Sot në fshatrat afër Librazhdit, ka ndodhur një ngjarje shumë e veçantë. Ky fshatar i zonës, i cili kishte dalë në tregun e fshatit për të shitur bagëtitë e tij për arsye që të fitonte disa para, është gjobitur me 8000 lekë të reja nga organet kompetente për arsye se po tregtonte kafshë pa leje.
Nuk do të ishte me vend të bënim ndonjë verifikim të kuadrit ligjor lidhur me “të drejtën” që ka organi shtetëror për këtë rast, por po sikur t’i merrnim punët me radhë? Të fillonim me kapjen e mafiozëve, korrupsionit që nuk po shteron, matrapazëve, perversëve dhe në fund, kur të kapim standartin suedez, të bëjmë një ndalesë tek xhaxhai nga fshati i Librazhdit dhe t’i themi: “Po ti xhaxha, ku i ke dokumentet e lopës?”
Mjafton të shikoni fytyrën e këtij personi për të kuptuar se si kjo gjobë 8000 lekë, e ka bërë varfërinë e tij edhe më të trishtë. E shteti duhet të jetë përveçse i drejtë edhe human.





