Mashtrimi me fotografinë, Ramës mund t’i ndalohet hyrja në SHBA

obamaBeqir Sina

Nju Jork

 

Vetëm në një kohë, kur nuk e kemi menduar, një fotografi “e vjedhur” e kryesocialistit të Shqipërisë Edi Rama, me Presidentin e 44-t të SHBA, Barack Obama, një fotografi propagandistike, është kthyer në një çështje me përmasa qeveritare në Uashington. Fotografia Obama – Rama, tash ka mbërritur në dyert e Kongresit Amerikan dhe zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Mbas zbulimit të të fshehtave, që qëndronin pas asaj fotografie “80-mijëdollarshe”, nga gazeta republikane online “The daily callers”, ka qenë kongresisti republikan i Kalifornisë Dana Rohrabacher, kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili tërheq vëmendjen për blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për pjesëmarrje në aktivitetin e Presidentit Obama për grumbullim fondesh në San Francisco më 12 tetor 2012. Shtetas të huaj si zoti Rama, shkruan më tej ligjvënësi në letrën drejtuar autoriteteve amerikane, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje një avokat i njohur shqiptar në Amerikë, thotë se “nëse Rama gjendet fajtor, sepse ka shkelur ligjet amerikane, atij mund t’i ndalohet hyrja në SHBA, për 10 vjet, mbasi ai ka abuzuar me vizën e marrë nga ambasada amerikane në Tiranë, me fushatën e kandidatit për President të SHBA, duke paguar para gjatë një fushate amerikane, për të bërë propagandë në vendin e tij”.

Shqiptarët kanë shpërndarë lajme se “një fotografi Obama-Rama” arrin në lartësi të reja të absurditetit dhe gjuhës propagandistike, që është, sipas tyre, e përdorur nga Rama për “mbështetje amerikane”. Ndërkohë, që dihet se shtetasit e huaj – si zoti Rama, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane. Ky prodhim i fundit, i kuzhinës propagandistike të stilit tipik komunist me personalitetet e larta amerikane, konkretisht me presidentin e SHBA, e cila kur u paraqit nga vetë Rama në rrjetin e tij personal në Twitter, doli përsëri me fokusin obsesive që përdorin sa herë, që u intereson ish politikanëve komunistë me Shtetet e Bashkuara, sidomos tash “mbas më shumë dy dekadash ku puqen skajet ekstreme” nga të cilat kjo fotografi mund të flasë më shumë për të (Edi Ramën).

Fotografia në fillim të kësaj fushate, 5 muaj mbasi ishte bërë, u postua e thjeshtë: teksti i shkruar nga vetë Edi Rama ishte: “Tri ditë intensive kontaktesh në SHBA me bashkatdhetarë të interesuar për një Rilindje Shqiptare. E po ashtu, me ekspertë amerikanë të ekonomisë e të financave, për të konsultuar programin për një Rilindje Shqiptare. Në fund, një takim i paharrueshëm me Presidentin Obama! Fat dhe nder për shqiptarët ky mik i madh në Shtëpinë e Bardhë”, – ka thënë Rama.
Gjithashtu, fotografia propagandistike, u shfaq si një simulim i “një loje propagandistike, e ish-komunistëve – me amerikanët” dhe u përdor për fushatë në Shqipëri, nga Edi Rama, i cili do të bëhet me çdo kusht Kryeministër i Shqipërisë. Për këtë, ajo është nga ato foto “No Comment”. Mbasi, ajo është fotografia e cila ka qenë një rastësi “e paguar 80 mijë dollarë”, është një taktikë e re, e cila tani përdoret nga propaganda e ish komunistëve, sot anëtarë të Partisë Socialiste, ashtu si ata të Koresë së Veriut, Venezuelës, Kubës e tjerë, kur vinë në SHBA.

Kjo, fotografi, është paradoksi i sotëm kundrejt asaj kohe – 23 vjet më parë! Kur Partia Socialiste, po trashëgonte atë trashëgiminë e saj nga Partia e Punës së Shqipërisë, ku thuhej me “gërma të arta” se politika e Shteteve të Bashkuara, është politikë e armiqësisë, që ky vend “imperialist” sipas tyre bënte në atë kohë kundra vendeve komuniste.

Ato ishin fjalët që fliteshin e dëgjoheshin atëherë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, parullat anembanë vendit, dhe propaganda e përdorur prej tyre në 45 vjet, por që sot si do që t’i përdorin po ata, duket se është e pakuptimtë. Ajo është hipokrizi, absurditet dhe paradoks të “fshihet” pas një fotografie që kërkon të bëjë çdo socialist, me çdo zyrtar të lart amerikan në Uashington.

Si rezultat, edhe fotografia e Edi Ramës me presidentin e SHBA, Barack Obama, është: “e njëjta gjë, në ditë të ndryshme!”

Si synim propagandistik tash mbas 23 vjetëve që komunizmi ra edhe në Shqipëri, është me të vërtetë e çuditshme, dhe aq sa paradoksale – në se ia vlen të kujtohet se, vetëm dy dekada më parë, socialistët në Shqipëri, ish anëtarët e PPSH, të cilëve kryetari aktual Edi Rama u “mburret” me fotografinë e Presidentit të SHBA. Ishte koha kur ata që po mburren me këto fotografi e quanin Amerikën “xhandarin e botës”, dhe mbanin protestat antiimperializmit amerikanë, të cilat ishin të zakonshme në ish Shqipërinë e sundimit komunist, sa herë që SHBA, kishin ndonjë luftë nëpër botë.

Edi Rama, kryetari i fundit i partisë Socialiste, ish Partisë Punës së Shqipërisë, babai i të cilit, (Kristaq Rama), ka qenë anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe nënkryetar i Frontit Demokratik me Nexhmije Hoxhën, dhe nipi i Anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Kolekës, do të thotë me këtë foto se ai qysh në atë kohë, nuk ka dashtë Amerikën se njerëzit e tij ishin pjesë e sundimit të diktatorit Hoxha. Por, kjo që bën ai sot 23 vjet mbasi Blloku, u shkatërrua, nuk mund t’i japë Ramës asnjë një besueshmëri, pa i dënuar ai i pari, ata që i pushkatuan, i burgosen, i internuan dhe i persekutuan patriotët e atdhetarët shqiptarë, vetëm e vetëm se kishin bërë një faj: Ata kanë qenë në zemër dhe mendje me Amerikën, shumë para Ramës.

Kështu, që Shtetet e Bashkuara, kanë për këtë shumë arsye, se të besojnë se kush ka qenë me të vërtet populli më pro amerikan dhe kush janë ata shqiptarë që vuajtën për 45 vjet, se besuan vetëm në principet dhe idealet amerikane, duke i parë SHBA si një virtyt e jetës së tyre. Dhe se ajo sakrificë sublime që bënë këta njerëz gjatë sundimit komunist në Shqipëri, është gjithashtu një paralajmërim solemn se koha sot mbas dy dekadave, është pikërisht e atyre anëtarëve të familjeve që iu pushkatuan njerëzit e tyre, iu burgosen, iu internuan dhe iu persekutuan, vetëm e vetëm se kishin bërë një faj: Kanë qenë në zemër dhe me mendje me Amerikën, ishin me çdo çmim që do ta paguanin në anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dikush duhet të përgjigjet! Duhet të kërkojë falje publike! Sepse, këto mbas më shumë dy dekadash janë skajet ekstreme, paradoksale, të cilat nga kjo fotografi mund të flasë më shumë për të. Kryetari i PS, Edi Rama kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 23 qershorit, në Shqipëri, i pyetur rreth deklaratës së ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes Rumsfeld, për taksën e sheshtë në Shqipëri, i cili tha se “SHBA duhet të marrin shembullin e Shqipërisë, për të aplikuar taksën e sheshtë”, ka thënë se “kjo deklaratë i kujtoi atij vizitat e atyre marksist-leninistëve që kur vizitonin Shqipërinë, thoshin ‘sa të lumtur duhet të jeni që jetoni në këtë vend”. Aq e rëndë ishte kjo “akuzë” e nostalgjikut Rama, ish-birit të Bllokut, sa që u desh ndërhyrja e drejtuesit i emisionit, Ilir Babaramo në “A1 Report”, duke i thënë: “Rumsfeld nuk është Zhoa Amazona, ka qenë shefi i Pentagonit për 5 vjet”, për ta “korrigjuar” kryesocialistin e Shqipërisë, se po gabonte kur fliste ashtu si 23 vjet më parë, në një kohë që kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, jo shumë larg studios ku po fliste Rama, sa që e “shastisi” Edi Ramën.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…