Lezhë/ Lihet në burg juristi i burgut të Shënkollit, la të lirë kosovarin

Gjykata e Lezhës ka lënë prapa hekurave juristin e burgut të Shënkollit, Dejvis Alihoxha.

Juristi u arrestua tri ditë më parë në lidhje me një skandal të publikuar ditët e fundit, ku një i dënuar në Kosovë ishte liruar nga qelitë e burgut, pa kryer ekstradimin e tij.

Avokati mbrojtës Detar Hysi e cilësoi të padrejtë vendimin e gjykatës që i dha masën e sigurisë “arrest me burg”, Alihoxhës. Dejvis Alihoxha u arrestua nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ai dyshohet nga Prokuroria se ka fshehur letrën e autoriteteve kosovare që kërkonin ekstradimin e Zhukajt, i dënuar për disa vepra penale.

Lirimi i shtetasit nga Kosova, Shaip Zhukaj, i kushtoi postin edhe drejtorit të këtij burgu Kant Ndoji, si dhe disa zyrtarëve të tjerë. Ndoji akuzoi publikisht juristin se nuk kishte kryer detyrat sipas ligjit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :