Itali/ Arrestohen dy femra shqiptare, posedonin plot 34 kilogramë marijuanë

Dy shqiptare kanë rënë në prangat e policisë së Milanos, për akuzën e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, pasi u kapën me plot 34 kilogramë marijuanë.   Kontrollet e vazhdueshme në zonë, bënë që autoritetet italiane të binin në gjurmët e dy femrave shqiptare, të cilat i mbajtën nën vëzhgim, duke bërë që të zbulonin apartamentin e tyre, ku dhe u gjet droga.   Nga kontrolli në banesë, përveç marijuanës policia gjeti rreth 6 gramë kokainë, 2 peshore precizioni, si dhe disa telefona celularë. Identiteti i dy shqiptareve nuk bëhet ende i ditur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :