Berisha: Dënoj terrorin që po ushtrohet ndaj protestuesve, dhuna nuk e shpëton dot Vuçiçin shqiptar

Berisha: Dënoj terrorin që po ushtrohet ndaj protestuesve, dhuna nuk e shpëton dot Vuçiçin shqiptar

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët dënoi terrorin që po ushtrohet ndaj protestuesve. Berisha tha se, dhuna nuk do mund ta shpëtojë dot Vuçiçin shqiptar.
Berisha: Së fundi, dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet në shkelje të gjitha ligjeve po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore.

Pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, duke shkelur kode dhe Kushtetutë, marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar.

Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut.

Duhet të zgjedhë vetë.

Protestat nuk ndalen.

Share it :