Mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Florenc Drizari

kqzKQZ u kërkon partive politike tabelat origjinale të rezultateve për Lezhën, PS rrezikon mandatin e 3-të

Administrata: Qendrat e votimit 07051, 0708, 0708/1, 0725, 0762, 0763, 0764, 0765, 0769, 0770, në KZAZ 13 në Lezhë, nuk ka depozituar kopjet e origjinalit të tabelave të rezultatit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi partive politike tabelat origjinale të rezultateve për Qarkun e Lezhës në mënyrë që të bëjë shumatoren dhe të dalë në një rezultat përfundimtar për këtë zonë. Thirrja e KQZ-së ndaj subjekteve politike nuk është e detyrueshme ndaj këtyre të fundit, pasi pjesë e këtij detyrimi sipas kodit zgjedhor janë anëtarët e KZAZ-ve për t’i dorëzuar tabelat e rezultateve në komisionin më të lartë të administrimit zgjedhor në vend, por parregullsitë e vërejtura nga organi zgjedhor në 10 zona në Qarkun e Lezhës, bëjnë të pamundur daljen në një rezultat përfundimtar. Një ditë më parë përfaqësuesit politik në KQZ debatuan ashpër për vonesat e nxjerrjes së rezultateve në Lezhë dhe parregullsitë e vërejtura nga ana e administratës. Administrata e KQZ-së konstaton se në 10 qendra votimit në Lezhë janë manipuluar rezultatet, ndërkaq, sipas përllogaritjes së këtyre shifrave Partia Socialiste rrezikon të humbasë mandatin e tretë në këtë zonë.

VENDIMI I KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e  ditës djeshme shqyrtoi projektvendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Lezhë”. Pas debateve të shumta mes përfaqësuesve të subjekteve politike dhe anëtarëve të KQZ-së, komisioni vendosi të shtyjë miratimin e tabelave të rezultateve për qarkun e Lezhës pasi KZAZ nr. 13, për Qendrat e Votimit nr. 0705/1, 0708, 0708/1, 0725, 0762, 0763, 0764, 0765, 0769 dhe 0770 nuk ka depozituar në KQZ kopje origjinale të tabelave të rezultateve. Për këto arsye Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje anëtarëve të KZAZ-së nr. 13 dhe subjekteve politike që të depozitojnë pranë KQZ-së tabelat origjinale të rezultateve ose fletët karbon të tabelave origjinale të rezultateve.

DEBATET NË KQZ

Mbledhja e djeshme e KQZ e cila zgjati për më tepër se dy orë u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza mes përfaqësuesve politik të PD, PS dhe LSI. Përfaqësuesi ligjori PD-së,Niazi Kosovrasti tha se manipulimet e komisionerëve në zonën zgjedhore numër 13 kanë bërë të mundur që PD-ja të humbasë një mandat në Lezhë, ndërsa përfaqësuesit ligjor të PS, LSI kërkuan miratimin e tabelave të rezultateve të ardhura në KQZ dhe më pas verifikimi i tyre ose ankimimi ka rrugë të tjera dhe afate shtesë ku mund të ndiqen.

ADMINISTRATA E KQZ

Gjatë shqyrtimit të projekt-aktit “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Lezhë”, administratat e KQZ argumentoi se në 10 qendra votimi janë konstatuar manipulime të shifrave dhe për këtë, sugjeroi mos miratimin e tabelës përfundimtare për këtë qark zgjedhor, deri në përllogaritjen e rezultatit duke iu referuar tabelave origjinale, tabela të cilat i disponojnë edhe partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 23 qershorit. Për këtë përfaqësues të administratës së KQZ – së argumentuan se “ nga verifikimi i tabelave të rezultateve në KZAZ-në 13 rezultuan se qendrat e votimit, 07051, 0708, 0708/1, 0725, 0762, 0763, 0764, 0765, 0769, 0770, kjo KZAZ nuk ka depozituar kopjet e origjinalit të tabelave të rezultatit.  Nga verifikimi i këtyre tabelave rezulton se janë fotokopje të tabelave të rezultatit të qendrave të votimit dhe këto tabela kanë vetëm një vulë KZAZ-je. Gjithashtu rezulton se në këto tabela ka fshirje, ka korrigjime, ka ndryshime rezultatesh për disa subjekte zgjedhore.  Rezultati i votave për subjektet në tabelat e fotokopjuara në këto 10 qendra votimi rezulton që është i ndryshëm nga rezultati në të cilin operatori në KZAZ ka dërguar dhe ka hedhur në bazën e të dhënave të KQZ-së. këto 10 zona rezultojnë me të dhëna të ndryshme nga baza e të dhënave që ka ardhur në KQZ. Në këto kushte KQZ nuk mund të marrë për bazë këto 10 tabela të këtyre 10 qendrave të votimit pasi në bazë të nenit 123 të kodit zgjedhor KQZ duhet të bëjë korrigjimin e shifrave në bazë të tabelave origjinale të grupeve të numërimit. Këto duke qenë se janë thjesht fotokopje dhe fshirje të rezultatit, KQZ nuk mund t’i konsiderojë si tabela të vlefshme origjinale të grupeve të numërimit. Kështu që në këto kushte kemi një rezultat nga 258 QV që ka Lezha, kemi rezultat vetëm për 248 qendra votimi. Për 10 QV këto tabela konsiderohen të pavlefshme”.

 

 

 Rezultati i ri ndryshon raportet në Lezhë 4 me 3 për PD-në

Nëse në KQZ vërtetohen shkeljet e komisionerëve në Qarkun e Lezhës, KZAZ numër 13, ku pretendohet se janë manipuluar rezultatet në 10 qendra votimi, atëherë sipas shifrave të reja pritet të ndryshojë në favor të Partisë Demokratike. Sipas rezultateve paraprake, në Parlamentin e ri PS do të kishte në Parlament tri mandate deputetësh, Mimi Kodhelin, Armando Prengën dhe Arben Ndokën, ndërsa PD-ja Aldo Bumçin, Gjovalin Kadelin dhe Albina Dedajn. Kurse mandati i 7-të në qarkun e Lezhës fitohet nga LSI, nga kandidatja Monika Kryemadhi. Në rezultatet e publikuara sipas PD-së në këtë qark rezultojnë se 10 qendra votimi janë manipuluar nga KZAZ-ja Nr. 13 dhe që, sipas tyre, rezultati real prodhon 4 mandate në favor të PD-së dhe vetëm 2 për Partinë Socialiste. Sipas përllogaritjeve të PD-së, pritet që nga PS të hiqet mandati i Arben Ndokës, që do t’i kalojë demokratit Vasil Bicaj.

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :