Policia arreston dy protestues para Kryeministrisë dhe spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

Policia arreston dy protestues para Kryeministrisë dhe spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

Tensione janë regjistruar para Kryeministrisë, ku Policia ka arrestuar protestuesit Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, pasi po merrnin pjesë në tubim.

Sipas informacioneve, dy aktivistet po përballeshin me masa administrative dhe gjoba për pjesëmarrjen në protestë, por ndërhyrja e Policisë për shoqërimin e tyre ka sjellë reagimin e protestuesve të tjerë.

Qytetarët kanë dalë përpara furgonit të Policisë, duke tentuar të pengojnë largimin e dy të arrestuarve. Në përgjigje, efektivët kanë përdorur spraj piperi në distancë shumë të afërt, duke e hedhur në fytyrat e qytetarëve.

Spraj piperi është përdorur edhe në drejtim të gazetarëve dhe operatorëve që po ndiqnin dhe dokumentonin ngjarjen nga afër.

Policia e Shtetit ka vijuar presionin ndaj protestuesve, duke i ndëshkuar me masa administrative edhe gjatë protestës së sotme, më 4 nëntor.

Vetëm pak minuta pasi studentët e zhvendosën protestën para Kryeministrisë dhe policia u bëri thirrje për lirimin e rrugës, efektivët kanë vijuar sjelljen agresive ndaj të rinjve.

Siç duket në videon e publikuar nga syritv, efektivët e policisë kanë gjobitur protestuesit, të cilët po protestonin në mënyrë paqësore në bulevard, para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit.

Share it :