Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka folur sërish sot mbrëmjen e sotme për përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës me kryeministrin Edi Rama. Ndreca tha se po vlerësojnë edhe mundësinë e një kallëzimi ndaj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
‘Jemi duke e vlerësuar. Nuk kemi dalë ende në konkluzion’, tha Ndreca gjatë një interviste në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Canit.
Sipas avokatit të Veliajt, Gogu ka shkelur ligjin me vajtjen në burg për të takuar një të pandehur dhe të qëndrojë një orë e gjysmë me të në zyrën e drejtorit të burgut.
pyetur nëse ka mundësi që biseda Veliaj-Gogu të jetë e regjistruar, Ndreca tha: ‘Nuk e kam idenë. Do të ishte shumë mirë të ishte e regjistruar. E vetmja mundësi që të jetë e regjistruar biseda, është që ta ketë regjistruar administrata e burgut apo zoti Gogu.
Unë nuk e kam ende atë provë, ai mbase’, deklaroi Ndreca duke përjashtuar regjistrimin nga Erion Veliaj.
Në vijim të intervistës, avokati i Veliajt tha se nuk ndien frikë nga kërcënimet apo presionet që i ka bërë Edi Rama.
‘Nuk kam asnjë frikë sepse jam shumë i qartë për çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Nuk ndiej frike. Bisedat janë pjesë e një komunikimi që nuk është normal për Kryeministrin e një vendi’, tha Ndreca.
Më tej ai tregoi se prej dy muajsh Erion Veliaj lëviz me patericë në burg pasi dëmtoi këmbën duke luajtur futboll teksa ishte ende në paraburgimin e Durrësit




