Lubi Balluku si Escobari”, Balliu: Ish-zv kryeministrja po fsheh paratë nëpër arka, kuti dhe i gropos. Po SPAK pse nuk i gjeti gjatë kontrolleve?

“Lubi Balluku si Escobari”, Balliu: Ish-zv kryeministrja po fsheh paratë nëpër arka, kuti dhe i gropos. Po SPAK pse nuk i gjeti gjatë kontrolleve?

Deputeti i PD-së Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar faktin se SPAK ka gjetur një fotografi në celularin e bashkëshortit të një sanitareje të Belinda Ballukut, ku shihet një tufë me para në në një vilë në jug të vendit.

Balliu shprehet se Balluku, si dhe qeveritarët e Partisë Socialiste kanë grabitur aq shumë para, sa ato kanë nisur t’i fshehin nëpër zyra, nëpër vila, madje dhe t’i groposin.

Më tej, pyet se përse SPAK nuk gjeti paratë në arkë gjatë kohës që ka kryer kontrolle në vilën e Ballukut në Dhërmi.

Share it :