Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë

Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë

Ilir Meta ka reaguar për kursin e euros dhe buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për përllogaritje të pasakta dhe propagandë me atë që e quan “buxheti historik”.

Në reagimin e tij, Meta thekson se qeveria i ka bërë përllogaritjet e buxhetit me një kurs prej 96 lekësh për euro, ndërsa sipas tij, monedha europiane ka zbritur aktualisht në 89 lekë

Ai kundërshton gjithashtu propagandën për buxhetin prej 10 miliardë eurosh, duke argumentuar se zhvlerësimi i euros nuk nënkupton më shumë të ardhura për qytetarët.

Sipas Metës, shumica e shqiptarëve vijojnë të përballen me paga dhe pensione të ulëta, shërbime të dobëta dhe kosto të lartë jetese.

Postimi:

Pikiata e euros dhe samiti i Arubës ende vijon

Duke e uruar lekun që po ia ul kokën euros, që ka ndryshuar prefiksin dhe ka zbritur në 89 lekë, është interesante të shohim se me çfarë kursi do të hyjmë në 1 janar 2027, kur nis zbatimi i buxhetit të ri të shtetit.

Qeveria i ka bërë “llogaritë” me 96 lekë për 1 euro, ndërkohë që sot euro është 89 lekë.

Pra, buxheti nis me një mashtrim në përllogaritje, përpara se të nisë zbatimi.

Por mashtrimi i dytë është propaganda me “buxhetin historik” prej 10 miliardë eurosh.

Pse kjo shifër është bërë frontline e propagandës, kur buxheti zbatohet në lekë dhe euro sot vlen shumë më pak se në vitin 2013, kur kursi ishte rreth 140 lekë?

Një buxhet që duket historik në euro, por që nuk sjell më shumë para për 95% të shqiptarëve, të cilët përballen me paga dhe pensione të ulëta, shërbime të dobëta dhe kosto të lartë jetese.

Kush do të mbajë përgjegjësi për këto dy mashtrime publike?

Pavarësisht anulimit të Samitit të NATO-s, pikiata e euros vazhdon, sepse Samiti i Arubës vijon punimet e veta!

Share it :