Veliaj sfidon hapur Ramën: Nuk e delegoj bashkinë e Tiranës, harroje

Veliaj sfidon hapur Ramën: Nuk e delegoj bashkinë e Tiranës, harroje

Nga qelia e burgut të Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama. Nuk ka ndërmend të delegojë bashkinë e Tiranës në emër të Arbër Hajdarit.

“Nuk e delegoj BT” shkruan Veliaj në fletët e ditarit që Vetë ka publikuar në profilin e tij, duke i kujtuar Ramës në anglisht se ‘herën e parë u mashtrua nga ky i fundit, por nuk pranon të mashtrohet më nga ai.

Në fletët e ditarit zbardh dhe pjesë nga biseda me Toni Gogun, aktualisht ministër i Drejtësisë i cili në këtë rast kishte qenë lajmësi i Ramës.

Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?

– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?

– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete

Veliaj pranon se transferimi i tij nga burgu i Durrësit në Fier ka lidhje me 2 postime dhe me akuzat e kryeministrit Rama se ka organizuar protestat e Flamingove dhe i çon mesazh Ramës.

– Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.

– Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.

– Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.

Share it :