Berisha: Ne qëndrojmë për lista plotësisht të hapura për një zonë të vetme kombëtare në proporcional të plotë
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike është për lista të hapura për një zonë të vetme kombëtare në proporcional të plotë. Deklaratat kreu demokrat i bëri gjatë takimit me deputete e partisë së tij.
Berisha: Berisha: Ne qëndrojmë për lista plotësisht të hapura për një zonë të vetme kombëtare në proporcional të plotë, pragun do ta vendosim së bashku.
Nuk do harxhoj asnjë minutë në analizën nga viti 2008 gjer sot sepse ajo bëhet në mënyra të ndryshme dhe unë i njoh secilit të drejtën të ketë interpretimin e vet, por e vërteta është që ato ndryshime, ato e lejuan rotacionin, ndryshimet e tjera e bllokuan, por tani le të kthehemi ku jemi ne.
Së pari, ne qëndrojmë për lista plotësisht të hapura për një zonë të vetme kombëtare në proporcional të plotë.
Po, një proporcional të plotë, me një prag të ujdisur, konsensual.
Para shumë muajsh, një nga partitë opozitare propozoi këtë listën e hapur dhe pragun 4%. Më vonë lexova se kanë një pendesë ca të tjerë, nuk janë dakord. Dakord, hajde të mblidhemi sa e doni pragun, për këto parti që janë, për ato që do themelohen, për të gjitha.
Edhe një herë, ne vendosim bashkimin e faktorëve dhe forcave politike opozitare si yllin polar të kësaj reforme.




