OSBE/ODIHR: Zgjedhjet shënuan progres, vlerësimi do të bëhet nga mbyllja e procesit

Florenc Drizari

robertoPublikohet raporti paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit

Roberto Batelli: Zgjedhjet 

ishin të lira dhe të drejta

McCkormack: ODIHR do të
monitorojë numërimin

 

OSBE/ODIHR një ditë pas zgjedhjeve publikoi raportin e ndërmjetëm për monitorimin e procesit elektoral në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, përfaqësuesit e misionit i vlerësuan zgjedhjet si konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive, duke shënuar progres të lehtë krahasuar me zgjedhjet e 2009-ës. Në fjalën e tyre krerët e misionit të vëzhguesve në vendin tonë bënë thirrje për respektimin e standardeve deri në fund të procesit, duke vënë theksin tek numërimi i shpejtë dhe me saktësi i votave.

Në deklaratën e OSBE/ODIHR-it thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore. Megjithatë, vijon raporti, atmosfera e mosbesimit midis dy forcave të mëdha politike njollosi klimën zgjedhore dhe kërcënoi administrimin e të gjithë procesit zgjedhor.

ROBERTO BATELLI

Nga ana e tij, koordinatori special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Batelli, që në nisje të deklaratës së tij nënvizoi nevojën e njohjes së rezultatit nga drejtuesit politik të vendit.

“Këto ishin zgjedhje të rëndësishme që u ofronin zgjedhësve zgjedhje të vërteta në një kohë kritike për Shqipërinë. Tani është koha që drejtuesit politikë të vendit të dëgjojnë vullnetin e popullit, pasi njerëzit ishin të etur për të shprehur vullnetin e tyre dhe nuk duhet të mbahen peng nga politika. Politika është një pjesë kyçe e zgjedhjeve, por në një farë mënyre politikat e partive kanë rezultuar të jenë të dëmshme ashtu si dhe në të shkuarën”, – deklaroi zoti Batelli.

Sipas tij, problemet që mund të krijohen me numërimin mund të njollosin procesin zgjedhor dhe për këtë duhen respektuar rregullat e përcaktuara më parë në mënyrë që Shqipëria të arrijë standarde Evropiane.

Koordinatori special i Asamblesë Parlamentare tha se zgjedhjet e 23 qershorit plotësuan disa standarde si liria dhe votës dhe përmirësimi i procesit.

“Jam i mendimi që deklarata që e lexova paraprakisht dhe çdo fjalë që shpreha është produkt i një punë të gjatë dhe të përbashkët që është bërë nga shumë individë, si OSBE/ ODIHR asambleja parlamentare. Në krahasim me 2009 dhe zgjedhjet vendore, shoh pak progres, një progres të vogël, zgjedhjet ishin të lira dhe për mendimin tim të drejta dhe problemet dhe mangësitë janë të shprehura në deklaratën për shtyp dhe pastaj varet nga autoritet shqiptare dhe populli shqiptar për të parë çfarë do bëhet për përmirësime të mëtejshme”, – tha Batelli.

MCCKORMACK

Nga ana e saj, kryevëzhguesja e misionit të OSBE/ODIHR-it, Conny McCormack tha se numërimi mbetet një problem për të cilin në raportin final pas 8 javëve do të jepen rekomandimet e duhura.

“Zgjedhësit kanë të drejtë, tha Conny McCormack, të shpresojnë për zgjedhje që janë të administruara në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Gjatë vëzhgimit tonë përgjatë gjashtë javëve të shkuara ne kemi parë se si politika ka depërtuar administratën në të tëra nivelet e saj. Edhe pse votimi në ditën e zgjedhjeve u vlerësua pozitivisht, gjetjet tona të përgjithshme janë paraprake për sa kohë procesi numërimit vazhdon. Misioni ODIHR-it do të qëndrojë në vend për të vëzhguar fazat e mbetura të procesit”, – tha McCormak.

Duke folur për certifikimin e zgjedhjeve, Conny McCormack evidentoi pamundësinë e KQZ-së për faktin se ndodhet me katër anëtarë, ndërkohë që miratimi i atij vendimi kërkon shumicë votash në komision.

“Të gjithë ne e dimë se certifikimi rezultatit të zgjedhjeve është duke afruar dhe kërkon një shumicë të cilësuar me 5 vota. Kjo mbetet diçka që vlen për t’u parë se si do të zhvillohet në këtë situatë. Ne nuk kemi një glob kristali parashikues se çfarë mund të ndodhë. Në Kodin Zgjedhor thuhet se kërkohen 5 vota, pra shumicë e cilësuar”, – u përgjigj McCormak interesimit të gazetarëve.

 

 

Zyrtari i DASH: Procesi i numërimit të përfundojë me shpejtësi

Procesi i numërimit të votave duhet të jetë transparent dhe të përfundojë me shpejtësi e saktësi. Kështu shprehet një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit për “Zërin e Amerikës”.

“SHBA-të, – tha ai, – përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime duke ripohuar angazhimin për të ardhmen demokratike të Shqipërisë”. Pas mbylljes së procesit të votimit në Shqipëri, ndërkombëtaret shprehën vlerësimet e tyre për ecurinë e procesit. Në tërësi deklaratat e tyre ishin pozitive për zhvillimin e zgjedhjeve më 23 qershor, përjashtuar disa incidente të vogla, por në një pikë deklaratat e tyre bashkohen, në atë të respektimit të standardeve gjatë procesit të numërimit. Për këtë pikë, përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtare kanë apeluar që të nxitohet me numërimin e votave, pasi sipas tyre, Shqipëria nuk ka vlerësime në zgjedhjet e kaluara për këtë pjesë të procesit.

Zgjedhjet e 23 qershorit, Vëzhguesit Vendorë: Procesi, normal

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaroi dje se dita e votimit ecur normalisht. Përpos kësaj, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë renditi një sërë incidentesh të vogla të evidentuara ngjatë procesit të votimit më 23 qershor.

“Procesi zgjedhor, që në nisje të tij me konstituimin e KQZ-së dhe deri në fund u trajtua me një ndjeshmëri të ulët ndaj zbatimit të ligjit, duke filluar nga institucionet më të larta të shtetit, si Presidenti dhe Kuvendi i Republikës. KQZ nuk arriti të merrte vendim konsensual as për çështje të thjeshta teknike sikundër ishte ndarja e Zonave të Administrimit Zgjedhor për çdo zonë, madje hoqi dorë nga marrja e një vendimi me një vendim absurd për të mos marrë vendim. KQZ akoma nuk ka miratuar rregulloren e brendshme të institucionit dhe vazhdon të pa të dhe sot. KQZ dështoi në implementimin e teknologjisë së re, në procesin e përgatitjes dhe saktësimit të listave shënoi shkelje afati. Vendi hyri në zgjedhje me një sërë dispozitash formalisht jo korrekte dhe të pavlera për shkak të mungesës së dispozitave që kërkojnë shumicë të cilësuar. Burime të administratës qendrore dhe lokale u përdorën gjerësisht duke cenuar cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarit”, – deklaroi Gerta Meta nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Po sipas këtij koalicioni është për t’u vlerësuar pjesëmarrja e të rinjve, e grave dhe roli i medias në zgjedhje. “Të marrë masa për funksionimin e teknikës mbështetëse në procesin e numërimit sikundër parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe aktet e nxjerra nga vetë KQZ veçanërisht në kohën e detyrueshme që fleta e votimit duhet të qëndrojë në skaner në mënyrë që ajo të shihet qartë nga vëzhguesit e subjekteve elektoralë. KQZ të pasqyrojë dhe përditësojë në faqen e tij të internetit të gjithë veprimtarinë dhe veçanërisht aktet e ndërmarra nga KQZ për procesin në vazhdimësi deri në shpalljen e rezultatit final”, – deklaroi Rajmonda Prifti nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

 

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :