Masa e sigurisë zhvillohet në spitalin ushatarak. Ndrec Prendi, izolohet për 15 ditë
Një prokurori dhe një gjyqtari të rrethit të Laçit, i është dashur të udhëtojnë në drejtim të spitalit Ushtarak, ku dhe kanë zhvilluar masën e sigurisë ndaj dy vllezërve Arben dhe Florian Krosi, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, dhe shtetasit Ndrec Prendi. Dhomat ku mjekohet tre të plagosurit janë boshatisur nga policia, duke lënë brenda vetëm të dyshuiarit për vrasje, si dhe avokatët mbrojtës të tyre. Në seancën gjyqësore të improvizuar në spital, përfaqësuesit e prokurorisë kanë kërkuar caktimin e masës së sigurisë të arrestit në burg, ndaj dy vllezërve Krosi, pasi këta të fundit janë personat kryesorë të vrasjes së vllezërve Lekë dhe Pal Syziu. Nga ana tjetër, avokati mbrojtjës i dy vllezërve tashmë të plagosur ka kundërshtuar pretendimet e përfaqësuesit e akuzës, duke pohuar se klientët e tij kanë reaguar me armë, në kushtet e vetëmbrotjes së natyrshme pasi janë ndodhur nën trysninë e goditjes me armë nga pala tjetër. Avokati mbrojtës duke marrë shkak edhe nga gjëndja shëndetësore jo e mirë e dy vllezërve Krosi, I ka kërkuar gjykatës që të caktonte një masë më të butë sigurimi, pasi dy vllezërit do vajzdojnë të qëndrojnë ende në ambjentet e spitalit dhe nëse shëndeti I tyre përmirëoshet, ata nuk do kene më mundësi të kurohen rregullisht në ambjentet e burgut. Mirëpo këto pretendime u hodhën poshtë nga gjykata e Laçit e cila vendosi të caktojë masën e sigurisë arrest në burg, për dy vllezërit Arben dhe Florian Krosi. Ndërsa për sa i përket masës së shtetaist tjetër të plagosur, Ndrec Prendi, ky i fundit është lënë në burg 15 ditur.
Sherri për 60 mijë eurot
Sipas pretendimeve që prokuroria parashtroi gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë, Lekë dhe Pal Syziu, së bashku me dy vëllezërit e tjerë Arben dhe Florian Krosi, kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Shkak ka qenë dhënia e një shume financiare prej 60 mijë eurosh nga ana e vëllezërve Krosi tek dy vëllezërit Syziu. Kjo shumë është dhënë në formën e fajdeve dhe me një interes të vogël në përqindjen e kthimit, ndërkohë që si garanci dy vëllezërit Syziu kanë vendosur lokalin e tyre që ndodhet në qytetin e Laçit, përballë prokurorisë. Mirëpo kohët kanë kaluar, kur mes personave të sipërcituar kanë nisur divergjencat lidhur me mospagimin e kësteve të marrjes së fajdeve. Nisur nga kjo situatë mes tyre kanë filluar gërvishtjet e para, ku janë regjistruar kërcënime me jetë dhe më pas kanosje me armë. Si rezultat i këtyre përplasjeve të dyja palët një ditë para ngjarjes, kanë përfunduar së bashku në ambientet e komisariatit të Laçit, ku në prani edhe të efektivave të policisë kanë pranuar se kishin konflikte për arsye e mospagimit të kësteve. Nga dy vëllezërit Syziu është pranuar se kësti financiar nuk ishte paguar për arsyen e vetme se ata s’kanë pasur mundësi ekonomike. Ndërkohë, nga ana tjetër, vëllezërit Krosi kanë kërkuar marrjen e lokalit të dy vëllezërve duke pohuar se një gjë e tillë do të sillte edhe shlyerjen e borxheve. Nisur nga kjo situatë në parim të dyja palët para efektivëve të policisë kanë rënë dakord dhe më pas janë larguar nga komisariati, duke e lënë se në orët e mëngjesit do të takoheshin sërish për të marrë dhe dorëzuar lokalin.
Heqja e banakut
Megjithëse palët kishin gjetur konsensusin për sheshimin e borxheve mes njëri-tjetrit, duket se krimin e rëndë e ka sjellë një “shkëndijë” e vogël. Dy vëllezërit Syziu së bashku me dajën e tyre Ndrec Prendi, kanë vendosur të heqin nga lokali që në orët e para të mëngjesit të gjitha tavolinat si dhe banakun e lokalit. Pikërisht gjatë heqjes së tij kanë mbërritur në lokal dhe dy vëllezërit Krosi, të cilët kanë filluar të debatojnë rreth motiveve të largimit të banakut. Ata kanë kërkuar që në lokal asnjë gjë të mos prekej dhe se Syzinjtë do të dorëzonin çelësin e lokalit. Por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe mes tyre ka filluar një përplasje fizike. Më pas palët kanë dalë në rrugë, ku prej bagazheve të makinave kanë marrë automatikët kallashnikovë, duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e kësaj përplasjeje, janë plagosur rëndë tre persona, ndërkohë që dy vëllezërit Syziu kanë gjetur vdekjen, ku njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa tjetri në ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Ngjarja në Korçë, 23-vjeçari u qëllua nga dy 20-vjeçarë
I ngacmoi të dashurën, masakrohet me thikë
studenti nga Kruma, arrestohet dy autorët
Dy 20-vjeçarë nga Korça janë vënë në pranga pasi kanë plagosur rëndë me thikë një student të Universitetit të Korçës. Sipas burimeve zyrtare Bledar Shulleri dhe Bilbil Çela kanë plagosur studentin R. C nga Kruma, pasi pretendonin se ai kishte ngacmuar të dashurën e njërit prej tyre. “Te dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë dhe mjete të forta në pjesën e barkut duke i shkaktuar plagë të renda studentin R.C, 23-vjet,lindur dhe banues ne Krumë,Kukës, i cili studjonte në universitetin e Korçës. Nga hetimi i kësaj ngjarje mësohet se nëjri prej autorëve i ka pohuar studentin nga Kruma, se pse i kishte ngacmuar të dashurën. Pas kësaj kërkese llogarie, mes tyre ka nisur një konflikt fizik, ku dy 20-vjeçarët nga Korça kanë përdorur dhe thikat. 23-vjeçari është qëlluar disa herë në trup, ku është rrëzuar i përgjakur ndërkohë që dy shtetasit Bledar Shulleri dhe Bilbil Çela, janë larguar me vrap nga vendi i krimit duke u arrestuar më pas nga forcat e policisë së Korçës. Gjatë marjes në pyetje, ata kanë pranuar autorësinë e krimit duke treguar dhe motivet e sakta të ndodhjes së kësaj ngjraje. Sipas versionit të dy të rinjve korçarë studenti nga Kruma, kishte disa herë që ia ngacmonte të dashurën njërit prej tyre, duke i folur në rrugë dhe ambjentet e shkollës. Të vënë në dijeni për këtë veprimtari ata kanë kërkuar të sqarojnë përfundimisht këtë çështje, por që në fakt e kanë zgjidhur në mënyrën më të gabuar të mundshme, duke qëlluar me thikë disa herë studentin Kuksian. Aktualisht 23-vjeçari është shtruar në spitalin e Korçës në gjëndje të rëndë, pasi nga goditja me thika, ai ka pësuar shumë humbje gjaku.
Shpërtheu granata
Elbasan, vdes në punë metalurgu
Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një granate. Gjergji Boduri, ishte duke punuar manovrator në uzinën e shkrirjes së çelikut në Elbasan, ku pasditen e të shtunës ka qenë duke punuar me pirun duke marr skrapin që fuste drejt furrës së shkrirjes. Sipas metalurgëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, është dëgjuar një shpërthim. Ata kanë nisur menjëherë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit Bodurin, por ai ka ndërruar jetë rrugës. 35-vjeçari kishte rreth gjashtë muaj që kishte nisur të punonte si manovrator, dhe ndoshta mungesa e eksperiencës së duhur i ka shkaktuar edhe vdekjen. Ndërkaq sipas Policisë e ndodhur në vendin e ngjarjes , vdekja e 35 vjeçarit është etiketuar si aksidentale. Shkak ka qënë një granatë e pashpërthyer që ndodhej mes mbeturinave të skrapit, të cilat janë hedhur në furën e shkrirjes së çelikut.
Trasferohet dosja
Florije Peçi hetimi në dorë të austriakëve
Dosja e “përdhunimit” të Florije Peçit, studentës së aksidentuar në Himarë, do të transferohet në Austri. Ky fakt konfirmohet nga burimet pranë prokurorisë së Tiranës. Sipas tyre, arsyeja e transferimit është e sanksionuar me ligj, pasi rezulton se vepra penale ndaj studentes Peçi, është kryer brenda territorit austriak dhe jo në Shqipëri. Grupi hetimor, sqaroj se tashmë është provuar se “përdhunimi” i studentes 22-vjeçare është kryer në kohën që ajo po mjekohej në një qendër rehabilitimit në Almuster të Austrisë. Bazuar në këto të dhëna, prokuroria nuk mund të ngre akuzë konkrete për përdhunuesit e saj, pasi kjo e drejt sipas legjislacionit penal, i takon vendit ku ka ndodhur krimi, thonë prokurorët. Sipas tyre të gjitha veprimet hetimore të kryera në Shqipëri, si dëshmit e familjarëve të Peçit, epikriza mjekësore si dhe profili i ADN-së së foshnjes së porsalindur, do t’i dërgohen autoriteteve të drejtësisë Austriake.
Dosja e Julianit
Analiza AND, rrobave të 11-vjeçarit
Mosgjetja e trupit te voglushit Julian Çela në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, ka shtyrë grupin hetimor të organit të akuzës të kërkoj prova të tjera shkencore, për zbardhur misterin e zhdukjes së 10-vjeçarit. Prokurorët, pas gjetjes së disa gjurmëve të gjakut në banesën ku pedofili Ardjan Prrenjasi strehohej, kanë sekuestruar disa sende personale të voglushit të zhdukur. Hetuesit kanë marrë fletore nga çanta e shkollës së Julianit dhe disa bluza të cilat 10-vjeçari i kishte veshur para se të zhdukej. Këto sende personale dhe gjurmët e gjakut të gjetur në banesën e pedofilit, janë dërguar në një laborator kriminalist jashtë Shqipërisë për të krahasuar ADN-n e gjakut të gjetur në shtëpinë e Prrenjasit me ADN-n e 10-vjeçarit, të marr nga fletoret dhe bluzat e tij. Përgjigjia e këtij krahasim shkencor, sipas hetuesve, do të provoj nëse Julian Çela ka qenë në banesën e pedofilit, i cili pretendon se e ka mbyt me duar 10-vjeçarin pas kundërshtimit për të kryer marrëdhënie seksuale.






