Matematika, numri i lartë i të ngelurve, nota mesatare 6.5

provimiProvimet me zgjedhje, mundësia për të marrë një notë “të mirë”
Rregullat që duhet të ndjekin maturantët

Pavarësisht se janë ndërprerë korrigjimet për dy ditë, dalin rezultatet e para për provimin e Matematikës. Sipas burimeve të gazetës, maturantët kanë treguar një nivel të ulët.
Kështu, në krahasim me provimin e Letërsisë, në Matematikë ke një numër më të lartë të të ngelurve. Ky numër më i lartë siç duket vjen nga kopjet që janë bërë nga kandidatët, kopje të cilat janë vlerësuar me notën 4. Përveç numrit të lartë të të ngelurve në Matematikë vihet re një trend negativ për maturantët. Ky trend tregon se shumica e maturantëve janë midis notës 6 dhe 7. Po kështu, ka një numër tepër të lartë të kandidatëve që janë vlerësuar me notën 5. Përgjithësisht, ka qenë të pakët maturantët që janë vlerësuar me nota “të mira”, 8, 9 ose 10. Burime pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve theksojnë se pavarësisht rezultateve të dobëta deri tani janë korrigjuar pak teste dhe në ditët e ardhshme do të mësohet saktë nëse kandidatët kanë dalë mirë apo keq. Për testet të cilat janë me dyshime nëse ka kopje apo jo, specialistët e arsimit do t’i publikojnë përgjigjet më vonë. Sipas AKP-së, këto teste do të kalojnë edhe një herë në korrigjim dhe më pas do të vlerësohen nëse janë kopje ose jo.

Provimet me zgjedhje

Testi do të zhvillohet në 29 qershor dhe kandidatët do t’i japin të dyja provimet në të njëjtën ditë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohem me 1 pikë secila dhe 10 pyetje të tjera do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Në total testi i provimeve me zgjedhje do të ketë 40 pikë. Maturantët apo kandidatët që do të japin këtë vit si provim vetëm një lëndë me zgjedhje, do ta nisin provimin në orën 11:00 dhe kanë kohë deri në orën 13:00 për ta përfunduar. nëse një vit më parë shumë maturantë dhëna tri provime me zgjedhje këtë vit do të japin të gjithë 2.

Rregullat për provimet me zgjedhje

Çdo maturant duhet të paraqitet 1 orë e 30 minuta para provimit si dhe të ketë me vete një stilolaps të zi ose blu. MASH do t’u japë mundësi edhe maturantëve me aftësi të kufizuara apo atyre që do të jenë në qelitë e paraburgimit për të dhënë provimin, duke u siguruar kushte të përshtatshme. Në rastet kur provimi mbarohet para orarit të caktuar nga MASH, atëherë maturanti shkon në një ambient tjetër të caktuar nga MASH. Për çdo ankesë kandidatët do të kenë mundësi të marrin një kopje të provimit, nëse nuk janë dakord me rezultatin e tij.

Kur përjashtohen maturantët?

-Nuk qëndrojnë në vendin që i është caktuar nga administrator i provimit

-Marrin ose japin informacione nga njëri-tjetri apo në rastet që kopjojnë

-Bën komente për përmbajtjen e pyetjeve apo lidhur me zgjidhjen e testit

-Nëse mban telefon celular apo çdo mjet tjetër komunikimi gjatë orës që zhvillohet provimi

-Refuzon kontrollin në momentin që hyn në mjediset që zhvillohet provimi

Maturantëve nuk i njihet rezultati nëse:

-Nëse përdor laps apo stilolaps me ngjyra të ndryshme

-Nëse dëmton apo e heq kodin e sekretimit (bar-kodin)

-Nëse dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta)

-Nëse vërtetohet kopja e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit të provimit

-Nëse përjashtohet nga provimi

Temperaturat, rënie në fundjavë

Temperaturat e larta pritet të bien këtë fundjavë. Termometri do të vazhdojë të tregojë vlera deri në 35 gradë celsius. Sinoptikanët thonë se reshjet e shiut nuk do të jenë prezente deri në fund të muajit qershor, me përjashtim të disa zonave malore në të cilat mund të ketë reshje lokale.”Parashikohet që fundjava të ketë rënie me 4 gradë, parashikohet gjithashtu që edhe java tjetër, duke nisur nga dita e hënë deri në fund të muajit do të kemi rënie duke i çuar këto temperature në tipike normale për muajin qershor. Duke qenë se gjatë ditëve që kemi kaluar temperaturat kanë qenë 6 gradë më të larta se normalja. Vlerat maksimale do të jenë nga 38 në 34, në zona të veçanta edhe 35 gradë”, – thotë meteorologia Lajda Porja. Kjo verë sipas meteorologëve do të ketë vlera termike pak më të larta se mesatarja vjetore, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe valët e të nxehtit afrikan. “Parashikohet që edhe korriku edhe gushti t’i kenë të pranishme edhe valët e të nxehtit afrikan. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe shirat. Do të kemi në 10-ditëshin e dytë të korrikut ku shirat do të jenë tipike të stinës së verës, pra në formë rrebeshi. Do jenë episode të shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu edhe në gusht, sidomos pjesa e dytë e gushtit”, – thotë Porja. Ditët e fundit në vendin tonë kanë mbizotëruar temperatura tepër të larta jo tipike për muajin qershor, vlera e të cilave ka shkuar deri në 39 gradë celsius në zona të caktuara të vendit.

Provimet e lirimit, përfundon korrigjimi i Gjuhës, shumë pak të ngelur

Janë gati notat e provimeve të lirimit për më shumë se 50 mijë nxënës. Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se ka një numër të ulët të të ngelurve, ndërkohë që nxënësit kanë dalë me nota të mira. Rezultati mesatar është mbi 7.5, si dhe ka një grup të madh nxënësish që kanë marrë mbi notën 9. Po kështu shumë shpejt nxënësit do të mësojnë dhe notat e provimit të Matematikës. Sipas të dhënave, në provimin e dytë të lirimit nxënësit kanë kopjuar masivisht. Rregullat sipas vetë nxënësve kanë qenë të pakta dhe mund të komunikonin lirshëm me njëri-tjetrin. Gjithsesi, MASH thekson se procesi nuk është cenuar, pavarësisht se në disa qendra provimi ka pasur mos zbatim të rregullores si dhe komunikim të nxënësve. Me marrjen e notave në provimin e Matematikës mbyllet dhe procesi për provimet e lirimit. Më pas më shumë se 45 mijë nxënës do t’u drejtohen shkollave të mesme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :