Berisha: U jap fjalën se bandat, bashkë me Padrinon e tyre, do përfundojnë para ligjit!

Berisha: U jap fjalën se bandat, bashkë me Padrinon e tyre, do përfundojnë para ligjit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar gjatë fjalës së tij në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Durrës, se bandat dhe Padrino i tyre do të përfundojnë para ligjit. Avdylët, të tjerët, Çelat, të gjithë kudo që janë, në Shkodër, në Elbasan, në Fier, në Vlorë, nuk do munden më kurrë këta vrasës të intimidojnë, të trembin qytetarët.

Duke folur përa demokratëve, ai y shpreh se, nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet. Ai tha se, pas 35 viteve, vëzhguesit më seriozë ndërkombëtarë, shkruajnë në unison në raportet e tyre se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.

Berisha: Unë ju përshëndes ju dhe vlerësoj votën tuaj, vlerësoj qëndresën tuaj.

Me 11 maj, gazetarët raportonin nga Durrësi se zgjedhjet po i kontrollon banda.

Se anëtarët e bandës, është fjala për Elvis Troplinin që rri tani në vrima miu, i mbrojtur nga shteti, kalonin nga qendra në qendër.

Unë u jap fjalën atyre, këtu para jush, fjala fjalë, se vrimë miu në Shqipëri dhe botë nuk do ketë, por do gjenden kudo që të jenë dhe do vihen para ligjit.

Jo vetëm ata, por edhe Avdylët, të tjerët, Çelat, të gjithë kudo që janë, në Shkodër, në Elbasan, në Fier, në Vlorë, nuk do munden më kurrë këta vrasës të intimidojnë, të trembin qytetarët.

Jo, jo, kohërat po marrin fund, bashkë me Padrinon e tyre edhe ata do përfundojnë para ligjit.

Vëllezër dhe motra, qëndresa juaj si opozitë e vërtetë, ka qenë e një rëndësie historike sepse ajo bëri të dështojë çdo përpjekje për një opozitë fasadë siç e donte Edi Rama.

Ishte qëndresa juaj që bëri të mundur që PD para të gjithë botës të faktojë se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan në kushtet e partisë shtet.

Dje po bisedoja me Oerd Bylykbashin.

I them, Oerd, në janar të vitit 1991, kur po përgatitej greva e urisë së studentëve, një nga studentët tona në atë kohë ishte të ndahej shteti nga partia.

Sepse ishte parti shtet.

Sepse në kushtet e partisë shtet, zgjedhje nuk ka, ka farsë elektorale.

Dhe ne ishim para zgjedhjeve.

Pas 35 viteve, vëzhguesit më seriozë ndërkombëtarë, shkruajnë në unison në raportet e tyre se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.

Dhe kjo është vepra e zezë e Edi Ramës.

Pra, ju qëndruat.

Qëndruat, ndonëse u ndërmorën për të rrëmbyer votën, 4300 aktivitete vetëm e vetëm për të ndikuar tek ju në votë. Të paligjshme. Në një periudhë që ligji nuk e lejon.

U arrestuan në vitin elektoral drejtuesit e dy partive kryesore opozitare dhe i treti i vu në ndjekje penale.

U shpërndanë 100 euro për 760 mijë pensionistë në mes të fushatës zgjedhore,

U amnistuan 2.1 miliardë euro gjoba dhe kamata. 210 mijë familje prekeshin nga kjo masë, 84 mijë biznese.

Shikoni ju se ç’u bë kundër votës tuaj.

Imagjinojeni!

U dekretua mbjellja e 29 mijë hektarë kanabis.

U firmosën me mijëra fletë punësimi, legalizime, certifikata pronësie.

Të gjitha këto bënë që komuniteti ndërkombëtar të arrijë në përfundimin se këtu zgjedhjet u zhvilluan nga partia shtet.

Pra ishin farsë elektorale.

Të gjitha këto u mishëruan në një seri rezolutash ndërkombëtare.

Për të gjitha këto, demokratët e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë nisën protestat nga dhjetori i vitit të kaluar protestat më të fuqishme gjer në maj të këtij viti.

Share it :