Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese
Kryetrai i PD, Sali Berisha tha gjatë takimit me deputetë e PD se ‘çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën elektorale’.
Berisha tha se, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD do ishte, është dhe do jetë fituese.
Berisha: Reforma zgjedhore është një reformë në të cilën PD, siç thashë, është e vendosur të adresojë të gjitha shqetësimet serioze me të cilat faktohet se zgjedhjet në Shqipëri ishin farsë elektorale.
Se ato u zhvilluan në kushtet e narkoshtetit.
E përsëris këtë për të gjithë ata që e kanë gjuhën të lidhur me xhepin dhe dalin nëpër studio dhe përsërisin në emër të Edi Ramës se PD nuk i fitoi zgjedhjet.
Pra mashtrojnë qytetarët përkundrejt favoreve dhe pagesave që u bën narkoqeveria se zgjedhjet nuk ishin farsë.
Sipas tyre, të cilët dhe njëherë gjuhën e kanë të lidhur me xhepin, raportet ndërkombëtare janë false.
Edi Rama nuk zhvilloi 4530 aktivitete për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në vullnetin e qytetarëve.
Sipas tyre, avokatëve mjeranë të farsës elektorale të Edi Ramës, por njëherazi armiq të shpifur të votës së lirë të shqiptarëve, sipas tyre janë trillime konstatimet e vëzhguesve ndërkombëtarë se në një seri qytetesh të vendit, kartelet e drogës dhe organizatat kriminale diktuan rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas avokatëve të shpifur të farsës elektorale të Edi Ramës, dhurata 100 euro për pensionistët në mes të fushatës, nuk është një problem që prek barazinë në zgjedhje.
Përdorimi i kundërligjshëm i armatës së patronazhistëve, sipas tyre nuk ka ndikim.
Edi Rama i fiton, nuk është farsë pra, është proces zgjedhor.
Këta tellallë të farsës elektorale rreken të mashtrojnë shqiptarët se falja e 2 miliard e 100 milionë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve, janë në përputhje me zgjedhjet dhe jo farsën elektorale.
Licencimi i 29 mijë hektarë kanabis për votë është për zgjedhje dhe jo për farsë elektorale.
Pra, këta çirakë të paguar të qeverisë apo të shpërblyer në mënyra të ndryshme, zhvillojnë një betejë kundër votës së lirë të shqiptarëe, që përbën thelbin e lirisë, e shtetit ligjor dhe me radhë.
Madje, zëdhënës të mafies së egër dalin nëpër studio dhe sulmojnë në emër të mafiozëve, të cilët e dinë se me ardhjen e PD në pushtet i pret ligji dhe vetëm ligji.
Janë komod me Edi Ramën se ai i merr peng për krimet që kanë kryer.
Me Edi Ramën çdo mafioz ndjehet komod sepse dorëzohet tek ai dhe zbaton porositë e tij. Me ne e kanë problem, ka ligj dhe vetëm ligj, do ketë ligj dhe vetëm ligj.
Ndaj dhe përpiqen të mbrojnë farsën në një kohë kur në mënyrë absolute në zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD dhe opozita do të ishte, është dhe do jetë fituese.
Pa asnjë lloj mëdyshje.
E provoi në mënyrën më të hapur shpërthimi gjigant i urrejtjes ndaj Edi Ramës në protestën e qershorit.
Nuk ka një kryeministër të dytë në Evropë më të urryer se ai.




