Në14 korrik dërgohet telegram i fundit

telegramiTelegrami, ky zbulim i fillimit të shekullit 19 ka kohë që nuk gjen shfrytëzim askund. Ndërsa më 14 korrik 2013 do të jetë dita kur ai do të dalë përfundimisht në “pension”. Në fakt, me këtë datë do të dërgohet telegrami i fundit zyrtar në botë. Pas kësaj, këmbimi i telegrameve do të mbetet vetëm punë e njerëzve nostalgjikë. Mënyrat moderne të komunikimit, ku hynë sidomos ato përmes telefonave mobilë e kanë bërë prej kohës krejtësisht të tepërt dërgimin e telegrameve.Shërbimi i fundit i vërtetë telegrafik në botë praktikohet nga  BSNL, posta shtetërore e Indisë. Dhe do të jetë pikërisht kjo postë që do ta ndërpresë dhe pranimin e telegrameve më 14 të muajit të ardhshëm. Në kohën e lulëzimit të tij, në Indi në vitin 1985 dërgoheshin brenda vitit dhe pranoheshin 60 milionë telegrame në vit. Sot janë gjithsej rreth 5000 të tillë. BSNL do ta ndërpresë shërbimin e telegrafisë pasi që mbajtja e tij u shkakton shpenzime prej 23 milionë dollarëve në vit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :