Përmbytjet/ Boçi: Thethi nën ujë, pushteti në zyra
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ragura pas përmbytjeve në zonën e Thethit.
‘Thethi nën ujë, pushteti në zyra’, shkruan ai në një postim në facebook.
Postimi
Thethi nën ujë, pushteti në zyra.
Situata e rënduar prej reshjeve në Theth, duket se nuk ka shqetësuar asnjë pushtet në Shkodër e Tiranë.
Asnjë masë, asnjë kujdes dhe për më tepër braktisje totale dhe për domosdoshmëritë më urgjente që ka Thethi.
Kjo është e patolerueshme!
Banorët kërkojnë mbështeje dhe praninë e shtetit.
Por ai vjen në Theth vetëm për ndëshkim ose për reklamë turistike.
E sot që Thethi kërkon shtet ai po merret me llogaritë e asamblesë së PS.




