Këngëtarja Elvana Gjata po vazhdon të mbajë tempon si femra më seksi e show-bizit. Këto dy vitet e fundit mund të thuhet se ishin vitet e Elvanës, pasi ajo solli shumë këngë e klipe të reja. Elvana duket se nuk do të ndalet para asgjëje. Ajo krahas projekteve të reja mban edhe mbrëmje muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Përveçse po menaxhon për mrekulli karrierën e saj, ajo kujdeset edhe për linjat e trupit dhe look-un e saj. Siç shihet edhe nga fotoja ajo gëzon një formë të shkëlqyer. Kjo është Elvana, femra që ka pushtuar që të gjithë, me talentin dhe pamjen e saj.






