

Adoleshentja e quajtur Ana ka bërë tatuazhin e një thike në dorë. Ajo ka postuar në internet fotografi që tregojnë tatuazhin, pas të cilit ka ardhur edhe reagimi nga babai i vajzës. Reagimi i tij ka qenë mbresëlënës. Ai nuk ka zgjedhur të komentojë me fjalë, por është kundërpërgjigjur me imazh.
Vajza ka postuar një fotografi të babait të saj me thikë në dorë, por këtë herë nuk ishte tatuazh si në rastin e së bijës, por një thikë reale. Ai përveç thikës në dorë mban edhe një tjetër duke e afruar tek veshi për të krijuar idenë se po flet në celular, ndërkohë që mimika e fytyrës së tij është tepër serioze. Babait nuk i ka pëlqyer ky tatuazh dhe me ironi ka treguar së është kundër tij.
Gjithsesi edhe në Shqipëri tatuazhet nuk janë më një tabu, pasi ka shumë vajza që bëjnë jo një, por disa, madje edhe në vendet qe shkaktojnë provokim.




