Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nderuar me titullin ‘Legjioni i Nderit’. Mësohet se titulli i është dorëzuar nga presidenti francez Francois Hollande. Gjatë fjalës së tij në ceremonin që mbahet në pallatin Élysée, Hollande i është drejtuar shkrimtarit shqiptar se: “Jeni avokat i kulturës së Evropës”. Sakaq, në ceremoni i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.




