Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi
Policia ka krijuar një ‘gardh’ dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve. Efektivët kanë bërë thirrje që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, pasi nuk lejohet protesta në sheshet kryesore, sipas aktit normativ të qeverisë. Qytetarët kanë deklaruar se akti normativ i qeverisë për protestat është i paligjshëm dhe presin një […]
Policia ka krijuar një ‘gardh’ dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve.
Efektivët kanë bërë thirrje që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, pasi nuk lejohet protesta në sheshet kryesore, sipas aktit normativ të qeverisë.
Qytetarët kanë deklaruar se akti normativ i qeverisë për protestat është i paligjshëm dhe presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.
Protestuesit po ashtu kanë theksuar se nuk do të rreshtin së protestuari, deri në largimin e kryeministrit Rama.




