Ne konsumojmë produkte ushqimore të cilat jo vetëm nuk sjellin asnjë dobi për shëndetin, por mund ta dëmtojnë atë. Janë disa hile që fshihen pas produkteve që konsumojmë. Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon për produktet të cilat duhet t’i mbajmë sa më larg tryezës tonë.
Po rendisim disa të cilat janë edhe më të përdorurat në tryezat tona.
- Buka e bardhë dhe të gjitha produktet që bëhen me miell të bardhë!
Këto ushqime si byrekët në rrugë, kruasanët etj. janë relativisht të lira, të bollshme dhe të shumëllojshme. Por të jeni të sigurt se prodhimet e miellit të bardhë mund të jenë nga kontribuuesit më të denjë në mbipeshën e sotme dhe në një sërë sëmundjesh që vuan dhe do vuaj shoqëria jonë.
Këshillë:Nëse doni të gëzoni shëndet kërkoni ushqime të cilat grurin e kanë të plotë, të pazhveshur nga lëvorja dhe endospermi, siç është buka e zezë dhe makaronat integrale. - Kripa e përpunuar ka humbur elementin më të dobishëm të saj për njeriun që është jodi i detit dhe i tokës. Përbërës të tillë si Monosodium glutamate (MSG), dhe kripa e përpunuar shpesh janë të fshehura me emërtime të tjera në etiketat e ushqimeve dhe nuk arrijmë dot ti dallojmë. MSG është një lloj kripe kimike e cila përmirëson shumë shijen e ushqimit. Konsumi i rregullt i kësaj substancë është lidhur me shkaktimin e dhimbjeve të kokës, problemeve të zemrës, dëmtimeve të trurit etj.
Këshillë: Më e mira që mund të bëni është t’i qëndroni besnikë kripës së papërpunuar.
- Pijet e gazuara, “light” ose “zero”, të cilat ëmbëlsohen me lëndë kimike artificiale.
Një nga idetë më të gabuara në shoqërinë tonë është ajo se pijet e gazuara “light” janë më të shëndetshme sesa ato të zakonshmet. Në këto pije përdoren ëmbëltues si aspartame, suchraloze dhe saccharine të cilat vërtetë ulin kaloritë e këtyre lëngjeve, por efekti që këto substanca kanë në shëndetin tonë nuk është ende i qartë. Debati është i hapur dhe janë të shumtë burimet që vënë alarmin së këto kimikate janë tepër toksike për qeliza të ndryshme të trupit tonë.
Përveç efektit të dyshimtë që mund të kenë në organizmin tonë, këto pije mund të shkaktojnë mbipeshe, edhe pse qëllimi i krijimit të tyre është krejt i kundërti! - Shurup misri i pasur në fruktoze (High-fructose corn syrup), është quajtur edhe ndryshe: “vrasësi i heshtur”!
Është një ëmbëltues që përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore dhe renditet në listën e përbërësve të shënuar në ambalazhin e ushqimit. Ky produkt ushqimor është i lidhur ngushtë me rritjen e obezitetit, dëmtim të trurit, ulje të shkathtësisë mendore dhe madje me helmimin nga mërkuri. Ky shurup mund të përdoret në prodhime buke, drithëra, lëngje, karamele, e shumë e shumë produkte të përpunuara.
Këshillë: Hidhini një sy listës së përbërësve për çdo ushqim të ambalazhuar që blini! - Pjesa dërrmuese e vajrave vegjetale dhe margarinat.
Lufta që i është hapur yndyrave të ngopura ka bindur miliona njerëz se vajrat bimore janë të gjithë të shëndetshëm dhe duhet të përbëjnë zgjedhjen primare të konsumatorit, sidomos atyre që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Më e shumta e vajrave bimore prishen shumë shpejt nga drita, ajri dhe nxehtësia, gjë që do të thotë se ato kthehen në toksike dhe mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje të zemrës.
Zgjedhja më e mire: Vaji i ullirit ekstra i virgjër, gjalpi bio i bagëtisë së ushqyer ekskluzivisht me bar dhe ushqim natyral dhe ndoshta vaji i arrës së kokosit!
5 shenjat që paralajmërojnë diabetin
Studiuesit paralajmërojnë gjendjen alarmante të diabetit, duke pohuar se një në pesë njerëz mbi 20 vjeç kanë simptoma të paradiabetit. Një pjesë e kësaj kategorie janë të predispozuar të preken nga diabeti i llojit të dytë, nëse brenda dhjetë viteve të ardhshme nuk humbin në peshë duke kufizuar sasinë e karbohidrateve të sheqerit. Pavarësisht se simptomat që shkaktojnë diabetin janë të njohura gjerësisht nga të prekurit, ato neglizhohen. Këto janë pesë shenjat “e fshehura” që paralajmërojnë diabetin. Për t’i paraprirë zhvillimit të këtij problemi, duhet nënshtrimi i dietave dhe testimeve më të hollësishme
- Përgjumje pas ushqimit. Ky është një reagim i natyrshëm i trupit pas një vakti me tepricë karbohitratesh, por mund të jetë gjithashtu një sinjal i trupit se dieta juaj po ju kalon në diabet.
- Dëshirë për të ngrënë edhe kur nuk je i uritur. Një shenjë e tillë mund të jetë shqetësuese dhe treguese se trupi juaj është në fazat e para të ndeshjes në probleme në administrimin e glukozës.
- Mosfunksionimi i dietës. Kur trupi i nënshtrohet një diete të fortë dhe rezultatet janë të pakta, mund të jetë gjithashtu një shenjë e zhvillimit të hershëm të diabetit, sepse përballë problemeve në shpërndarjen e glukozës në qeliza, trupi priret të ruajë më fort depozitat e tij alternative të energjisë, dhjamin. Megjithatë, mos u dëshpëroni, edhe rrëzimi i 3-4 kileve redukton shanset e prekjes nga diabeti i llojit të dytë me 60%.
- Grumbullimi i shëndetit në një pjesë të trupit. Obeziteti është rreziku numër një i diabetit të llojit të dytë, por nëse shëndeti juaj është më i përhapur, keni më pak shanse të prekeni nga sëmundja se sa ata që shtojnë kile po në të njëjtin vend, kryesisht në zonën abdominale.
- Hipertensioni. Shumë persona me tension të lartë shqetësohen më shumë për shëndetin e tyre kardiovaskular, por nivele të larta të tensionit, bashkuar me luhatje të panatyrshme në nivelin e triglicerideve e kolesterolit janë një shenjë e qartë e zhvillimit potencial të diabetit në të ardhmen.
Jodi, zgjidhja për tiroidet
Peshq, molusqe, krustace, alga dhe fruta e perime që kultivohen pranë detit. Këto janë ushqimet që shërojnë tiroidet. Jodi që këto ushqime kanë në përbërjen e tyre, mbron gjëndrën nga sëmundjet. Nuk është rastësi që banorët e zonave bregdetare, të cilët ushqehen me peshk, kanë nivelin më të ulët të njerëzve të sëmurë nga tiroidet. Ky është përfundimi i konventës “Mjedisi dhe tiroidet: deti, jodi dhe rrezatimi”, mbajtur në Romë së fundmi.




