Nga Petrit Vasili
Mickoski: “Opozita le të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ne jemi gati”, po Rama pse trembet kaq shume??
Eshte e lehte qe te kuptosh se cfare qeveri te degraduar politike kemi ne Shqiperi duke e krahasuar me Maqedonine fqinje ku jetojne edhe qindra mijra shqiptare.
Kryeministri Mickoski i zgjedhur ne menyre absolutisht demokratike, me zgjedhje absolutisht te rregullta te organizuara nga qeveria teknike, pa skandale korruptive si ne Shqiperi lexoni vete se cfare thote per mundesine zgjedhjeve te parakohshme:
Mickoski deklaroi:
🔸️️”Ja, këtu janë partitë politike të opozitës, ato veprojnë së bashku, le të paraqesin një iniciativë të përbashkët për shpërndarjen e Kuvendit dhe ne jemi këtu. Nuk ka problem, gjithmonë do të përgjigjemi pozitivisht”, theksoi Mickoski.
🔸️”Nëse duan zgjedhje të parakohshme parlamentare, opozita e bashkuar paraqet iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit, ne e mbështesim dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”. tha Mickoski
🔸️”Ky koalicion është zgjedhur për katër vjet, por sigurisht, nëse sfidohemi, sapo dikush të të sfidojë, atëherë duhet ta vëmë veten në provë”, theksoi Mickoski.
PERFUNDIM:
Ndersa me Shqiperi Rama akuzohet per korrupsion, protestat vazhdojne prej 177 ditesh, te gjitha partite opozitare kerkojne doreheqjen e Kryeministrit dhe zgjedhje te parakohshme, Zv.kryeministra, Ministra e Kryetare Bashkie jane nen hetim ose ne burg dhe Rama nuk pranon kurrsesi zgjedhjet e parakohshme dhe zvarritet me nje krize qe po shkaterron vendin dhe po shpopullon Shqiperine ne menyre dramatike.
Qendrimi i Mickoskit eshte pasqyra ku del qarte fytyra e kriminalizuar dhe e korruptuar e Edi Rames.




