Berisha: Të gjithë me studentët, të gjithë në mbështetje të tyre

Berisha: Të gjithë me studentët, të gjithë në mbështetje të tyre

Kreu demokrat ne fund te bashkëbisedimit të tij me qytetarët ka bërë thirrje që të gjithë të jenë me studentët. ‘Të gjithë në mbështetje të tyre’, tha kreu demokrat

Berisha: Duke përfunduar, ju falënderoj shumë për pyetjet dhe komentet që bëtë.

Dhe ju ftoj të bëjmë çdo përpjekje në mbështetje të revoltës studentore.

Çdo student dhe studente, çdo qytetar në atë protestë, po bën një betejë për secilin prej nesh.

Po bën një betejë për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Po bën një betejë që këta të rinj, më guximtarët që ka regjistruar ndonjëherë ndonjë vend, që bëjnë krenar me guximin e tyre çdo shqiptar, të ndërtojnë në Shqipëri ëndrrën e tyre më të bukur.

Dhe të mos e marrin atë mbas krahut në strajca nëpër rrugët e botës.

Të gjithë me studentët, të gjithë në mbështetje të tyre.

Share it :