Çollaku: Teatri Rama-Balluku-Gogu-Veliaj, mesazhe dhe kanosje mes palëve. Strasburgu ka rrëzuar vetingun
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare dhe hetimet që lidhen me Belinda Ballukun, Toni Gogun dhe Erion Veliajn.
Ai e cilësoi situatën si një teatër mes palëve, ku sipas tij po shkëmbehen mesazhe dhe kanosje, ndërsa paralajmëroi zhvillime të tjera hetimore që mund të vijnë nga jashtë Shqipërisë.
Gjatë intervistës, Çollaku u ndal fillimisht te vendimet e Gjykatës së Strasburgut për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga procesi i vettingut.
Ai tha se tashmë janë tetë raste të rikthimit në detyrë pas vendimeve të Strasburgut, duke e konsideruar këtë një tregues të dështimit të procesit të rivlerësimit në Shqipëri.
Më tej, Çollaku ngriti pikëpyetje mbi mosdërgimin në Kuvend të kërkesës së dytë për Belinda Ballukun, pavarësisht zhvillimeve të hetimit. Sipas tij, prokurorët që kanë trajtuar çështjen mund të kenë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës për shkak të mosveprimit.
Ai kritikoi gjithashtu Prokurorinë e Fierit për mungesën e një hetimi kryesisht ndaj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, duke pretenduar se institucioni kishte kompetencën territoriale për të nisur një hetim të tillë.
Në vijim, gazetari foli për atë që e cilësoi si ndikim të paligjshëm që buron nga Edi Rama, duke iu referuar marrëdhënieve dhe zhvillimeve që përfshijnë Ballukun, Gogun dhe Veliajn.
‘Duke shënuar rastin e 8-të të kthimit nga Strasburgu të prokurorëve dhe gjyqtarëve fitues, në raport me çështjet e shqyrtuara në Strasburg, ata janë shumicë.
Çfarë do të thotë? Që, si dukuri, ka fituar anti-vetingu. Është rrëzuar rivlerësimi në Shqipëri, i cili ka prodhuar këtë sistem të sotëm. Çfarë ka ardhur nga ky produkt? Çfarë ka ardhur nga ky përfitim?
Mosdërgimi i kërkesës së dytë për Belinda Ballukun në kuvend. Ndërkohë që faktet penale janë rënduar, dëshmitë po, prova po, të pandehur po, tregon që prokurorët që kanë punuar dhe e kanë këtë çështje, kanë konsumuar elementët e veprës penale mosveprim.
Kjo nuk është ndonjë çudi. Mosveprim. E njëjta gjë për Toni Gogun në Fier. Unë prisja që prokuroria e Fierit për shkak të juridiksionit dhe kompetencës territoriale, të niste kryesisht hetim për shpërdorim detyre për Toni Gogun, ministrin e drejtësisë.
Çka do të thotë që asnjëri prej këtyre prokurorëve, po marrim juridiksion të përgjithshëm dhe të posaçëm, ta niste ajo dhe t’ia çonte për kompetencë.
Të vijmë tek episodi tjetër, se shoh po ushtrohen ndikime të paligjshme që burojnë nga Rama, dhe në varësi të situatës i luan, me secilën palë, me Ballukun, me Gogun, dhe me Veliajn, teatri aktual që po zhvillohet…
Teatër dhe mesazhe, kanosje për njëri-tjetrin për arsye se ka dy zhvillime rreth këtij episodi. Dokumentari i pritshëm i Vjenës nuk është vetëm tekst, nuk është vetëm fjalë, nuk është vetëm e shkruar. Ka edhe njerëz që ne i njohim që kanë për të rrëfyer, si te pastori mediatik jo tek ky Gogu, njëkohësisht edhe për situatën penale të Veliajt. Veliaj tani po përballet me hetimet. Deri tani është marrë me garderobën.
Do njihet me zhvillime të tjera hetimore, Veliaj dhe të tjerë. Inceneratori 5D-ja sot gjykata vendosi ta rikualifikojë, pra i kërkoi prokurorisë të rikualifikojë veprën në grup të strukturuar kriminal.
Tani tek PS-ja, unë habitem sepse nuk kanë ftuar dhe prokurorinë e posaçme në Lalëz, tek kjo asambleja e PS-së. Duhet të shkonin aty se aty ka të pandehur.
Edhe këta çunat e BKH-së, se kur shoh drejtorin e përgjithshëm të policisë në delirin e mburrjes anti-trafik, dhe ai nuk merr pjesë në asnjë operacion të SPAK-ut për shkak të cenimit të besueshmërisë, dhe kur shoh makinat e policisë gjermane në Vlorë para 3-4 ditësh, makinat e zyrtarëve të policisë. Këta nuk marrin dot asnjë makinë te këta se s’u besojnë, se çfarë po ndodh me këta. Dhe i gjithë ky pellg penal, moçal, kënetë, e ke me Veliajn, e ke me Ballukun, e me shërbimi informativ.
Po themi, edhe te AKSHI, edhe te inceneratorët, edhe te SHISH-i, ne kemi episode që po zhvillohen jashtë Shqipërisë që do të vijnë këtu, në Gjermani, në Austri, në shumë vende. Dhe janë duke ardhur, po t’i bashkëngjiten këtyre zonja/zotërinjve të trenit, që ata më në fund të drejtojnë pak kurrizin dhe të shkojnë në gjykatë të kërkojnë të tjera kusure penale.’, u shpreh Basir Çollaku në SYRI TV.



