Ndërron jetë ne moshen 60 vjecare avokati i njohur, pasi i mbijetoi kancerit

Ndërron jetë ne moshen 60 vjecare avokati i njohur, pasi i mbijetoi kancerit

Ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare në spitalin e traumës avokati Saimir Vishaj.

Avokati i njohur ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte rrëzuar aksidentalisht nga shkallët në pallatin ku jetonte.

Avokati prej disa ditësh ndodhej në intubim, pas incidentit ku kishte pësuar dëmtime të rënda.
Më herët ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë pas ndërhyrjeve në itali. Vishaj është babai i dy djemve.

Saimir Vishaj ka qenë një nga avokatët penalistë më të njohur në Shqipëri, ish-kreu i Dhomës së Avokaktëve Penalistë, pedagog dhe figurë publike.

Share it :