Kapet terroristi, policët përfitojnë nga mundësitë, kishte nevojë urgjente për para

Njëri nga tre të dyshuarit për planifikim të atentatit terrorist së fundmi në Dyseldorf, duket se ka pasur nevojë urgjente për para. Pse ky hap, kur sipas të dhënave „Shteti Islamik“ ka një pasuri miliardash?

 

“Follow the money” – ndiq gjurmën e parave – kjo është motoja e hetuesve, kur duan të zbulojnë personat që udhëheqin në prapaskenë një vepër penale. Pra shiko kush ka paguar dhe kush fiton. Në rastin e luftëtarit të IS-it, të dyshuarit Hamza C. duket se burimet financiare paraqiten me probleme. Siriani, i cili erdhi në Gjermani si refugjat kishte me sa duket nevojë urgjente për para. Për të marrë asistencën financiare prej 390-eurosh të shtetit gjerman, Hamza C. u kthye më 1 qershor në Bliesdorf, në landin e Brandesburgut, pas një mungese të gjatë. Autoritetet e policisë e kishin pritur këtë moment prej muajsh, 28-vjeçari i dyshuar për terrorizëm u kap.

 

Milliona në numrat e llogarisë së IS

Pse ra në rrjetin e hetuesve Hamza C.? Pas kapjes së të dyshuarit, kreu i sindikatës së policisë, Rainer Wendt thotë se asnjë terrorist i IS-it nuk do të kishte nevojë të përdorte gomone apo të vinte me këmbë përmes itinerarit ballkanik, sepse „IS-i ka shumë para dhe mund të ofronte rrugë të tjera“. Për këtë arsye ai paralajmëroi me një frymë që të mos krijohet një dyshim i përgjithshëm për terroristët.

 

 

Rainer Wendt

 

Nga një analizë e një instituti amerikan, iHS, del se „‘Shteti Islamik‘ ka të ardhura mujore në shumën e 50 milionë eurove. Paratë ai i fiton, sipas të dhënave, përmes tatimeve, vjedhjes, para të marra me detyrim, pjesën tjetër IS e fiton me shitjen e naftës, tregtinë e drogës dhe donacione. Shpenzimet kryesore i përbëjnë rrogat e luftëtarëve në Irak e Siri. Operationet ushtarake të IS në territorin e tij bazë janë shumë më të shtrenjta se atentatet në Europë.

Pyetja mbetet pse një njeri, i cili sipas prokurorisë drejtpërdrejt nga drejtuesit e IS-it kishte marrë porosinë të kryente një atentat në Dyseldorf, ka nevojë për 390-euro duke pasur parasysh fuqinë financiare të Is-it? Pse del ai nga ilegaliteti për këtë shumë? Për udhëheqjen e IS-it nuk duhet të jetë e vështirë të mbështesë financiarisht celulat terroriste në Europë.

Jo para për përkrahësit në Europë

Nga qendra e IS-it nuk derdhen para për Europën. Në këtë përfundim arrijnë studiues si Louise Shelley nga Qendra për Terrorizmin, Krimin dhe Korrupsionin, (TraCCC) e Universitetit Geroge Mason në afërsi të Uashingtonit. Strukturat e financimit janë tërësisht të pavarura, thotë Shelley për DW. “Nga territori i IS-it ka pasur në vitet e fundit vetëm një transfertë parash në vlerë 5000 euro për terroristët në Europë. Të gjitha paratë e tjera vijnë nga brenda Europës.

Studimet e Shelleyit kanë treguar se celulat terroriste duhet të vetëfinancohen përmes kriminalitetit të vogël si tregun e zi, grabitjeve, shitjen e drogës në nivele të ulta dhe mashtrimin. Shumica e terroristëve që kanë ushtruar atentate në kohët e fundit – qoftë në Bruksel apo Paris -„kanë një të shkuar kriminale në Europë.“

Po qe se kjo qëndron, pra që terroristët duhet të sigurojnë vetë të ardhurat e tyre në Europë, atëherë mund të kuptohet, pse Hamza C zgjodhi rrugën e mundimshme, por pa kosto të lartë përmes itinerarit ballkanik për të ardhur në Europë dhe pse 390-eurot nga shteti gjerman, kanë pasur atë rëndësi, që e bënë atë të dilte nga skuta, ku ishte fshehur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…