Info/kult

brauchtum_kultur

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ditët e filmit dokumentar në Ulqin

 

Është filmi “Anija e ëmbël” e Daniele Vicarit që hap sonte në mbrëmje në Ulqin “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar”. Prej datës 5-7 korrik në Molin e Madh në Ranë, janë ditët që do t’i kushtohet prezantimit të filmit të shkurtër dhe dokumentar nga trevat shqiptar. Është shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” që janë kujdesur për këtë organizim që vjen për herë të parë, si pasarelë verore për njohjen e produksioneve të fundit të kinemasë shqiptare nga gjithë trevat. Për tri net do të shfaqen rreth 8 filma.

Më së shumti janë emra të njohur të kinemasë në Shqipëri e Kosovë si filmat me regji të Ilir Butkës, Mevlan Shanajt, Blerta Zeqirit etj. Ditën e parë të aktivitetit do të shfaqet filmi “La nave dolce” me regji të regjisorit italian, Daniele Vicari, por me bashkëprodhim shqiptar. Një film, i cili i kushtohet eksodit shqiptar të vitit 1991 dhe në veçanti anijes “Vlora” dhe që është vlerësuar me çmimin “Pasinetti” në edicionin e 69-të të Festivalit të Filmit në Venecia.

Gjatë Ditëve të filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar, do të marrin pjesë regjisorë, producentë dhe kritikë të filmit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, të cilët do të diskutojnë mbi zhvillimet e filmit shqiptar dhe problemet e tij sot.

 

Një njeri i thjeshtë i ligjit, si u bë një legjendë e drejtësisë

Nga regjisori Gore Verbinski, nga producenti Jerry Bruckheimer e nga skenaristët Justin Haythe, Ted Elliott e Terry Rossio dhe aktorin Johnny Depp, të gjithë bashkë grupi që ka realizuar sagën e suksesshme “Piratët e Karaibeve”, vjen një aventurë që ka për protagonist heroin e maskuar Lone Ranger. Një hero i njohur në mbarë Amerikën dhe me një histori gati 80 vjeçare në libra, radio, televizion dhe kinema. Teksani i perëndimit që lufton kundër çdo padrejtësie, i shoqëruar nga luftëtari Tonto (interpretuar nga Johnny Depp), një Indian i Amerikës, i aftë dhe lakonik që është krahu i tij i djathtë. Është pikërisht ai që tregon historinë e shndërrimit të John Reid (Armie Hammer), nga një njeri i thjeshtë i ligjit në një legjendë të drejtësisë duke udhëhequr kështu publikun në një udhëtim jashtë kontrollit, plot me befasi, humor të mprehtë.

“The Lone Ranger” filloi projeksionet amerikane më 3 korrik dhe njëherësh me to fillojnë edhe projeksionet shqiptare. “The Lone Ranger” lindi si një shou radiofonik në vitet 30 dhe më pas u kalua në një shou televiziv me aksion, duke siguruar shumë sukses në vitet 50. Lone Ranger është shfaqur për herë të parë në janar të vitin 1933, për ËXYZ në Detroit, pra personazhi feston ditëlindjen e tij të 80-të këtë vit. Kështu ai lë pas Superman, që e ka bërë debutimin e tij në vitin 1938. Idea për krijimin e këtij personazhi i takon pronarit të radios, Trendle George dhe shkrimtarëve James Jewell dhe Fran Striker. Ata menduan që kaubojit t’i shtonin edhe elementë të Zorros dhe Robin Hood në histori. Fillimisht mendohej që Ranger të ishte një hero i shëndetshëm që nuk pi duhan apo alkool dhe nuk përdor dhunë, me qëllim krijimin e një roli model. Lone Raner, ishte filmi uestern i parë për televizion dhe u bë një nga hitet e kanalit ABC, në vitin 1949. Ky është versioni ikonik i filmit me aktorët Clayton Moore si Lone Ranger dhe Jay Silverheels si Tonto. Sezoni i parë kishte 78 episode ndërsa i dyti 52 episode dhe i fundit ishte e gjatë me 39 episode. Më pas filmi televiziv u ndërpre me qëllimi krijimin e një sage kinematografike me këtë subjekt. Dy filma u prodhuan: “Ranger Lone” 1956 dhe 1958 u bë “Ranger Lone and the lost City of Gold”. E duke iu kthyer filmit të këtij viti, Verbinski dhe studio e përshkruajnë me imazhe të gjithë historinë e John që nga fillimi e deri si arriti të mbante maskën e shndërruar në një legjendë, gjenezën e aventurave me Tonton dhe përse u shndërrua në një hero të vetmuar. Struktura narrative është e sofistikuar por as komplekse dhe as e cekët, por shërben për të veshur me nostalgji të gjithë historinë, një nostalgji që publiku i rritur e lidh pazgjidhshmërisht me titullin. Buxheti i filmit të këtij viti, i kalon 250 milionë dollarët, shifër për të cilën projekti fillimisht u ndërpre. Xhirimet e filmit u bënë në gjashtë shtete amerikane; Utah, Colorado, New Mexico, Arizona, Texas, dhe California. Ndërsa muzika e filmit i është besuar njërit prej mjeshtrave të muzikës, Hans Zimmer.

 

Presin restaurimin 14 filma

Pas restaurimit të bujshëm të filmit “Nëntori i dytë”, në pritje janë dhe 14 filma të tjerë shqitparë. Bëhet fjalë për filmat: “Ballë për Ballë” (Kujtim Çashku, Pirro Milkani, 1979); “Tomka dhe shokët e tij” (Xhanfise Keko, 1977); “Kapedani” (Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo, 1972) dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen” (Gëzim Erebara, Piro Milkani, 1967) etj, për të cilat është dhënë kohë pas kohe alarmi për gjendjen e tyre.

Restaurimi për këto filma do të kryhet mes bashkëpunimeve me të huajt, ku njëlloj si dhe restaurimi i filmit “Nëntori i dytë” edhe këto filma kanë shpresën se së shpejti do ti nënshtrohen këtij procesi shumë të rëndësishëm për jetëgjatësinë e tyre.

Ndërkaq që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP dhe pastaj për një publik më të gjerë. Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP), “Colorlab Corp” dhe Universiteti i Nju Jorkut në NY, pas restaurimit të parë dixhital dhe përshtatjen në anglisht të filmit artistik të regjisorit të njohur shqiptar, Viktor Gjika, “Nëntori i dytë”, prodhim i vitit 1982 bëri të mundur që ky film të shfaqej si premierë edhe në Amerikë, ndërsa filmi u shfaq si në Tiranë edhe Kosovë.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :