Porosit një sanduiç te McDonald, brenda gjen diçka të pështirë

bk2
Një surprizë mjaft e pështirë ajo që ka gjetur Annah Sophia Stevenson, nga Zelanda e re në sanduiçin e saj.

Gruaja kishte shkuar së bashku me djalin e saj 3 vjeç për të ngrinë në një nga pikat e McDonalds, ku ajo porositi sanduiçin e tyre të famshëm.

Pas kafshatës së parë ajo vuri re se diçka nuk po shkonte ashtu siç duhej. “Dëgjova diçka të kërciste në gojën time. Menjëherë vrapova për në tualetin e lokalit dhe vura re se nxora nga goja një bubuzhel”, tha ajo.

Më pas gruaja vazhdoi të mos ndjehesh mirë nga ajo që i ndodhi dhe mbi të gjitha kur në dhëmbët e saj vazhdonin ende të kishin mbetur disa pjesë të insekteve.

“U ndjeva e dhunuar, tramatizuar dhe e neveritur nga ajo që më ndodhi”, vazhdoi të shprehesh Annah për Daily Mail.

Më pas ajo ka postuar në rrjetin e saj social Facebook foto të ushqimit me bubuzhel duke dashur të denoncojë incidentin e pakëndshëm që i ndodhi në McDonalds.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :