Në Pashaliman, buzë detit, katër të rinj janë arrestuar sot nga Policia, pasi drejtuesi i mjetit rezultoi me një pistoletë në brez, ndërsa brenda në makinën me të cilën udhëtonin, ndodhej një automatik. Pamje nga arrestimi.
Policia e Vlorës njoftoi për operacionin e koduar “Oriku, prej të cilit ka sekuestruar armë zjarri dhe municione dhe ka arrestuar 4 persona:
1. Viktor Durmishaj, 49 vjeç, lindur në Fier, banues në Radhimë – Vlorë.
2. Rilind Kutelaj, 29 vjeç, banues në fshatin Dukat i Ri – Vlorë.
3. Xhovalin Hodo, 23 vjeç, banues në Orikum – Vlorë.
4. Denald Hoxhaj, 21 vjeç, banues në Orikum – Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Sektori i Krimit të Organizuar, ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni, duke arrestuar në flagrancë 4 shtetasit e mësipërm për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në “Audi” me targë AA124FZ, drejtuar nga Rilind Kutelaj, duke udhëtuar nga fshati Dukat në drejtim të Orikumit, ata janë kapur në flagrancë buzë detit, pranë vendit të quajtur “Pashaliman”, me armë. Kutelaj mbante në brezë një pistoletë model 57 bashkë me 5 fishekë.
Brenda në automjet, ku ndodheshin të tjerët, është gjetur një armë automatik model 56, bashkë me 5 fishekë.
Gjithashtu, njeri prej tyre, Denald Hoxhaj, akuzohet edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë narkotike “Cannabis sattiva” me lartësi 160 cm.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 automjet tip “Audi” me targë AA124FZ, – 1 armë zjarri “Automatik model 56”, – 1 armë zjarri “Pistoletë model 57”, – 2 krehëra, – 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, – 5 aparatë celularë.




