Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD largohen nga salla
Partia Demokratike ka braktisur sallën e Kuvend, teksa kryeministri Edi Rama shkoi në Foltore për fjalën e tij.
Deputetët demokratë u ngritën të gjithë, bashkë me kryetarin Sali Berisha dhe largohen ndërsa shefi i qeverisë nisi fjalën e tij.
Kujtojmë që sot është në rend dite diskutimi për Paketën Fiskale dhe për Buxhetin e vitit 2027, të kundërshtuar nga demokratët.




