Ligji për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Berisha: Rama bën ligje për të mbrojtur veten dhe ‘derrat’ e tij

Ligji për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Berisha: Rama bën ligje për të mbrojtur veten dhe ‘derrat’ e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas votimit të ligjit për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij.

Në një status publik, Berisha e ka cilësuar situatën si të pashembullt në histori dhe si shenjë të një “regjimi absolutar”, duke theksuar se ligji synon të krijojë mbrojtje të veçantë për zyrtarët e pushtetit.
“Edi Rama votoi ligjin për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës kur ai vjedh! Në fakt, ligjin e ka për veten e tij!”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

E pashembullt në histori!
Regjim absolutar!

Miq, sot Edi Rama votoi ligjin për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës kur ai vjedh! Në fakt, ligjin e ka për veten e tij!

Në ‘Fermën e Kafshëve’ të Orwell-it, të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë se të tjerët! Është më e ndershme që Edi Rama të legalizojë vjedhjen, sesa të bëjë ligje të veçanta për mbrojtjen e vet dhe të “derrave” të tij!

Share it :