Berisha paralajmëron Ballën: Do marrësh çdo ndëshkim për krimet e tua

Berisha paralajmëron Ballën: Do marrësh çdo ndëshkim për krimet e tua

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi Taulant Ballën se, do të marrësh çdo ndëshkim për krimet e tua, as Suel Çela nuk do e bënte atë që bëre në stadium.

Berisha: Po qindra e qindra të sëmurë që vdesin nga mungesa e ilaçeve? Dhe që përbën krim shtetëror!

Po të paktën ju, mirë këta që janë transformuar në qenie shtetërore të narkoshtetit, po ju gratë, vajzat, po ju duhet të jeni avokate të atyre nënave, motrave, të cilat në kthetrat e sëmundjeve malinje nuk mjekohen dot.

S’bëjnë dot analizat, s’bëjnë dot procedurat e mjekimit, sepse vidhen, vidhen, dhe vetëm vidhen ilaçet.

Sepse Korba e Korrupsionit ka ikur, ku është ajo? S’është as këtu tani, s’vjen fare.

Sepse ajo, të paktën 50 milionë euro tendera për Covid-in, bashkë me Edi Ramën, i vodhën.

A dini ndonjë tjetër ju në botë si ky?

A dini ndonjë tjetër ju që në dy vite të shpenzojë me avion privat 21 milionë euro për 140 rrugë?

Presidenti numër 1 i botës, i vendit më të rëndësishëm, bën gjithsej 70 rrugë në dy vite. 140 ky!

Dhe çfarë? Prisni, prisni! Këtu e kam deklaruar dhe këtu e deklaroj prapë, se me ato rrugë janë transportuar qindra valixhe diplomatike me euro, ndoshta dhe gjëra të tjera.

Por për me euro ka dokumente. Po, po, ka dokumente, të garantoj. Të kujt i kishte ky këto? Më thoni pak.

Ju jeni pengje mor.

Ju nuk flisni dot mor.

Ju ia keni falur shpirtin mëkatit, ia keni falur shpirtin krimit. Se përndryshe ju kurrë s’pajtoheshit me të.

Po ai ju ka kapur, jeni të kapur.

Ja, ja si bën ai, shiheni. Është i kapur ai! Në qoftë se Maznikut iu gjetën vetëm në një arkë si e Ballukut 900 mijë euro, atij 7 milionë.

Rri ti se ti je nga mëkatarët më të mëdhenj.

Nuk je kryesor, jo. Ke, po je ndër më të mëdhenjtë. Unë të marr si shembull ty për të ilustruar.

Ç’është kjo heshtje turpshme e juaja? A është kriminale kjo heshtje të dashur qytetarë? Është.

Po problemi është se janë të lidhur në krim në zinxhir. Po mor po.

Si mund të heshtni ju, kur shihni vajzat e reja, nënat e reja që i merr sëmundja pa mëshirë për shkak të ilaçeve?

Po nuk ndodh kund kjo mor. Nuk ndodh kund.

Dhe dëgjoni një njeri, që ka humbur çdo sens njerëzor, thotë se aty kalonte biçikleta.

Ky ishte problemi se në korridorin e spitalit kalonte biçikleta dhe ju rrinit si mumje para atij.

Është e vërtetë kjo apo jo? E pra.

Kjo ishte sepse nuk ishte problem që aty të diagnostikojnë trombozën në karotide, s’ta heqin trombin. Tmerr!

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë të humbësh trurin, të vdesësh aty.

Në një kohë kur absolutisht nuk ka asnjë lloj pengese përveç korrupsionit, që aty ku diagnostikohet trombi në karotide në enët e trurit, aty të hiqet edhe trombi dhe të shpëtojë jeta e njeriut.

Po ka turpe më të mëdha se këto mor?

A jetoni midis njerëzve ju apo jo?

Ju më krijoni ndonjëherë përshtypjen se jeni të shkëputur edhe nga rrethet tuaja komplet. Se edhe ata kanë halle, edhe ata i dëgjojnë këto, edhe ata jua thonë ju. Po kujt ia thonë? Ju jeni transformuar. Ju jeni transformuar!

Po shkolla? Si është shkolla? Shkallë ekstreme pasigurie! Thika, gjak në shkolla! Drogë!

Dhe keni vendosur policinë të ndajë drogë aty mor. Polici juaj ndan drogë! Ndaj e keni vendosur aty.

Mësuesit nuk e mbyllin dot muajin me rroga. Mësuesit, nga figura qendrore të një shoqërie të civilizuar, janë shndërruar në njerëz të përçmuar, të skajuar, të pavlerë. Janë shndërruar në mësues që s’kanë nxënës, u ikin nxënësit, u avullon klasa. Ikin, ikin.

Dhe ju mbani mbyllur gojën aty.

A e dini që në tre breza do ta vuani ju skenën e Lalzit, kur t’u shohin jo vetëm fëmijët tuaj, por nipat tuaj dhe nipat e nipave, se çfarë mallkimi keni qenë!

Si mundet ju të qëndroni në atë mënyrë?

Si mundet ju para të gjithë këtyre gjërave të heshtni? Kur shihni vendin që po rrokulliset.

Si mundet ju kur shihni një popull të tërë në shesh, të bashkuar, socialistë, demokratë, të paparti, që kërkojnë largimin e Padrinos?

As Sueli nuk do t’u tregonte bërrylin siç u tregove ti kuqezinjve, heronj të vërtetë.

Dhe kur e bëre ti këtë?

E bëri pasi i nxorët syrin kryeheroit të tyre, Erion Vishkullit. Absolutisht do marrësh çdo ndëshkim.

Edhe për akuza që ke për vrasje, ti je i akuzuar për vrasje, e din ti.

E din ti, t’i kanë djegur dokumentet, por procesverbali është, numri yt i telefonit është.

Regjistrimi ku akuzohesh se ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës është. Po, po!

Është, është! Marrëveshja jote me Mario Çelën është këtu që i zotohesh se do të arrestosh bandën tjetër për vota.

Edhe ti zonja, princesha e burgut apo e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe unë të këshilloj ta denoncosh edhe atë, edhe qeverinë, se ti je e re dhe nuk mund të nisesh në këtë formë karrierën.

Share it :