Studim Lulet, ndikojnë në atmosferën e punës

 lulet_te_cilat_ndikojne_pozitiBegonia, vjollca, cyklama, luledragua, spatifilum, hibiskus, kaktus zbukurojnë zyrën tuaj, vetëm me pak angazhim dhe njohuri. Një studim i bërë nga “Washington State University” thotë se bimët në zyrë janë shumë të dobishme, sidomos për punonjësit, të cilët nuk kanë një pamje nga dritarja. Nga studimi vjen edhe një fakt tjetër, punëtorët që kanë bimë në zyra janë më produktivë dhe të shpejtë për të reaguar. Ata nuk kanë stres, gjithashtu kanë presion të ulët të gjakut. Për t’u ndier mirë dhe të qetë në punë apo në shtëpi duhet të jeni të rrethuar me sa më shumë lule. Ndërsa, shkencëtarët e një universiteti norvegjez në Suedi kanë bërë një studim të fundit, ku kanë zbuluar se bimët e vendosura mbi tavolinën e punës ose në dhomë janë të mira për shëndetin. Sipas shkencëtarëve, bimët në vazo mund të zvogëlojnë lodhjen, stresin, dhembjen e kokës, kollën dhe lëkurën e thatë. Për nxjerrjen e këtij rezultati janë marrë në analizë rreth 385 punëtorë. Është studiuar dhe është vëzhguar numri i punëtorëve, që mungonin në punë për shkak të sëmundjes. Studiuesit u interesuan për të ditur nëse ata kishin bimë në zyrat e tyre. Rezultatet treguan se shumica e punëtorëve që kishin bimë në zyra, nuk mungonin në punë për shkak të sëmundjeve. Dheu i këtyre bimëve ka një organizëm që ka ndikim tek shëndeti, sipas studiuesve. Kjo dëshmon se bimët mund të zvogëlojë nivelin e stresit.

5 pijet luftojnë stresin

Ka shumë mjete për të luftuar stresin. Të cilat nuk kanë lidhje fare me drogat, por që ama mund të konsiderohen të ngjashme me efektin e tyre qetësues për momentin, teksa jemi të vënë përfund nga stresi. Cilat janë ato?

1) Një gotë qumësht

Qumështi përmban një substancë, e cila kur metabolizohet, kthehet në hormonin që siguron mirëqenien dhe paqen e mendjes: serotonin. Por qumështi përmban edhe magnez, kalcium dhe kalium, substanca të dobishme, sepse ato mund të ulin presionin e rritur, pikërisht për shkak të stresit.

2) Një çokollatë e nxehtë

Çokollata stimulon lirimin e dopaminës në tru dhe opioidës, të cilët nxisin ndjenjën e kënaqësisë. Dhe pastaj, duhet ditur se një pije e nxehtë që ngre temperaturën e trupit, krijon në mënyrë natyrale, një situatë e cila lidhet me rehatinë, e stimulon atë pjesë të sistemit nervor që promovon relaksin.

 

3) Një filxhan çaj i zi

Pijeni në vend të kafes, katër herë në ditë për shtatë ditë të javës dhe do të shihni sesi do t’u reduktohet stresi.

4) Një filxhan çaj jeshil

Çaji jeshil është një përzierje e theaninës, substanca që rrit prodhimin e valëve alfa në tru (për të nxitur relaksimin) dhe ul emetimin e valëve beta (të lidhura me tensionin emocional) .

5) Një gotë ujë i ftohtë

Menjëherë pasi pimë një gotë ujë të ftohtë, ne stimulojmë qarkullimin e gjakut, duke rritur prodhimin e endorfinës, hormonit që shkakton qetësinë. Zgjidhje ideale për ta hequr qafe stresin.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :