Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë ish prokurori Eugen Beci.
Ai gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ka dhënë shpjegime të detajuara të veprimeve te SPAK për hetimin e çështjes së ish kryetares se SHISH, Vlora Hyseni e cila tashmë po i shtohen akuzat çdo ditë.
Flavio Qarri: Çfarë po ndodh me Vlora Hysenin a po rëndohen pozitat e saj, apo e kishim keqkuptuar këtë histori nga fillimi?
Eugen Beci: Jo nuk e kishim keqkuptuar, ne thjesht e paralajmëruam. Por siç duket prokuroria e posaçme ka dashur te lerë surprizë, ta bëjë thellimin, ashtu siç duhet të hetimit, dhe nga pikëpamja edhe teorike, edhe praktike, hetimi është rënduar së tepërmi. Them edhe teorike edhe praktike, për faktin e thjeshtë që përveçse rezultateve të veprimeve konkrete që pati Prokuroria e Posaçme në një dosje të rëndësishme ku cenohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo vetëm siguria kombëtare, por cenohet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tërë zinxhiri i luftës kundër trafikut, prokuroria e Posaçme arriti në konkluzionin se nuk kishim të bënim vetëm me nxjerrje sekreti për shkak të ngjyrave jeshile apo lejla, nuk kishim të bënim vetëm me tregtimin e sekretit që ti përfiton për shkak të detyrës, por kemi të bëjmë edhe me një korrupsion. Pasi, papritur na del që një i afërm, vëllai, mund të ketë përfituar vlera të mëdha monetare për shkak të një afere tjetër të që ka ndodhur në Shqipëri, nën kuadrin e koordinimit të veprimtarisë jashtë qeveritare. Sepse fakti që kemi të bëjmë me një person nën hetim i cili nuk ka asnjë pozitë zyrtare por ka shumë fuqi zyrtare, nënkuptojmë shumë thjeshte dhe pastër që nuk ishim me tek tregtimi i informacionit, nuk ishim më ke shpëtimi dhe fikja e radarëve po ishim diku tjetër. Në korrupsion i cili vjen për shkak te detyrës.
Dhe në këtë formë agjentja e terrenit që thoni ju, sepse kur vjen nga Kosova, shërbimet informative të Kosovës nuk i quajnë agjente terreni por agjente fushore. Agjentja fushore qe ka ardhur nga Mitrovica, nuk ka ardhur thjesht dhe vetëm për të kontrolluar territorin, për të kontrolluar terrenin por ka ardhur edhe për të përfituar nga ky kontroll që i bënte territorit. Dhe pikëpamja teorike e Prokurorisë së Posaçme na çoi në rezultatin që kemi të bëjmë më vepra shumë më të rënda se sa ato që filloi hetimi.
Flavio Qarri: Ka edhe shumë njerëz të tjerë të establishmentit të Kryeministrit që janë po kaq në mos më shumë të korruptuar, po kaq në mos më shumë abuzues me detyrën dhe me asete që i vë në dispozicion detyra. A ka Vlora Hyseni dyshime që mund të jetë e përfshirë në veprimtari kundër Ramës…
Eugen Beci: Do të doja shumë të kishte ndodhur diçka e tillë, në kuptimin e funksionimit të një shërbimi informativ. Në rast se një shërbim informativ mund të bënte, po themi ‘gabime politike’, duke kryer veprimtari të cilat kanë lidhje me rrëzimin e një qeverie, rrëzimin e një qeverie tjetër ose me luftën ndaj klaneve te mazhorancës, do të ishte gjysma e të keqes. Por ne pamë që SHISH, ka vajtur në derexhenë e bashkëpunimit më të rëndomtë në Shqipëri. Sepse të akuzosh drejtuesin e SHISH se ka lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të krimit të organizuar. Pra pyetje jote bie. Do të ishte luks për ne të kishim aq me mendim shërbimin informativ. Por këto vitet e fundit Shërbimi Informativ arriti të kuptojë që sa merren të gjithë strukturat me krimin e organizuar, merret policia, merret çdo organ ligjzbatues me krimin e organizuar, pse të mos merremi edhe ne dhe të marrim edhe ne pjesën e tortës që është ne këtë paranë e madhe të krimit të organizuar. Prandaj unë do të doja shumë që SPAK të kishte një hetim për SHISH, për zbulim, kundërzbulim, për nxjerrje sekreti për shkak të tradhtisë kombëtare apo për shkak të influencave politike. Kurse këtu ne e kemi atje nuk thuhet.




