Ndahet një nga çiftet më të dashur të showbiz-it

Ishin pa diskutim një nga çiftet më të bukur dhe më të dashur të showbizz-it. Njëri më simpatik sesa tjetri dhe të dy bashkë, një kombinim ideal, por nuk ka zgjatur më shumë sesa 15 muaj historia e tyre e dashurisë.

Taylor Swift, 26 vjeçe dhe Calvin Harris, 32, sipas shumë burimeve, janë ndarë.

“Nuk kishte dramë. Thjesht gjërat nuk funksionojnë ndonjëherë. Askush nuk tradhtoi”, ka thënë një person i afërt.

Në mars, çifti festoi një vit histori së bashku me një udhëtim në tropik.

Taylor Swift dhe Calvin Harris kanë pasur një histori 15-mujore. Ata janë parë shpesh edhe në evente dhe festa, si dhe kanë shpërndarë lirshëm foto nga jeta e tyre private. Harris pati një aksident me makinë, më 20 maj dhe tani është duke marrë veten. Burimet thonë që ndarjen e ka kërkuar ai.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :