Vrasja e biznesmenit nga Pogradeci në Dajt, Bledar Mneri dyshohet se u arratis në Holandë

Vrasësi i biznesmenit Vasil Biba, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në Malin e Dajtit dyshohet se është arratisur në Holandë. Policia shqiptare ka nisur një letër-porosi drejt autoriteteve holandeze, të ku kërkon ekstradimin e Bledar Mnerit.

Vasil Biba dyshohet se u rrëmbye në afërsi të rrugës “5 Maji” në Tiranë nga të paktën 3 persona, në fund të dhjetorit 2015.

Ai u dërgua me një makinë tip Range Rover në drejtim të Priskës, në Dajt, ku edhe është vrarë dhe më pas është groposur në zonën e Zabelit.

36-vjeçari Vasil Biba mund të jetë ekzekutuar në makinë, në momentin që është dërguar në Malin e Dajtit dhe më pas është varrosur.

Makina tip “Range Rover” e përdorur për këtë krim, tashmë është e sekuestruar nga Policia e Tiranës dhe ekspertët kriminalistë kanë nisur ekzaminimin për gjetjen e provave shkencore. Mësohet se dy personat e tjerë, të identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia, dyshohet se kanë bashkëpunuar me 32-vjeçarin Bledar Mneri për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit nga Pogradeci.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :