Ervin Kaduku
Fokusi i vlerësimeve të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) është i dyfishtë, për të vlerësuar stabilitetin e sektorit financiar dhe kontributin e tij potencial për rritjen dhe zhvillimin ekonomik
Sistemi financiar shqiptar pritet të kalojë në “skanerin” e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Një ekip me specialistë të këtyre dy institucioneve pritet të mbërrijë në Shqipëri më 17 korrik për të analizuar të gjithë sistemin financiar, me ftesë zyrtare nga ana e qeverisë shqiptare. Ky fakt është konfirmuar dje nga burime zyrtare të ministrisë së Financave. Sipas tyre, fokusi i vlerësimeve të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) është i dyfishtë, për të vlerësuar stabilitetin e sektorit financiar dhe kontributin e tij potencial për rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Bazuar në këtë program, shqyrtohet qëndrueshmëria e sistemit bankar dhe sektorëve të tjerë financiare, norma dhe cilësia e bankës, sigurimeve dhe mbikëqyrjen e tregut financiar ndaj standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe aftësia e mbikëqyrësve. Sipas burimeve, ky projekt-analizë kryhet në të gjitha vendet anëtare të këtyre institucioneve financiare. Analiza e fundit për sistemin financiar shqiptar është bërë në vitin 2005. Ky “skanim” i sektorit financiar është mjaft i rëndësishëm për të bërë një diagnostikim të plotë të shëndetit financiar dhe makroekonomik të ekonomisë tonë.
Reforma
Vetëm pak ditë më parë, në një dalje publike, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi se, në këto kushte, është mjaft e rëndësishme që, bashkë me ekzaminimin, të bëhemi gati edhe për këtë reformë të madhe, siç është rregulli fiskal. Sipas Fullanit, ky rregull do të japë një garanci të shtuar për tregjet, do t’i “vendosë një kapak” borxhit, do të garantojë konsolidimet afatmesme dhe do të japë transparencë të shtuar për tregjet e brendshme dhe të jashtme.
Ndërkohë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar të deklarojë në mënyrë të përsëritur nevojën e një auditimi ndërkombëtar të financave publike. Nuk kuptohet se çfarë kupton me këtë deklaratë të tij zoti Rama, ndërkohë që auditimi ka qenë një praktikë e përhershme e qeverisë shqiptare të paktën këto tetë vitet e fundit, duke qenë se Shqipëria asnjëherë nuk ka dalë nga anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Në të kundërt, nga ana e institucioneve financuese në vartësi të tyre ka vijuar kreditimi i butë për projekte të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, ashtu sikurse ka vijuar bashkëpunimi shumë i ngushtë me personalitetet përfaqësuese të këtyre institucioneve.
Guvernatori: Rregulli fiskal
Vetëm pak ditë më parë, në një dalje publike, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi se, në këto kushte, është mjaft e rëndësishme që, bashkë me ekzaminimin, të bëhemi gati edhe për këtë reformë të madhe, siç është rregulli fiskal. Sipas Fullanit, ky rregull do të japë një garanci të shtuar për tregjet, do t’i “vendosë një kapak” borxhit, do të garantojë konsolidimet afatmesme dhe do të japë transparencë të shtuar për tregjet e brendshme dhe të jashtme.
Egjipti dhe zgjedhjet, hije mbi prenotimet turistike të shqiptarëve
Agjencitë turistike kanë anuluar turet për në Sharm el Sheik. Vendimi është marrë dy ditë më parë, pas ndërhyrjes së ministrisë sonë të Jashtme, për shkak të situatës së tensionuar në Egjipt. Operatorët turistikë kanë nxjerrë lajmërimin në sitet e tyre online, ku thuhet se “charter”-i për në Sharm el Sheik është anuluar. Edhe pse ministria kishte njoftuar shqiptarët të evitonin fluturimet drejt këtij shteti në kaos civil, në avionët “charter” që do të niseshin në korrik, nuk kishte asnjë vend të lirë.
Në kushtet kur Egjipti nuk është më destinacion pushimesh dhe çmimet për në Turqi apo Greqi nuk kanë ulje të ndjeshme, a mund të përfitoje turizmi vendas nga kjo situatë? Drejtuesit e Shoqatës së Turizmit nuk janë shumë optimistë, ndërsa renditin problematika pa fund të pushimeve në vend.
Përtej destinacioneve që zgjedhin shqiptarët për këtë verë, një gjë është e sigurt: turizmi parashikohet të sjellë të ardhura më të ulëta. Edhe pse zgjedhjet mbaruan, shpejt sërish zhvillimet e mëtejshme politike po mbajnë peng administratën shtetërore apo ata që aspirojnë të zënë një vend pune. Shtoji këtyre faktorëve edhe krizën ekonomike, operatorët turistike flasin për një ulje të pritshme në masën 30 për qind të prenotimeve turistike për këtë vit.




