilët konsumojnë tre here në ditë kos me proteina të larta dhe pak sheqer, kanë një trup më të shëndetshëm dhe elegant.
2. Djathi: Njihet si armiku më i madh në procesin e dobësimit. Por djathi me pak kalori i shoqëruar me biskota pa sheqer, me pak kalori, ju ndihmon të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë.
3. Kanella: Përdorimi i kanellës mbi tërshërën e konsumuar në mëngjes apo mbi tostin me drithëra do të pengojë rënien e sheqerit pasdite dhe në të njëjtën kohë do të parandalojë rritjen e insulinës.
4. Grejpfruit: Në një analizë të realizuar në Gjermani, konsumimi i gjysmë Grejpfruit para çdo vakti ose pirja e lëngut të Grejpfruit tre here në ditë, ndihmon në humbjen e kilogramëve.
5. Tërshëra: Të jep ndjesinë e ngopjes dhe fryrjes. Një tas me miell tërshëre ndikon në mbajtjen në trup të 3 gotave me ujë.
6. Molla: Ndikon në aktivizimin e zorrëve.
7. Shalqiri: Një tas me shalqi të pasur me ujë dhe vitaminë C përmban vetëm 80 kalori.
8. Sardelet: Sardelja është produkti më i shëndetshëm dhe shoqëruesi më i mirë në procesin e dobësimit. Para së gjithash sardelja është një produkt i mbushur me proteina dhe zotëron veçorinë e ekuilibrimit të sheqerit në gjak. Ju ndihmon të rinovoni metabolizmin.
9. Kungulli: Është një nga produktet më të mira që ndihmon në dobësim. Veçanërisht kungujt e mbajtur në trajtë konserve për një kohë të gjatë, janë të pasur me fibra dhe përmbajnë 40 kalori. Në bazë të të dhënave të marra nga studime të ndryshme, fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe ndihmojnë në kontrollimin e peshës trupore.
10. Kajsi e thatë: Kajsia e thatë është një nga ata ushqime që mund ta konsumoni kur të doni dhe ku të doni. Konsumimi i 6 kajsive në ditë ndihmon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju jep ndjesinë e ngopjes.
11. Boronicat: Si një nga ushqimet më popullore të kohëve të fundit, boronicat janë edhe me pak kalori, por edhe të shëndetshme. Boronicat që mund t’i mbani në çantë janë ideale për të kaluar krizat e urisë.
12. Hudhra: Hudhra do të mbrojë mëlçinë nga lëndët toksike dhe si rezultat i qetësimit të mëlçisë edhe dobësimi do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë.
13. Mushmollat: Mushmollat i japin trupit vitaminën B5. Vitamina B5 zotëron veçorinë e rritjes së kapacitetit të djegies së yndyrës dhe për këtë arsye duhet të përdoret gjatë dobësimit.
14. Rrushi i thatë: Vitamina C në trajtë koncentrati e gjendur tek rrushi i thatë do t’ju ndihmojë dhe lehtësojë rrugën e dobësimit.
15. Angjinaret: Angjinaret janë të pasura me potasium, kalcium, magnez, vitamina A, B1 dhe C. Mbron mëlçinë nga intoksinimi i krijuar nga ilaçet apo alkooli . Është një produkt i cili ndikon në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve. Mund të përmbajë veçori të cilat ndihmojnë në ekuilibrimin e oreksit dhe në tretjen e ushqimit. Ky ushqim i shijshëm që pastron trupin dhe veçanërisht mëlçinë është i dobishëm dhe në djegien e yndyrës.
Vera na bën të ndihemi më të bukur
Stina e verës jo vetëm na karikon me më shumë energji, por gjithashtu bën që të na duken më tërheqës njerëzit që na rrethojnë. Ky përfundim u arrit nga një anketim origjinal, i realizuar në një faqe të njohjes së njerëzve në mënyrë virtuale. 2 mijë përdoruesve të “Match.com” iu kërkua që të zgjidhnin midis dy fotove të të njëjtit person, se ku ai ngjante më bukur dhe imazhet ishin realizuar njëri në verë dhe tjetri në dimër. Një shumicë dërrmuese, prej 73% e pjesëmarrësve në këtë anketim, zgjodhën si foton më tërheqëse atë të bërë në stinën e verës. Pyetjes se në cilën stinë ndihen më tërheqës, 82% e femrave iu përgjigjën me verën dhe gjithashtu me shumicë prej 65%, kjo përgjigje u dha edhe nga gjinia tjetër. Sipas drejtuesve të anketimit, është fuqia e diellit, përmirësimi i motit dhe pushimet që përgjithësisht i bëjnë njerëzit të kenë një vetëbesim dhe entuziazëm të shtuar në periudhën e verës.




