Qytetari akuzon Soros për kapje të protestës

Qytetari akuzon Soros për kapje të protestës

Një ndër qëndrestarët e protestave kundër Edi Ramës, Erald Noj, ka hedhur akuza të rënda nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për kapjen e protestës nga njerëz të infiltruar të organizatave të miliarderit të ekstremit të majtë, Geroge Soros.

Gjatë një interviste me gazetarin e News24, Osman Stafa, protestuesi ka hedhur edhe akuza në drejtim të mediave për promovim të njerëzve të lidhur me fondacionin Soros, ku ndër të tjera ka thënë edhe se media ka fshirë videot e tij nga kanalet e YouTube dhe rrjetet sociale.

Gjatë kohës që protestuesi përmendi Sorosin dhe fshirjen e videove të tij, pas disa ndërhyrjeve të gazetarit, media News24 i ka ndërprerë edhe transmetimin me ndërhyrjen e moderatorëve nga studio qëndrore.

Fjala e protestuesit Erald Noj:

‘I bëjmë thirrje krej shqiptarëve që ta dinë, kemi Soros që po na shkatërron protestën që ditën e parë të protestës. Nuk kemi asnjë armik tjetër përveç Soros. Soros lejon Ramën me vjedh, Soros ka lejuar çdo gjë të bëhet në Shqipëri, edhe protestën ta marrin vesh të gjithë shqiptarët e menaxhon Sorosi, sa t’ju thuash poshtë Sorosi tërbohen iu zverdhet lëkura, pse… ‘, po shprehej qytetari, ndërkohë që gazetari i Neës24, Osman Stafa po e akuzonte për ngarkesë emocionale, duke tentuar të ndryshonte narrativën e protestuesit.

Por edhe pse gazetari i News24 bëri maksimumin, qytetari vijoi t’i tregojë se kjo nuk ishte një ngarkesë emocionale, pasi ata që po akuzon janë me emra.

‘E di unë, jo jo nuk është emocionale, i kemi me emra. Shqiptarët të na presin pak, do i lejojmë të shkojnë nëpër studio ku promovohen krej sorosianët, dhe pasi të jenë ngritur në fluturim kena me i ul për t’ja thy qafën. Osman të kam ndjekur për punën që ke bërë te Spitali Onkologjik, pisllku që është duke u bërë në këtë protestë nuk është bërë kurrë në Shqipëri. Unë jam një individ dhe kam ca njerëz që më ndjekin. Nuk kena për ti’ lënë për të shijuar asnjë kontribut sorosianët as ministra as deputetë. Vazhdojnë lojën… e keni të kotë për atë Zot. Ka djem nënash që janë çuar me zemër këtu, nuk jena çuar për të tallë menderen ju me popullin’, vijoi protestuesi.

Gjithashtu në momentin kur qytetari protestues e akuzoi News24 se i ka fshirë videot e intervistave të mëparshme ku ka akuzuar Soros, nga studio e televizionit u ndërpre intervista nga bulevardi ku po zhvillohej protesta e 20-të kundër Edi Ramës.

Ndiqeni intervistën e plotë:

Qytetari: Është armiku i vetëm që e vret Ramën dhe qeverinë e vetë. I bëjmë thirrje krej shqiptarëve që ta dinë, kemi Soros që po na shkatërron protestën që ditën e parë të protestës. Nuk kemi asnjë armik tjetër përveç Soros. Soros lejon Ramën me vjedh, Soros ka lejuar çdo gjë të bëhet në Shqipëri, edhe protestën ta marrin vesh të gjithë shqiptarët e menaxhon Sorosi, sa t’ju thuash poshtë Sorosi tërbohen iu zverdhet lëkura, pse…

Ndërhyn gazetari Osman Stafa që e akuzon për ngarkesë emocionale…

Qytetari: E di unë, jo jo nuk është emocionale, i kemi me emra. Shqiptarët të na presin pak, do i lejojmë të shkojnë nëpër studio ku promovohen krej sorosianët, dhe pasi të jenë ngritur në fluturim kena me i ul për t’ja thy qafën. Osman të kam ndjekur për punën që ke bërë te Spitali Onkologjik, pisllku që është duke u bërë në këtë protestë nuk është bërë kurrë në Shqipëri. Unë jam një individ dhe kam ca njerëz që më ndjekin. Nuk kena për ti’ lënë për të shijuar asnjë kontribut sorosianët as ministra as deputetë. Vazhdojnë lojën… e keni të kotë për atë Zot. Ka djem nënash që janë çuar me zemër këtu, nuk jena çuar për të tallë menderen ju me popullin.

Tenton prap gazetari Osman Stafa për ta ndaluar…

Qytetari: Dhe News24 të mos më fshijë më videot. Se i keni fshirë. I keni aty publik. Unë jam i ikur jashtë Shqipërie kam emër mbiemër dhe Sorosi është këtu. Po më bën me dyshu ti tani, Sorosi hape google…

I pritet fjala nga studio dhe vazhdon me një tjetër qytetar.

Share it :